Ish-peshkopi: Në ceremoninë e kurorëzimit të Princit Charles të lexohet edhe Kuran

LeVoyageur

Once upon a time...
Janë dëgjuar shumë histori dhe hipoteza mbi të famshmin Kopsht të Edenit, por pyetja që qëndron akoma është : A ka ekzistuar vërtet Kopshti i Edenit? A vazhdon të ekzistojë? اdo person që ka sado pak njohuri mbi fenë dhe historinë biblike, ka njohuri edhe me vendin ku mashkulli dhe femra e parë në Toke u njohën me njeri tjetrin. Sipas përshkrimeve Kopshti i Edenit duhet të ketë qënë një vend i mrekullueshëm, i mbushur me bukuri dhe me bimësi. Nëse Kopshti i Edenit ka ekzistuar vërtet, sfida për gjetjen e vendndodhjes së tij nuk ka qënë një sfidë e lehtë. Ashtu si thuhet në Bibël, një lumë dilte nga kopshti dhe ndahej në 4 degë. Këto katër lumenj që krijoheshin quheshin; Pishon, Gihon, Tigris, dhe Eufrati. Vendndodhja e Pishon dhe Gihon kanë qënë problemi kryesor në përcaktimin e vendndodhjes së Kopshtit të Edenit. Përmbytja në kohën e Noah, është ajo që e ka ndryshuar gjeografinë e botës duke e bërë kështu shumë më të vështirë që të identifikohet vendndodhja e saktë e kopshtit. Disa spekulime thonë që lumi të cilit në Bibël i referohet me emrin Pishon mund të jetë Nili i sotëm. Teoritë për vendin se ku mund të ndodhet Kopshti i Edenit në fakt janë të shumta. Ka shumë vende të cilat janë futur në listën e vendeve të dyshuara për të qënë Kopshti i Edenit. Megjithatë, nëse vendi i saktë nuk dihet, shumica e teorive bien dakord në diçka; Egjipti, Irani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, dhe Izraeli janë vendet më të dyshuara dhe që mendohet që të kenë qënë vendndodhja fillestare e Kopshtit të Edenit. Disa mendojnë që kopshti ishte i vendosur në Turqi pasi origjina e lumenjve Eufrati dhe Tigris janë pikërisht te ky vend. Ka të tjerë që mendojnë që vendndodhja aktuale do të ishte Arabia Saudite për shkak se Arabia Saudite është vendi i cili është asociuar me tokën biblike dhe është referuar si Havilah. Ka edhe nga ata të tjerë akoma që besojnë që Kopshti i Edenit shtrihet nën ujerat e Gjirit Persik. Një prej teorive gjithashtu e besuar nga shumë njerëz është edhe teoria që pretendon që Kopshti i Edenit të ishte kontinenti i humbur i Atlantis. Ka edhe nga ata njerëz të cilët mendojnë që Kopshti i Edenit nuk ka patur asnjëherë një ekzistencë tokësore dhe që kopshti është shfaqur vetëm si një referencë tokësore për një parajsë hyjnore. Në fakt, fjala Eden në vetvete duket se i ka rrënjët e saj në një fjalë Sumere që ka kuptimin e rrafshinës. Sipas Talmud, Eden i referohet në fakt territorit se ku kopshti ishte i vendosur se sa vetë kopshtit, ashtu si është menduar për shumë kohë. Në fundin e viteve 1990, një arkeolog i quajtur David Rohl, deklaroi që kishte gjetur Kopshtin e Edenit. Ai thoshte se vendndodhja e kopshtit ishte 10 milje larg qytetit Iranian Tabriz, në një lendinë të rrethuar nga male shumë të larta. Ai i identifikoi lumenjtë Gihon dhe Pishon si aktualet Araxes dhe Uizhun. Por a është kjo vendndodhja e vërtetë dhe aktuale e Kopshtit të Edenit? A ekzistonte vërtet në atë kohë? Po tani a ekziston me ky Kopsht kaq i shumëpërfolur? Ndërkohë misteri i vendndodhjes dhe ekzistencës sëKopshtit të Edenit vazhdon, dhe hipoteza vazhdojnë të hidhen.
sot.com
 
Back
Top