Instalohen 30 aparatura sizmografie në Shëngjin, do regjistrojnë çdo lëkundje toke

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Instalohen 30 aparatura sizmografie në Shëngjin, do regjistrojnë çdo lëkundje toke

1576516703_siz.jpg
Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, që shkaktori 51 viktima e qindra të lënduar, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Institutin Gjerman në Potsdam kanë instaluar 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit.
Sipas postimit të Ambasadës Gjermane në Tiranë, kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
“Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 sesmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit.

Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe”, ka shkruar Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Sizmografët janë matës të lëkundjeve sizmike, të cilat sjellin informacione më të sakta, e sidomos në këto ditë, ku lëkundjet kanë qenë shumë të zakonshme.
5df7bb5d952easiz1.jpg
Copyright Gazeta SHQIP
 

Attachments

  • 1576516703_siz.jpg
    1576516703_siz.jpg
    125.9 KB · Shikime: 0
  • 5df7bb5d952easiz1.jpg
    5df7bb5d952easiz1.jpg
    195.7 KB · Shikime: 0
  • 1576516703_siz.jpg
    1576516703_siz.jpg
    125.9 KB · Shikime: 0
  • 5df7bb5d952easiz1.jpg
    5df7bb5d952easiz1.jpg
    195.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top