Indi, vetëtimat bëjnë “kërdinë”. Të paktën 79 viktima

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Indi, vetëtimat bëjnë “kërdinë”. Të paktën 79 viktima

Indiani-4-640x428.jpg


Të paktën 79 persona kanë mbetur të vdekur nga vetëtimat në Bihar, Jharkhand dhe Madhya Pradesh, prej të cilëve 53 në të parin, 10 në të dytin dhe të paktën 16 në të tretin. Ata u goditën nga fenomeni natyror kur po punonin nëpër ferma, në një kohë me reshje tepër të dendura shiu gjatë së martës. Vetëtimat janë të zakonshme në Indi gjatë shirave të dendura muson.
Në Bihar, viktimat janë shënuar në Nalanda, Aurangabad, Rohtas, Purnea, Munger, Gaya, Saharsa, Bhagalpur, Banka dhe Kaimur. Sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimit të Krimeve, të paktën 2.000 persona kanë humbur jetën nga vetëtimat në Indi thuajse çdo vit që prej 2005-s. Gjatë sezonit muson, India shënon rreth 80% të reshjeve në total, e kjo regjistrohet pikërisht mes muajve qershor-shtator.
g.shqip
 
Back
Top