-
- Anëtarësuar më
- Apr 15, 2011
-
- Mesazhe
- 25,031
-
- Reagimet e mara
- 13,024
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Diku Neper Planet
Njëri ndër lojtarët kyç të Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se Real Madridi në krye me Jose Mourinhon, dëshiron me çdo kusht të vijë deri te fitoret. Mesfushori spanjoll thotë se skuadra madrilene ka kaluar çdo kufi në sulmet verbale ndaj Barcelonës.
Mourinho vazhdimisht ka thënë se Barcelona ka patur ndihmën e referëve, madje porutgezi edhe e akuzoi UEFA-n se e ka ndihmuar skuadrën katalunase që të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve.
“Të gjithë kanë të drejtën të bëjnë çfarë të donë me skuadrën e tyre. Ajo që bën Mourinho me Realin nuk ka intereson. Mirëpo, çdo gjë ka kufijë. Ai i ka kaluar këta kufij. Ka patur shumë momente të pahijshme ku janë kaluar kufijt sportiv”, ka thënë Iniesta, shkruan “La Sexta” të mërkurën.
Mosmarrëveshjet Barcelonë – Real Madrid, gjatë dhe pas ndeshjeve mes këtyre skuadrave, kanë shqetësuar edhe trajnerin e Spanjës, Vicente del Bosque. Ai pati kërkuar që lojtarët e Përfaqësueses që vijnë nga këto dy skuadra duhet të lënë anash mosmarrëveshjet.
Mesfushori 27-vjeçar Iniesta, pos kritikave ndaj Realit ka folur edhe për mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll të Arsenalit, Cesc Fabregas për në Barcelonë. “Unë mendoj se është e mundur që transferimi të realizohet. Së fundi kam folur me të në telefon dhe ai është i qetë”, ka thënë Iniesta.
Barcelona stinorin e fundit e fitoi titullin e kampiones së Spanjës dhe Ligën e Kampionëve.
Iniesta 27-vjeçar për Barcelonën në stinorin e fundit në Primera Division shënoi tetë gola dhe asistoi katër herë në 34 ndeshje. Në Ligën e Kampionëve ai realizoi një gol dhe asistoi shtatë herë.
Marr nga LiveFutboll.net
Redaktimi i fundit: