Ishte mashtrim – ky djalosh nuk është sirian

Kjo foto e cila përloti mijëra njerëz pasi thuhej se djaloshit në foto i janë vrarë prindërit nga regjimi i Bashar Al-Assadit doli të jetë një mashtim.

Indipendent shkruan se fotoja u bë nga fotografi 25-vjeçar nga Arabia, Abdul Aziz Al Otaibi, për një projekt arti.

Djali në foto, është i motrës së tij. Foton ai e postoi në Facebook në gjysmën e parë të janarit, dhe thotë se ajo nuk ka të bëjë asgjë me Sirinë. “Unë jam i tronditur se si njerëzit e kanë shtrembëruar kuptimin e saj për propagandë”, tha Otaibi.

Ai tregoi se një amerikan i konvertuar në islam, kishte marr foton e tij, dhe e kishte shpërndarë në llogarinë e Twitterit @americanbadu, ku kishte shkruar se prindërit e djalit janë vrarë nga Basar al Assad. Fotoja filloi të përhapet me shpejtësi në Twitter, sidomos në mesin e xhihadistëve. Kur Otaibi iu drejtua me një kërkesë personit që e shpërndau fotografinë për ta korrigjuar përshkrimin, mori një përgjigje të pabesueshme.

(@) InfoGLOBI

Shiko fotografinë 1426730

http://infoglobi.com/wp-content/uploads/2014/01/djaloshi_varr2.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ishte mashtrim – ky djalosh nuk është sirian

E kam pare kete foto, por edhe e kam kuptuar brenda nje kohe shume tshkurter se eshte FAKE ! S'mund t'i kuptoje njerezit perse manipulojne me foto te tilla !
 
Titulli: Ishte mashtrim – ky djalosh nuk është sirian

Dhe ajo fotoja qe solli Soulmind, e nje trevjecari qe po vdiste, ishte dicka e nje kategorie te tille. Ne fakt ne lufte nuk zgjidhen mjetet. I rendesishem eshte qellimi, pa zgjedhur as femijet. :(
 
Back
Top