Identifikohet atentatori i atentateve në Paris dhe Bruksel

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Identifikohet atentatori i atentateve në Paris dhe Bruksel

Bruksel.jpg


“Organizatori i atentateve të Parisit dhe të Brukselit është identifikuar”. Kështu shkruan shtypi francez pak ditë para 1-vjetorit të masakrës parisiane të 13 nëntorit. Hetuesit francezë dhe belgë, kanë tashmë një emër: Oussama Atar, alias “Abou Ahmad”. Xhihadisti belg 32 vjeç, ka urdhëruar nga Siria objektivat e sulmit, duke koordinuar dhe financuar celulat.

Kushëri i dy kamikazëve, veterani belg i xhihadit është prangosur në vitin 2005, pastaj është liruar në 2012 , para se të bashkohej me Shtetin islamik (ISIS). Emri i Oussama Atar, është përmendur që në gusht nga shtypi belg si “truri” i mundshëm i atentateve të Brukselit, por roli i tij operativ nuk u zbulua në detaje.

Por 007-at duken të sigurt mbi përfshirjen e tij në sulmet që kanë goditur dy kryeqytetet evropiane fqinje. Oussama Atar është i dyshuar se ka koordinuar operacionet nga Siria. Ai cilësohet mes të tjerash edhe si rekrutues i dy kamikazëve irakianë që hodhën veten në erë thuajse një vit më parë pranë “Stade de France”. Po ashtu dyshohet se është njeriu që terroristët i janë nënshtruar planeve të tij të aksionit para se të hidhej në sulm në aeroportin e Brukselit 22 marsin e shkuar.
g.shqip
 
Back
Top