Ibtihaj Muhammad atletja e parë amerikane me shami në Olimpiadë

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
kjo-euml-sht-euml-atletja-e-par-euml-amerikane-me-mbules-euml-islame-n-euml-olimpiad-euml_hd-770x470.jpg

Para se të merr një pikë, Ibtihaj Muhammad do të bëjë histori këtë verë në Rio de Janeiro. Ajo do të jetë atletja e parë amerikane me mbulesë islame që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Muhamed këtë të drejtë e ka fituar pasi ka arritur të renditet në vendin e tretë të kampionatit botëror me shpata në Athinë.

Athina zyrtare ishte organizatore e botërorit të njohur si “Women’s Sabre World Cup”, ku Muhamed fitoi 20 pikë, përkatësisht medaljen e bronztë në emër të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Muhamedi e ka përshkruar këtë arritje duke thënë se as gjinia, as raca apo fe, nuk duhet ti largojnë sportistët nga ëndrra e tyre.

“Me këtë, dua të dëshmoj se me punë mund të arrihet çdo gjë dhe dua që jem shembull për të gjithë pa marr parasysh gjini, fe apo racë”, tha 30-vjeçarja.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike do të mbahen gjatë kësaj vere në Rio de Janiero të Brazilit, ndërsa edhe Kosova do të prezantohet me disa sportistë, mesin e tyre, kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi. islampress
 
Back
Top