Itali, përplasje ballore mes dy trenave; 11 të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Itali, përplasje ballore mes dy trenave; 11 të vdekur

1468322055treni.jpg


Një përplasje ballore mes dy trenave që po udhëtonin në drejtime të kundërta por në të njëjtin binar është verifikuar në Pulia të Italisë.

Mediat lokale flasin për 11 persona të vdekur dhe 18 të plagosur, ndërkohë që skuadrat e zjarrfikësve po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar dhe dyshohet që mund të ketë të tjera viktima.

“Besoj se ka shumë të vdekur”, ka deklaruar komandanti i seksionit të Rojave Ubrane të lokalitetit të Andrias, Riccardo Zingaro.

“Ka qenë një përplasje ballore në një binar të vetëm, disa vagonë janë shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat e bllokuar. Druhem se ka ende të vdekur, por ka edhe shumë të plagosur”, ka thënë zyrtari.

Incidenti ka ndodhur në një fshat mes lokaliteteve Ruvo dhe Korato. Nga rrënojat ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një fëmijë fare të mitur, që për fat të mirë ka qenë ende në jetë dhe është transportuar me helikopter në spital.

Secili nga trenat përbëhej nga katër vagonë. Në aksident janë përfshirë dy vagonët e parë të secilit prej mjeteve hekurudhore.

/ Top Channel

1468322177_TRENI1.jpg


1468322198_treni2.jpg


1468322206_treni3.jpg

1468322215_treni4.jpg


1468322224_treni5.jpg


1468322237_treni7.jpg
 
Titulli: Itali, përplasje ballore mes dy trenave; 11 të vdekur

Numri te vdekurve deri tani ka arritur ne 20..
 
Titulli: Itali, përplasje ballore mes dy trenave; 11 të vdekur

e frikshme......sdi sa frike kam vdekjet nga aksidentet....
 
Back
Top