India kërkon që Nënë Tereza të shpallet shenjtore në Kalkuta

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Konferenca episkopale indane i ka këkuar zyrtarisht Papa Françeskut të zhvillojë ceremoninë e shënjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta.

Peshkopët indianë e popullsia katolike e këtij vendi dëshirojnë që Papa Françesku të celebrojë personalisht Meshën e Shënjtërimit të Nënë Terezës pikërisht në vendin ku ajo jetoi e zhvilloi aktivitetin e saj më të madh të bamirësisë e ndihmës ndaj personave të sëmurë e të varfër.

Kujtimi i Nënë Terezës është shumë i pranishëm në banorët e Kalkutës e të gjithë Indisë.

Mediat indiane informojnë se një kërkesë e tillë do të mbërrijë në Vatikan dhe nga qeveria indiane dhe brenda muajit janar të 2016 Papa Françesku duhet të konfirmojë pranimin ose jo të kësaj kërkese.

Shenjtërimi i Nënë Terezës është eventi kryesor i Vitit të Mëshirës nisur më 8 dhjetor të 2015 e që do të vazhdojë përgjatë gjithë 2016.

Në Indi ka një optimizëm të madh për një vizitë të mundshme të Papa Françeskut në Kakuta pasi nuk është hera e parë që Ati i She njtë celebron një meshë Shenjtërimi larg Selisë së Shenjtë në Vatikan, siç ndodhi më janar të 2015 në shenjtërimin e San Giuseppe Vaz në Sri Lanka, e në shtator në Washington për San Junipero Serra.

Presidenti i Konferencës Episkopale indiane, Sunil Lucas, ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është një shenjtëri që i përket së shkuarës e nëse Papa Françesku pranon kërkesën e tyre do të jetë një kontribut i përshtatshëm për të e për Kalkutën, duke i dhënë mundësi këtij qyteti e banorëve të tij të jenë protagonistë në shpalljen Shenjtëri të bamirësisë së tyre.

Nëse Papa Françesku do të mbërrijë në Kalkuta, kjo do të jetë hera e parë për Indinë të asistojë në një shenjtërim.auto_in1451154018.jpghttp://www.zeri.info/
 
Back
Top