ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

Rashid.jpg


“Ke thënë se sulmet tuaja kundër nesh do të intensifikohen. Nga ana jonë, operacionet tona kundër jush do të jenë më të rënda”.

ثshtë kjo sipas Rita Katz, drejtoreshë e “Site”, kërcënimi i nisur për Fransua Hollande nga Rachid Kassim, 29 vjeç, i cili nga Siria ka drejtuar xhihadistët që kanë goditur Francën në muajt e fundit.

Ish-animator, reper (këndonte mes të tjerash “unë jam një terrorist”), Rachid Kassim, babai i tre fëmijëve, është në shënjestër të shërbimeve franceze, të cilat e kanë individualizuar si porositësin dhe motivuesin të pjesës më të madhe të atentateve të fundit, nga Nisja te prifti i Rouenit, nga vrasja e një çifti policësh në Magnaville në qershor deri në kapjen e komandos së grave që la bombolat e gazit në makinën e parkuar në Notre Dam.

Kassim është në kërkim pasi është nisur në vitin 2012 për Siri. Nga 2015-ta, përmes rrjeteve sociale, drejton xhihadistët në Francë për t’u hedhur në aksion, u jep instruksione dhe vendos kontakte me celulat terroriste. Dhe bën para së gjithash me Telegram, shërbimin e kodifikuar të postës në internet të parapëlqyer nga terroristët, sepse është më i sigurt.
g.shqip
 
Titulli: ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

Po pse Francen?
Ok qe ka sh libanez afrikan pakistanez etj etj etj dhe keshtuqe kane me sh rruge
por pse Francen?
 
Titulli: ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

Hahah e gjeta mbase duan kullen per skrap haha
 
Titulli: ISIS, Rachid Kassim kërcënon Francën: Do t’iu godasim më rëndë

O Kassim rri urte, fute thiken ne xhep.
 
Back
Top