Ishte martuar dhjetë herë, akuzohet se e kishte bërë për para!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 8:54 / 10.03.2015

ishte-martuar-dhjet-euml-her-euml-akuzohet-se-e-kishte-b-euml-r-euml-p-euml-r-para_hd.jpg


Një grua e re iraniane akuzohet se është martuar dhjetë herë dhe është divorcuar në më pak se dy vjet për të fituar para.

Mashtrimi i gruas 20-vjeçare iraniane ka ardhur si rezultat, që sipas ligjit iranian grave u garantohet sasia e pasurisë, e kontraktuar para martesës dhe nëse nusja i kërkon mund t’i jepet edhe pas përfundimit të dasmës, transmeton TetovaSot.

Ky ligj në Iran zbatohet që nga vitit 1979, dhe nusja me dhëndrin bien dakord për pajën e cila tradicionalisht është në ari.

Gruaja e re ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa arin e ka kërkuar menjëherë pas martesës. Burrat ishin të detyruar të paguajnë gjysmën e shumës që kishin rënë dakord që të mos thyejnë ligjin, por vajza pajtohej edhe në sasi më të vogla.

Gratë e divorcuara në Iran mund të fshijnë mbiemrin e burrit të tyre, por vetëm në qoftë se mjeku provon se mbetet ende e virgjër. Vajzë e akuzuar këtë gjë e ka bërë disa herë.

“Jam e pafajshme. Të gjitha martesat e mia ishin të ligjshme dhe burrat pajtohen me mua, dhe jemi ndarë për shkak të dallimeve të caktuara”, tha vajza në gjykatë.

Gjykata e ka akuzuar atë për mashtrim dhe tentim për fitime të paligjshme.
 
Back
Top