ISIS do të krijojë “Balkanistanin”

Monique

With or Without u
isis1-300x216.jpg
Ballkani është objektiv i rëndësishëm i militantëve islamikë të ISIS.

Kjo pohohet nga disa ekspertë, duke u bazuar në shumë elementë.

Sipas disa prej këtyre ekspertëve, xhihadistët islamikë kërkojnë që të krijojnë një kalifat të vërtetë në Ballkan, me emrin “Balkanistan”.

Milan Mijalkovski, ekspert i antiterrorizmit dhe profesor në Fakultetin e Beogradit, është një nga ata që i trembet kërcënimit të radikalëve islamikë në Ballkan.

Siç dihet, janë të shumtë kosovarët, shqiptarë, boshnjakët, serbët, bullgarët dhe qytetarë të rajoneve të tjera, që kanë shkuar të luftojnë për Shtetin Islamik dhe mbështesin kauzën e terroristëve.

“Ata kanë një synim të qartë, që të shtrijnë ndikimin e tyre në gjithë Ballkanin, përfshirë edhe Kroacinë”, thotë Mijalkovski.

Ai thotë se për të luftuar këtë fneomen, është që të parandlohet shkuarja e ballkanasve në Siri dhe Iran.

Sipas Mijalkovskit, personat që shkojnë për të luftuar për xhihad, janë një kërcënim i vërtetë për Ballkanin.

Kjo, pasi pas kthimit, ata mund të kryejnë akte terroriste në vendet e tyre.

Sipas tij, islami radikal ka mundësi të shtrihet me lehtësi të madhe, gjë që edhe ka ndodhur, për shkak të varfërisë së këtyre vendeve./b.l
 
Titulli: ISIS do të krijojë “Balkanistanin”

Prandaj po ndodh eksodi i kosovareve prej ketij lajmi valle?!!
 
Titulli: ISIS do të krijojë “Balkanistanin”

Jam i sigurt qe Mosadi do e kurseje Shqiperine nga Ballkanistani, na duan dhe na respektojne per shkak te luftes se dyte boterore.Mosadi do e perhape Isis ne gjithe boten dhe vetem atehere, e theksoj vetem atehere kur mos te kete mbetur me tjeter vend do na e sjelle edhe ne Shqiperi!!!!!!!!!!!
 
Titulli: ISIS do të krijojë “Balkanistanin”

Voy urgjent pershendet bamiresin lol
 
Back
Top