I vjedh pasaportën motrës binjake. Donte t’i bashkohej ISIS në Siri

LeVoyageur

Once upon a time...
Jalila Henry, 21 vjeçe njihet si një vajzë festash, e cila pëlqen alkoolin, të pijë cigare dhe të vishet sipas modës. Por krejt e kundërta është për motrën e saj binjake, Jamila, e cila është konvertuar në myslimane, vishet me hijab dhe studion kuranin. Dy motrat këtë javë janë përfshirë në një incident indentiteti, pasi Jamila u ndalua në Turqi teksa po përpiqej të kalonte kufirin për tu bashkuar me terroristët e ISIS. Ajo po udhëtonte me pasaportën e motrës së saj binjake. Konfuzioni përfshiu autoritetet britanike, pasi policia turke tha se kishte arrestuar një grua me emrin Jalila, e cila në fakt ndodhej në një party në Britani dhe kishte pak ngjasa që të ishte në dy vende njëkohësisht. Fotot në Facebook e tregojnë Jalilan duke pirë akool dhe e veshur me funde të shkurtra apo bikini. Ndërsa motra e saj binjake, Jamila të vetmet fotografi që ka janë ato ku mban veshur një shall në kokë. Jamila u arrestua nga shërbimet turke teksa ajo po përgatitej të hipte në një autobus në kryeqytetin Ankara. Agjentët dyshojnë se ajo ishte duke u përpjekur për të kalonte kufirin për në Siri. Mesazhet dhe imazhet e gjetura në telefonin e saj celular tregonin se ajo ishte duke planifikuar të shkonte në Siri t’i bashkohej ISIS. Tashmë ajo do të kthehet në Britani ku do të përballet me akuzat për pjesëmarrje në organizata terroriste.
26C4582B00000578-3001564-image-a-11_1426719607351.jpg

o-JALILA-HENRY-570.jpg
o-JALILA-HENRY-570.jpg
standard.al
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top