Itali, arrestohen 10 shqiptarë, grabitën vila

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Dhjetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në veri të Italisë pasi bënin pjesë në një bandë kriminale që grabiste vilat në provincën e Savonas, Cuneos, La Specias, Imperias, Piacenzas, Pavias, Varezes dhe Breshias.

Operacioni i quajtur “Shpirti i zi”, i zhvilluar natën e mbrëmshme ka vendosur në pranga edhe një shtetas polak.

Sipas dëshmive, kjo bandë kishte arritur të realizonte plot 61 grabitje nga muaji maj i këtij viti dhe deri në shtator. Grabitjet bëheshin gjatë orëve të natës ndërsa në të shumtën e rasteve banorët e vilave ndodheshin në gjumë.

Grabitësit hynin në banesa nëpërmjet dritareve, grabisnin paratë, telefonat celularë dhe bizhuteritë e çmueshme. Në disa raste edhe kanë grabitur autoveturat e padronëve të shtëpive duke përdorur çelësat që kanë gjetur në apartamente.

Automjetet, që ishin gjithmonë të shtrenjta, përdoreshin më pas në grabitje të tjera. Karabinierët arritën të gjenin mallra të një shume prej rreth 500.000 euro.
/News24/
 
a po te ndin veshi mire...
skom qka me thon bota po qeshet me ne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top