ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

Masakrat e ISIS nuk ndalen. Të paktën 13 të mitur janë ekzekutuar në publik në qytetin verior të Mosulit, në Irak, vetëm sepse kishin parë ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Jordanisë, në kuadër të Kupës së Azisë.

Vrasjet kanë ndodhur më 12 janar, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani. Adoleshentët janë kapur nga xhihadistët në Mosulin e kontrolluar prej Shtetit Islamik dhe janë ekzketuar me armë zjarri.

Të shohësh ndeshjet e futbollit dhe të brohorasësh për ekipin përbën, sipas militantëve, shkelje të ligjit të sheriatit. Gazetat britanike thonë se të miturit janë vënë në rreth dhe janë qëlluar të gjithë bashkë.

Trupat e tyre të pajetë kanë mbetur në tokë për një kohë të gjatë sepse familjarët nuk afroheshin t’i merrnin nga frika e një reagimi të militantëve.

ISIS ndërkohë ka publikuar një tjetër video pengjesh, e cila tregon se në duart e tyre këtë herë janë dy shtetas japonezë. Në këmbim të jetës së tyre kërkohen 200 milionë dollarë brenda 72 orësh.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri japonez Shinzo Abe premtoi të njëjtën shumë parash si mbështetje jo ushtarake për vendet që luftojnë Shtetin Islamik.

Edhe në videon e fundit, personi me të zeza që kërcënon të ekzekutojë pengjet është luftëtari me theksin e fortë britanik, i njohur tashmë si “xhihadisti Xhon”, i cili u shfaq edhe në videot e prerjes së kokës së David Haines, Alan Henning, James Foley dhe Steven Sotloff.

Pengjet japoneze janë Kenji Goto Jogo, një gazetar që shkoi në Siri vitin e kaluar për të raportuar mbi luftën civile dhe Haruna Yukawa, punonjës i një kompanie ushtarake private që mendohet të jetë rrëmbyer po në Siri, diku nga muaji gusht.

(c)Top Channel
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

E lexova edhe une kete lajm dhe ajo qe me beri pershtypje ishte se komandanti i grupit ekzekutues ishte me nenshtetesi gjermane.Nder te vraret ishin edhe 4 vellezer :(
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri japonez Shinzo Abe premtoi të njëjtën shumë parash si mbështetje jo ushtarake për vendet që luftojnë Shtetin Islamik.

Sa interesant. Ushtaret e Hamasit futeshin nen dhe, kapnin ushtarin izraelit dhe zhdukeshin prap, ngaqe bombardoheshin menjehere, zbulohej vendi i tyre, nuk shihje turme te tyre bashke. Ndersa ISIS, me qindra vetura ushtarake parakalojne pa u ngacmuar nga askush, dhe pa u sulmuar fare.

Gjynah per viktimat, Zoti i meshirofte !
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

Edhe nje krim qe mundeshte te shmanget...por jam shume e irrituar...si nje grup njerezish,kaq pa moral,pa ndjenja, pa fe, munden te vrasin, te kryejn krime si te duan... si furnizohen me arme ato...Allahu i shkaterroft....ne kete dynja,se ne tjetren jam e sigurt se skan vend....
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

:( :( ..zot..po ku qenka zoti ?! kuu eshte dreqi e mori?!
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

Ne e falenderojme pak Zotin qe sjetojme ne nje vend te tille :)
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

:( :( ..zot..po ku qenka zoti ?! kuu eshte dreqi e mori?!

Po ti ndalte Zoti tgjitha krimet qe behen, njeriu do t'ishte robot, e jo njeri. (nuk do te ekzistonte liria e kryerjes se veprave, alternativa e zgjedhjes)
 
Titulli: ISIS masakron 13 të mitur, panë një ndeshje futbolli

:( :( ..zot..po ku qenka zoti ?! kuu eshte dreqi e mori?!

Edhe une po e kerkoj mjaft, ne 6000 vjet histori po me del perpara vetem ky i dyti i maskeruar si zot. Dhe adhurohet..!
 
Back
Top