“Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
“Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”
sulmi-turqi-770x470.jpg

Një postim në Facebook që kërkon shprehjen e solidaritetit dhe keqardhjes për sulmin kamikaze në kryeqytetin turk, Ankara ka trazuar rrjetet sociale. James Taylor, i cili jeton në Ankara, inkurajoi përdoruesit e rrjeteve sociale të imagjinojnë se sulmi ndodhi në qytetet e fshatrat ku ata jetojnë.

“Eshtë e njëjtë sikur bomba të kishte shpërthyer në Northampton, apo në New Street në Birmingham, apo në Piçadilly Circus në Londër”, shkroi ai. “ A mund ta imagjinoni sikur jeni atje? A mund të imagjinoni vendin ku ju kaloni për çdo ditë, autobuzin që përdorni, rrugët ku ecni, të përfshihen nga shpërthimi?”

Ndërkaq, në postim, personi në fjalë shkruan se përkundër asaj që shumë njerëz mendojnë, Turqia nuk është Lindja e Mesme.

“Ankaraja nuk është një zonë lufte, është një qytet normal modern shumë i populluar, ashtu si edhe çdo kryeqytet tjetër europian, dhe

Kizilay është absolutisht zemra, qendra e saj”.

Sipas tij, është e lehtë të jesh dëshmitar i sulmeve terroriste që ndodhin në Londër, Nju Jork apo Paris e të ndjesh dhimbje dhe trishtim për viktimat. “Kështu përse të mos jetë e njëjta gjë për Ankaranë?”.

Ai ngre pyetjen se ndoshta kjo vjen për shkak se qytetarët europianë nuk e kuptojnë se Ankaraja nuk është e ndryshme nga asnjë prej këtyre qyteteve.

Së fundmi, Turqia është tronditur nga sulme të njëpasnjëshme terroriste, ku tetorin e kaluar 103 njerëz humbën jetën dhe 250 u plagosën në sulmin më vdekjeprurës në historinë turke.

Në fund, Taylor e mbyll me një pyetje që shpreh dëshirën e tij për të reaguar njësoj për qytetarët e vrarë nga terrorizmi si në Francë ashtu edhe në Turqi. “Ju ishit Charlie, ishit Parisi. Do të jeni Ankaraja?”.

islampress
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Bile ke edhe Shqiptare qe ne rrjetet sociale jan shprehur pak e kan,sikur ato nuk jan njerz si ato te frances :(
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Ka arsyet e veta dhe kjo !!!
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Tregoni fytyrën T U A J !!!!!!!!!!!!!

Mbas teje Riki kena respekt!

Sa per temen e publikova artikullin anglisht ne fb tim para disa ditesh. Jam plotesisht dakort sdo i hiqja asnje presje.
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Megjithëse fajtorët qëndrojnë nën hije, të pafajshmit meritojnë respekt,
kudo qofshin!
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Keqardhje per viktimat e ketij akti makaber ndaj te pafajshmeve.

Nuk e di nese do ta tregonin "fytyren" sensibilizuese, nese kjo fatkeqesi do te ndodhte ne Izrael.

hajduti
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Ky gazetari qenka vertete njeri me ndjenja dhe hallall i kjofte per postimin dhe verejtjen. nese dje ishim Charli, ishim Parisi pse sot te mos jemi Ankara, pse? Valle a nuk jane edhe viktimat ne Ankara pre e te njejtit armik-terrorrizmit global?!?!
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Mund te me tregosh nje arsye?

poo , nje edhe ta tregoj , por mos me pyt me shume te lutem se nuk jam njohs i mire i civilizimeve .

Mbaj mend kur ndodhi sulmi ne Paris , pak kohe me mrapa Franca luajti nje ndeshje miqsore futbolli ne Angli
dhe anglezet ben nje homazh te shkelqyer viktimave te sulmit te Parisit , mesazh i cili preku pothuajse gjithe boten ,
ndersa ne te njejten kohe Turqia zhivlloi nje ndeshje futbolli po ashtu miqsore , nuk mbaj mend se me ç'shtet , por me kujtohet
shume mire , madje me pati bere shume pershtypje ( per keq kuptohet ) , qe turqit jo vetem qe nuk ben homazh viktimave te Parisit ,
por kenduan ne kor (si kunderpergjigje kjo ) hallahu hakmerr , kenge te cilen e kenuan dhe autoret e sulmit te Parisit ,
pra ne nje fare menyre ata u solidarizuan me terroristet .
Ndoshta ketu duhet te kerkohet pse -ja .
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Sa per sqarim , personalisht solidarizohem me viktimat e sulmit ne Ankara dhe denoj çdo forme terrorizmi dhe lufte ,
me perjashtim te luftrave çlirimtare !
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Je suis Ankara sikur nuk shkon sh.

Nick, kush tha se duhet Je suis... Ata kane gjuhen e vet... nese dikush e njeh turqishten mundet te na e perkthej...
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Ben ankara duyuyorum
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

poo , nje edhe ta tregoj , por mos me pyt me shume te lutem se nuk jam njohs i mire i civilizimeve .

Mbaj mend kur ndodhi sulmi ne Paris , pak kohe me mrapa Franca luajti nje ndeshje miqsore futbolli ne Angli
dhe anglezet ben nje homazh te shkelqyer viktimave te sulmit te Parisit , mesazh i cili preku pothuajse gjithe boten ,
ndersa ne te njejten kohe Turqia zhivlloi nje ndeshje futbolli po ashtu miqsore , nuk mbaj mend se me ç'shtet , por me kujtohet
shume mire , madje me pati bere shume pershtypje ( per keq kuptohet ) , qe turqit jo vetem qe nuk ben homazh viktimave te Parisit ,
por kenduan ne kor (si kunderpergjigje kjo ) hallahu hakmerr , kenge te cilen e kenuan dhe autoret e sulmit te Parisit ,
pra ne nje fare menyre ata u solidarizuan me terroristet .
Ndoshta ketu duhet te kerkohet pse -ja .

Jo hartin ...fishkellimat dhe mos mbajtja nje minute heshtje nga turqia ne ate ndeshje ishte pikerisht sepse jo me larg se pak kohe ndodhi shperthimi kamikaz ne kufirin e turqise me sirine . Ne ate si edhe tani lajmet dhane shume pak. Asnje sensibilizim ne mase apo ku di une!
Ishte fershellime kundra atyre qe drejtojne kete bote te shtrember e jo kundra viktimave!
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Jo hartin ...fishkellimat dhe mos mbajtja nje minute heshtje nga turqia ne ate ndeshje ishte pikerisht sepse jo me larg se pak kohe ndodhi shperthimi kamikaz ne kufirin e turqise me sirine . Ne ate si edhe tani lajmet dhane shume pak. Asnje sensibilizim ne mase apo ku di une!
Ishte fershellime kundra atyre qe drejtojne kete bote te shtrember e jo kundra viktimave!

Hajt ma edhe ti mos ja prish qejfin hartinit.
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Jo hartin ...fishkellimat dhe mos mbajtja nje minute heshtje nga turqia ne ate ndeshje ishte pikerisht sepse jo me larg se pak kohe ndodhi shperthimi kamikaz ne kufirin e turqise me sirine . Ne ate si edhe tani lajmet dhane shume pak. Asnje sensibilizim ne mase apo ku di une!
Ishte fershellime kundra atyre qe drejtojne kete bote te shtrember e jo kundra viktimave!

Pak a shume e njejta gje eshte , pasi dhe xhihadistet kundra atyre qe drejtojne "kete bote te shtrember " jan ne thelb ,
por nuk mund ti bejn gje kalit dhe i bien samarit .
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

“Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”, Së pari, nuk mund te ketë një proteste globale ” Unë jam Ankara”, sepse Turqia/ Ankara-ja, nuk njeh të njëjtin popullaritet '' pozitiv'' në botë, siç është Franca apo Anglia. Më pas Cështja e Kurdëve ka ndikuar negativisht për opininion mbi Turqinë, fare mirë shumica mund të mendojë: '' Turqia duhet të ndaloje me genocidin mbi Kurdët ''. Unë personalisht, pavarësisht se ndjej shume keqardhje per këtë situat, nuk mundem të bëj një postim ne faqet e mia '' Unë jam Ankara'' siç kam bërë më parë një postim të ngjashë '' Je sui Charlie'' kjo sepse unë nuk e ndjej ta bëj një gjë të tille kur degjoj prej sa e sa kohësh mbi Kurdët, në fakt po te thoja '' Unë jam Ankara'' për mua do të ishte kthim në kohë njëlloj si te postoja '' Unë jam Serbi'' dhe duke pasur parasysh që unë po solidarizohem me një shtet që kerkon Genocid. Megjithatë, duhet theksuar se ne kemi nevoje për protesta globale pa marrë parasysh fenë e tyre, ama duhet të kemi kujdes, mbase po solidarizohemi në anën e gabuar, sepse sic thotë një shoku yne forumist: ''Feja është injorance por jo vetem''.
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Pak a shume e njejta gje eshte , pasi dhe xhihadistet kundra atyre qe drejtojne "kete bote te shtrember " jan ne thelb ,
por nuk mund ti bejn gje kalit dhe i bien samarit .

ne fakt une nga injoranca ime , di qe ata nuk jane kundra atyre qe drejtojne , individeve , por kundra cdokujt qe nuk i con uje ne burimin e tyre.
Dhe te jesh kundra atyre qe drejtojne ....ben diference me te qenurit kundra gjithkujt.
Fakt eshte edhe gjithe keto bum bum qe shohim , pa dallim feje dhe krahine.

e ja kshu e mendoj une
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

ne fakt une nga injoranca ime , di qe ata nuk jane kundra atyre qe drejtojne , individeve , por kundra cdokujt qe nuk i con uje ne burimin e tyre.
Dhe te jesh kundra atyre qe drejtojne ....ben diference me te qenurit kundra gjithkujt.
Fakt eshte edhe gjithe keto bum bum qe shohim , pa dallim feje dhe krahine.

e ja kshu e mendoj une

Po te ishin kunder gjithe botes , i bie te jene budallenj . Ne fakt ata perdorin metoda shume te zgjuara per te bere atentate
teper delikate dhe komplekse , me venje ne skene dhe percjellje mesazhesh te qarta ,
dhe pikerishte nga kjo , pra zgjuaria dhe profesjonalizmi qe tregojne eshte paksa e veshtire te eleminohen .
Personalist i krahasoj me qelizat kanceroze te zgjuara , qe kan aftesi te ndyshojne dhe te adaptohen per tju shmangur
efekteve te ilaçeve . Gati 100% e qelizave kanceroze te zgjuara kan pasoja katastrofike per jeten e individeve ,
por mendoj qe ekziston nje mundesi teper e vogel qe keto qeliza te bejne ate bumin e befasishem ,
evolucjonin pozitiv te njerit , pra te njeriut gjeni , ose dhe te nje lloji tjeter te nje shkalle me te larte se humanet .
Keshtu dhe keta xhihadistet revolucjonare , ka nje mundesi shume te vogel , teper te vogel , pothuajse zero qe te
avancojne shoqerin globale ne nje stad me te drejte organizimi . Ne fakt ata kete petendojn !
Nuk jan ne lufte me popullin e thjesht , por sulmojn njerzit e thjesht me mendimin qe do te tundin themelet
e atyre qe sot drejtojn boten . Une ne kete kendveshtrim e shikoj .
 
Redaktimi i fundit:

ti sheh pasojat ....une shoh shkaqet

gjithsesi ceshtje kendveshtrimesh eshte kjo pune.
padiskutim qe e kane edhe ata nje ceshtje , dhe nuk besoj asesi se ceshtja e tyre eshte Feja apo Besimi....cdo gje ndodh per nje arsye dhe ne kete rast arsyet jane 1001
:)
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

une nuk isha as charlie,as paris...dhe sdo jem as ankara :p
thjeshte me vjen keq per keto sulme :(
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Ncuq. Nuk jam Ankara. Jam qindra mijera familje kurde qe kane vdekur e vdesin perdite nen bombat dhe masakrat e ushtrise turke.

Denoj padyshim atentatet e Ankarase por nuk jam e sdo jem kurre Ankara per sa kohe Turqia do korre ate qe ka mbjelle nder dekada.

Ps-Poshte terroristet e cfaredolloj ngjyre dhe feje e natyrisht Poshte sulejmani i qeflishem, diktatori dhe sulltani i koheve moderne Rexhep Tahipi
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Denoj padyshim atentatet e Ankarase por nuk jam e sdo jem kurre Ankara per sa kohe Turqia do korre ate qe ka mbjelle nder dekada.

I bie qe edhe Franca po korre ate qe ka mbjelle nder dekada duke kolonizuar vendet tjera. Shume shembull i dobet i kategorise ZHGL.

Ps

Personalisht, denoj cdo mbytje te njerezve te pafajshem e te pambrojtur, pa marre parasysh shkaqet qe te tjeret i shkaktojne, e populli peson.
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Nqs kurdet duan te nxjerrin dicka ne drite per popullin e vet, kjo ngjarje eshte nje rruge e gabuar. Do humbin me teper.
Kjo vlen edhe per ate Derrdoganin, qe dergon avionet e bombardon para se te dergohen te plagosurit e atentatit ne spital.

Kurdistan =Kosova, Ankara = Beograd. Paradoksalisht kosovaret bejne tifo "beogradit".
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

PO keta kurdet nje kohe u treguan si te shtypur se kinse dikush iu ben gjenocid, mirepo vet keta dolen që ne Siri kan ber shkaterrimin diktatorial ne maksimum. Dhe nfund te themi se me dhimben kurdet, nuk eshte leht te shprehësh duke u bazu ne aspektin se nese keta paskan qenë nje kohë të shtypur prej dikujt, atëher edhe vetë keta u ben shtypes -zullumqar mbi dikë posaqerisht mbi muslimanët në Siri ( që eshte aktuale), Turki etj etj...

Per atë arsye nuk them kontra tyre, por as pro nuk jam, sepse dhe keta kurdet janë marrëzira mbi tokë. Nuk jane të urtë fare, e me rastin e shkaterrimit të popullit dhe vendit ne Siri, tani e dijm mir kush janë. Megjithate diktatori kurr nuk fiton....!!!
 
Titulli: “Ishit Charlie, ishit Paris, do jeni Ankara?”

Kush ishte charli po nuk esht ankara eshte hipokrit.
kush nuk ish charli dhe as ankara eshte me mend nkoke :p

ore ata iken te Zoti po ne qe ngelem thuaj... hallin ua qaj atyre qe hane bar.. e kujtojne se hane mish :p
 
Back
Top