I llastuar në mes të mirave. Edhe familja e donte të vdekur

Lauri

Anunnak
Ai është organizatori i Masakrës së Parisit, një ngjarje që tronditi botën e qytetëruar. Por ndërkohë që ka akoma raportime kontradiktore nëse Abdelhamid Abaaoud është vrarë apo jo, Daily Mail ka vizituar lagjen ku është rritur ai, në kryeqytetin belg, Bruksel

ab1_zpsfuqwdsuf.png

Një fqinj serb thotë se gjithmonë e quante “kapiteni” për shkak të kapelës.

“Mes fëmijëve të kombësive të ndryshme, marokenë, maqedonas, turq, serbë, spanjollë, francezë apo belg, ai ishte lideri,” kujton Dragiç Zivançeviç, 70 vjeç.

“Ai ishte një djalosh kaq i mirë, prindërit e tij ishin krenarë për të. Mund të kërkosh sa të duash në të kaluarën e tij, por nuk do të gjesh kurrë asgjë që të shpjegojë gjërat e tmerrshme që ka bërë”.

Ndoshta ka të drejtë, por në mesin e të njëzetave, ishte e qartë se ai nuk do përmbushte kurrë premtimet e dhëna.

Pasi nisi të merrej me disa krime të vogla dhe përfundoi në burg, ai ia theu zemrën familjes duke udhëtuar për në Siri, ku u bashkua me Shtetin Islamik.

Gjërat u përkeqësuan kur ai mori vëllanë 13-vjeçar në Siri, duke e bërë atë xhihadistin më të vogël.

Kur mësoi për këtë gjë, nëna Badi, 64 vjeç, ra në depresion dhe u sëmur. E mbuluar nga turpi, u kthye në Marok për të jetuar atje.

Babai, Omari 65-vjeçar, rrallë shihet në rrugë dhe thuhet se nuk e njeh të birin, shumë përpara se të bënte tmerrin e Parisit.

Vitin e shkuar, kur u raportua se ai mund të ishte vrarë në Siri, motra Yasmina tha se “po lutemi që të ketë vdekur vërtet”.

Por lutja e saj nuk u plotësua.

Siç dihet, 27-vjeçari ishte i gjallë.

Duket se Shteti Islamik e ka falsifikuar vdekjen e tij, në mënyrë që ai të futej sërish në Perëndim dhe të planifikonte tmerrin e Parisit.

Por si u bë fanatik djaloshi me kapele blu?

40 vjet më parë, babai i tij u zhvendos nga Maroku për në Bruksel si mijëra të tjerë.

Lagjia Molenbeek ishte e rrënuar, por ai arriti të blejë një shtëpi të mirë dhe të hapte një dyqan ku shiste rroba perëndimore, ndryshe nga dyqanet e tjera.

I biri e ndihmonte në punë.

“Familja e tij nuk ishte besimtare aq shumë”, thotë një grua turke.

Djaloshi Abaaoud nisi të tymoste hashash dhe shoqërohej me djem telashesjellës.

Kjo bëri që babai të sakrifikonte, përcjell mapo.al, duke e dërguar në një nga kolegjet më të shtrenjta në Bruksel, në Saint-Pierre.

Më kot, brenda një viti, i biri ishte përjashtuar.

“Ishte një gomar i vërtetë,” kujton një ish-shok klase.

Ai ngacmonte mësuesit, kërcënonte fëmijët dhe në një rast iu zbulua se kishte vjedhur disa portofol.

Por babai vazhdoi ta duronte të birin. I bleu një dyqan pranë tij dhe një makinë të re Audi A4.

Ishte e kotë.

Ai vazhdonte shoqërinë me të rinj që vraponin pas telasheve.

Fillimisht me krime të vogla, më pas me grabitje të armatosura.

Ai përfundoi në burg dhe aty nisi radikalizimi i tij.

Mentori i tij ishte një fondamentalist i tmerrshëm, i quajtur Fouad Belkacem, lideri i një organizate të ndaluar në Bruksel, që synonte krijimin e një shteti të Kuranit në Belgjikë.

Ai ishte dënuar me 12 vite burg pasi u bënte lavazh truri të rinjve për xhihad.

Kur Abaaoud doli nga burgu, ndryshimi ishte i jashtëzakonshëm.

“Doli me mjekër dhe flokë të gjata e të palara. Nuk mbante më xhinse, por rrobat myslimane. Nuk qeshte dhe nuk bënte shaka,” tregon një mik i familjes.

Ai nisi të ankohej se vëllai i vogël, 13-vjeçari Younes po edukohej si europianët.

Kur të dy u zhdukën, familja nuk e dinte se ku ishin.

Më vonë ai i lajmëroi se kishin përfunduar në Siri.
/GE
ab4_zpssmtf7edv.png

ab2_zpsonfynhly.png

ab3_zpssktcogbu.png
 
Titulli: I llastuar në mes të mirave. Edhe familja e donte të vdekur

E tmerrshme!!
Normal,raste te tilla gjejne e i rekrutojne deri ne vetekzekutim.
 
Titulli: I llastuar në mes të mirave. Edhe familja e donte të vdekur

Mentori i tij ishte një fondamentalist i tmerrshëm, i quajtur Fouad Belkacem, lideri i një organizate të ndaluar në Bruksel, që synonte krijimin e një shteti të Kuranit në Belgjikë.

Hyn ne burg per tu ndeshku e del me kriminel se ceshte ,prandaj duhen shfarrosur keta qe kapen si terroriste se dhe ne burg nxjerrin te tjere xhihadiste!
 
Back
Top