Iron Man, ushtari amerikan i së ardhmes

Didi

C'est la vie.
Iron Man, luftëtari i parë tërësisht bionik, mund të jetë gati në më pak se një vit. Komanda e Forcave Speciale amerikane ka hapur një garë mes kompanive të fushës së mbrojtjes, universiteteve dhe laboratorëve qeveritarë për prodhimin e një armature të teknologjisë së lartë.

iron-man-3.jpg


Armatura do të jetë e pajisur me armë bionike, një skelet anti-plumb, bateri për vetëushqim dhe një sistem karikimi të dhënash të marra nga avionët e telekomanduar dhe që do të projektohen në një ekran transparent të montuar brenda helmetës.

Projekti ka marrë emrin Iron Man nga personazhi i Marvel Comics, Tony Stark, industrialisti që u bë superhero falë një armature të tillë, të pajisur me raketa dhe që ushqehet në mënyrë autonome. Për momentin nuk është firmosur asnjë kontratë, pasi Pentagoni është ende në fazën e seleksionimit të ideve.

Gjithësesi, objektivi është i qartë: duke u mbështur tek mikro-motorët, skeleti, konkretisht struktura kibernetike e jashtme, do t’i mundësojë ushtarit të vrapojë dhe të hidhet pa u sforcuar, pavarësisht peshës prej disa dhjetëra kilesh.

Për shembull, modeli “Exoskeleton XOS 2” i kompanisë “Raytheon” mund të ngrejë 77 kile me një forcë të perceptuar nga ushtari që vesh armaturën prej 4.5 kilesh.

Të paktën në teori, ky ushtar elektronik do të jetë në gjendje të mjekohet vetë nga plagët e marra në terren, duke përdorur fasho-komardare në rast se armatura dëmtohet.

Gjithashtu, armatura do të jetë e pajisur me rezerva oksigjeni në rast të ndonjë sulmi me gaz, një sistem ftohjeje për të ruajtur temperaturën në nivelet e duhura dhe një sërë sensorësh për të transmetuar në çentralin ushtarak të dhënat jetësore të luftëtarit.

“Na e thanë qartë, duan një mburojë si ajo e Iron Man”, ka thënë për “Los Angeles Times” Ardash Ayar, një inxhinier i “Bae Systems”, një nga kolosët e kontaktuar nga Pentagoni.

Edhe emri zyrtar i projektit është zgjedhur në emër të Iron Man. Ai quhet “tactical assault lihght operator suit”, ose TALOS, luftëtari gjigand prej bronzi i mitologjisë greke, që mbrojti ishullin e Kretës nga pushtuesit.

Top Channel
 
Pe: Iron Man, ushtari amerikan i së ardhmes

Edhe më tutje, varfëria do të mbizoterojë Botën...
 
Back
Top