I ftohti mbërthen SHBA

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
I ftohti mbërthen SHBA

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Që nga dhjetori i vitit 2013, në Shtetet e Bashkuara këtë e kanë cilësuar si dimrin më të acartë.

Dëbora e madhe dhe temperaturat e akullta kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të vendit kanë reduktuar masivisht lëvizjet e njerëzve. Rrugët kanë ngrirë, shumë shkolla janë mbyllur po ashtu edhe qindra fluturime janë anuluar në اikago. Disa fluturime që u zhvilluan janë raportuar se kishin përjetuar rreziqe të mëdha.

Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik bora në اikago ka arritur në nivelin 25 cm, në Miçigan 28 cm dhe ne Minesota trashësia e saj arrin në 24 cm.

Stuhia e akullt tani është nisur për në verilindje të SHBA-së. I cilësuar si i ftohti i arktikut ai mendohet se do të zgjasë. Temperaturat ekstremisht të ulëta vijnë pas një nga periudhave më të ngrohta që vendi ka përjetuar ndonjëherë, si pasoje kjo direkte e ngrohjes globale që është përjetuar anë e mbanë botës.

/ Top Channel

1481626162_foto3.jpg


1481626194_foto2.jpg


1481626203_foto4.jpg

1481626211_foto6.jpg


1481626219_foto8.jpg


1481626227_foto10.jpg
 
Back
Top