ISIS shfaq betimin e Ushtarit të Kalifatit para pengmarrjes në supermarket

LoSsT

VIP
V.I.P
ISIS ka publikuar një video të terroristit Ahmed Coulibaly, ku, para pengmarrjes dhe vrasjeve që kreu në Paris, betohet për besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Në të, Coulibali merr përsipër sulmin që i kushtoi jetën një policeje të enjten në Montrouge dhe 4 të tjerëve në supermarket duke deklaruar se i përket organizatës terroriste Shteti Islamik. Në video ai tregon se është i sinkronizuar me vëllezërit Kouachi dhe se kishin vendosur të dilnin nga rrethimi i policisë në të njëjtën kohë. Ai shpjegon edhe arsyet e aktit të tij: Ju keni sulmuar Kalifatin, ju keni sulmuar Shtetin Islamik, ndaj ne po ju sulmojmë shprehet ai. Videoja është duke u analizuar nga specialistët e policisë franceze, të cilët vënë re se videoja është montuar në mënyrë gati profesionale. Hetuesit dyshojnë se ajo mund të jetë montuar në Siri nga Hayat Boumeddienne, e dashura e Amedi Coulibali.
Amedi Coulibaly u vra të premten nga forcat speciale franceze.

BalkanWeb
 
Back
Top