Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

Love

βeℓℓe â๓e

Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

Nga: Gjergj Meta

Përvoja religjioze e Perëndimit europian ka njohur në historinë e saj çaste përplasjesh dhe dialogu ndërmjet të ndryshmëve. I rikthehem edhe një herë kësaj teme, pasi në vendin tonë ajo ka një rëndësi themelore. اështja religjioze në kohën bashkëkohore rikthehet me forcë e shpesh edhe në mënyrë të dhunshme, çka nuk i bën nder religjionit e as shoqërisë civile. Por, karshi këtyre formave, nganjëherë të dhunshme e polemizuese, sigurisht shënohen edhe situata, madje në pjesën më të madhe të tyre, përpjekjesh, në të cilat ndjenja religjioze e pranishme brenda njerëzve është një rrugë dialogu dhe bashkëpunimi të frytshëm.

Profecia e Niçes se Zoti ka vdekur, po del dalëngadalë e pavend, pasi koha e sotme shënon praninë e fenomenit religjioz në shumë aspekte të jetës së njeriut. Pikërisht në atë perëndim europian nga ku Niçe foli, po lulëzojnë krahas krishterimit ekzistent, edhe religjione të tjera të ardhura kryesisht nga Lindja e largët, ose më mirë të themi përvoja religjioze që kanë përfshirë e përfshijnë çdo ditë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Më shumë se sa pyetjes se a besojnë njerëzit sot në Zot, do të duhet t’i përgjigjeshim se në çfarë Zoti besojnë njerëzit në ditët e sotshme? Sot, në fakt, zotat dhe idhujt janë shtuar me shumicë.

Një nga rreziqet që kanos herë pas here ndjenjën religjioze në kohën e sotshme është fondamentalizmi, i cili është një përpjekje e përdorimit të fesë për të sunduar. Jo rrallëherë identiteti fetar kthehet edhe në një veshje për të sunduar, një lloj insttrumentum regni. Më shumë se kudo në Europë kjo ndihet në Ballkan, ku ekuilibrat fetarë janë shumë të brishtë. Pas mohimit pothuajse 50-vjeçar që iu bë këtij elementi nga pushteti me matricë komuniste, ndjenja fetare shpërtheu përsëri, sigurisht kësaj here duke dashur të rikuperojë kohën e humbur e duke kërkuar me mund që të përshtatet me kohën e tashme. Përveç Greqisë, në të gjitha vendet e Ballkanit besimi o u ndal me ligj, si në rastin e Shqipërisë, ose thjesht u lejua të ekzistojë pa ndonjë ndikim në jetën shoqërore, madje çdo formë publike e religjionit nuk shihej me sy të mirë. Një lloj vazhdimësie e kësaj logjike të fundit shpesh ndërton fole në mendësinë e shumë vendeve bashkëkohore, a thua se ndjenja religjioze është e mirë vetëm atëherë kur ajo qëndron brenda mureve të ndërgjegjeve, duke e kthyer besimin në një “kostum” që vishet në privat e hiqet në publik. Ky aspekt social i besimit shpesh ose luftohet ose nuk lejohet. Kjo është ajo që përfshihet në përdorimin e termit laicitet i shtetit përballë besimit, i cili merr format e një lloj laicizmi fondamentalist. Por në këtë mënyrë, në fakt vetëm se thellohen barrikadat e ndërsjella ndërmjet rendit fetar nga njëra anë, e atij shtetëror nga ana tjetër.

Kohët e fundit po vërehet edhe një lloj tjetër problemi me ndjenjën religjioze. Ajo e fondamentalizmit fetar. Fondamentalizmi lind jo vetëm si një reagim jo i duhur ndaj formave të ndryshme të laicizmit shtetëror, por edhe si një dukuri për të sunduar. Jo rrallëherë shihen njerëz që reklamojnë përkatësinë fetare pa pasur asnjë ndjenjë religjioze brenda tyre. Madje në disa vende sikurse, p.sh. ishte rasti i vrasjes së ushtarit anglez në Londër nga një fondamentalist me matricë islamike, përkatësia apo përqafimi i një besimi kthehet në një armë hegjemonie. Një farë dëshire hegjemonie, e një konceptimi të së vërtetës si pronë e imja tek e cila duhet të aderojnë të gjithë, gjarpëron dukshëm në ambiente apo grupime të forta identitare. Një përvojë mirëfilli religjioze, pra e një raporti të njeriut me religjionin, nuk mund të mos sjellë si një ndër pasojat e veta edhe respektimin e tjetrit dhe të ndjenjave të tjetrit edhe në rastet kur është i ndryshëm nga unë.

Jo vetëm kaq, një fenomen që ia vlen të merret në konsideratë është edhe vendi që ndjenja religjioze dhe komunitetet përkatëse zënë në rendin juridik të shteteve laike të Perëndimit. Mendoj se kjo çështje ende nuk është e konsoliduar dhe e mbyllur ashtu si duhet. Madje është rasti kur mund të thuhet se rendi i ligjit juridik pozitiv duhet të jetë në disponim të formave gjithnjë e më të larmishme që merr fenomeni religjioz në Europë. Konkretisht ndaj dukurisë religjioze nuk mund të ketë ligje të ngurta, të vendosura njëherë e mirë e përgjithmonë, pasi larmia brenda njeriut e brenda shoqërive e këtyre dukurive është gjithmonë në zhvillim. Sigurisht ka nevojë për një kuadër referimi objektiv, por që nuk mund të jetë njësoj kudo e për të gjithë.

Rruga e qasjes ndaj identitetit fetar atëherë nuk mund të bëhet me anë të fondamentalizmave me matricë fetare apo laike, por me anë të dialogut ndërmjet këtyre identiteteve të qarta. Një dialog ky permanent, i vazhdueshëm jo vetëm kur dalin problemet, por si një konstante e jetës shoqërore të vendit tonë. Pozicionimi ekstrem duke menduar vetveten si e vërteta dhe jo të vërtetën si horizonti drejt të cilit të gjithë duhet të shkojmë, çon në përplasje të vazhdueshme. Përkundrazi, dialogu hap rrugë të natyrshme zhvillimi të bashkëjetesës ndërmjet religjioneve e të religjioneve me shoqërinë në përgjithësi.
 
Titulli: Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?


Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

Nga: Gjergj Meta



Profecia e Niçes se Zoti ka vdekur, po del dalëngadalë e pavend, pasi koha e sotme shënon praninë e fenomenit religjioz në shumë aspekte të jetës së njeriut. Pikërisht në atë perëndim europian nga ku Niçe foli, po lulëzojnë krahas krishterimit ekzistent, edhe religjione të tjera të ardhura kryesisht nga Lindja e largët, ose më mirë të themi përvoja religjioze që kanë përfshirë e përfshijnë çdo ditë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Më shumë se sa pyetjes se a besojnë njerëzit sot në Zot, do të duhet t’i përgjigjeshim se në çfarë Zoti besojnë njerëzit në ditët e sotshme? Sot, në fakt, zotat dhe idhujt janë shtuar me shumicë.


Kush eshte ky Gjergji !!! :D

Paska bere shkrim nam :D na mbyten idiotet me shkrime te tilla :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Identiteti fetar: fondamentalizëm apo dialog?

Per kete shkrim egziston veq nje thenje :

"Nese zoti don te qesh me te madhe, atehere tregoji planet e tua"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top