I dashur Funksionar Publik! Të lutem, drejtshkruaj!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Sot, gjenerata e re fillon mësimin dhe vëmendja e gjithsecilit prej nesh përqendrohet pikërisht tek ata, filizat e vegjël që presin të formohen për rrjedhën e jetës që i pret.

Por, unë jo rastësisht sot dua t'ju bëj një lutje, ose apel, ose kërkesë - verini çfarë emri të doni por mos neglizhoni rëndësinë që ka, të gjithë Funksionarëve Publikë.

Ju lutem, DREJTSHKRUANI edhe drejtflisni, sepse në masë të madhe jeni të paformuar në këtë drejtim. Jeni, dashur pa dashur shembull i shumë më të vegjëlve, të cilët duan të bëhen si ju, por nëqoftëse do t’ju ngjanin në performancën tuaj drejshkrimore do të ishte një katastrofë për Shqipërinë.

Ju lutem!

Ju kujtohet sa herë kemi bërë Diktim në 8-vjeçare? Po në gjimnaz, ju është nevojitur të shkruani ndonjëherë? Po në Universitet?
Ndjesë për këtë të fundit, se ndoshta hyra në “terrenin”, të cilin nuk ju pëlqen t’ua përmendin!

Të gjithë betoheni për Atdheun, punoni për të, por në fakt harroni që modeli i ofruar prej jush është i gabuar që në gjenezë, që në hapat e parë të gjithkujt që kërkon tju ngjajë, të cilit i thoni, “S’ka rëndësi, nëqoftëse shkruan, apo flet drejt, avancimi yt varet nga të tjera gjëra”.

Si ndjeheni përballë ndonjë mësuesi, apo ish mësuesi, kur për shkak të pozitës suaj vjen t’ju kërkojë ndonjë nder? Superiorë? Madhështorë? Apo krenarë që s'e keni përfillur atë që është përkpjekur t’ju mësojë? Prapë ju e mbani veten më lart, keni në dorë edhe gurin edhe arrën - siç thotë populli - madje edhe forcën për të emëruar zyrtarisht misionarët e dijes, ata që pikërisht vetë ju, nuk ju bindën dot që të shkruanit korrekt shqip. E hidhni poshtë me një dorëshkrim, apo me një status në facebook gjithë përkushtimin dhjetra vjeçar të udhërrëfyesve tanë të dijes, duke i bërë të ndjehen edhe fajtorë që s’kanë mundur dot t'ju edukojnë në A-në e komunikimit me gjithëkënd, pikërisht drejtshkrimin e për rrjedhojë drejtshqiptimin. A e dini të paktën që Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja? Po t’i shqiptoni, sipas radhës a dini?!

Ndoshta po, ndoshta jo e ndoshta shumë që e lexojnë këtë e shpërfillin, duke pretenduar se nuk ju hyn në punë. Pikërisht, këtu ju takon edhe “merita” më e madhe. BRAVO! Ia keni dalë më së miri që ta shndërroni devijacionin nga e duhura, në standard për t'u ndjekur.

Një gjë është e sigurt, po i bëni një shërbim shumë të keq vendit, familjeve shqiptare dhe brezit të ri. Por une ju lutem perseri!

Kthehuni edhe një herë në fëmijëri, bëjeni për hir të atyre që nisin sot klasën e parë, por edhe të të tjerevë më lart. Mesoni drejtshkrimin. Nuk është turp. Perkundrazi, do t'u jetë mirënjohës i madh e i vogël.

Ju lutem, për të na kursyer fyerjen e inteligjencës, të paktën këshillohuni para se t'i publikoni “thagmat” tuaja drejtshkrimore për publikun e gjerë, që ndoshta edhe pse me vonesë, të mund të bëheni i vlefshëm si model.
Ermal TELHA /albeu.com/
 
Titulli: I dashur Funksionar Publik! Të lutem, drejtshkruaj!

Eshte e vertete menyra e te shkruarit qe perdoret ne ditet e sotme aq sa mendon valle ku po shkojme . Fjale te shkurtuara , germa qe hahen, fjale te huazuara ne menyren me te pakuptimte dhe e fund qershia mbi torte fjali te formuara pa nje rend drejtshkrimor.
Nese deri dje gishtat na beheshin cope nga te shkruarit dhe serisht nuk perdornim asnje shkurtim ,sot me PC bejme cudira.
Mundohem te lexoj ndonjehere dhe te kuptoj cfare kane dashur te thone ata qe shkruajne ne forme te tille, dhe perfundimi eshte qe ne fund dorezohem...mision i pamundur.

Eshte nje problem shume i madh mos shkruarja sakte gjuhen tone kur pretendojme se mesojme gjuhe te huaja...
 
Titulli: I dashur Funksionar Publik! Të lutem, drejtshkruaj!

Eshte nje problem shume i madh mos shkruarja sakte gjuhen tone kur pretendojme se mesojme gjuhe te huaja...

Me kujtove ket postimin, me komentin e vene: Fitofsh sa me shpejt llotarine amerikane pra, se nuk je per ketu ti...
11214119_10153314208963371_5053253579441752264_n.jpg
 
Titulli: I dashur Funksionar Publik! Të lutem, drejtshkruaj!

Nuk po e kuptoj dot se , c 'fare ka dashur te thote me - Funksionar Publik...Kujt i drejtohet- ?!
 
Titulli: I dashur Funksionar Publik! Të lutem, drejtshkruaj!

mesa duket zan ,,

e ka me "ata" qe veten e fusin ke shtresa nalt. Kurrsesi me ne hallexhinjt qe nk dim te lidhim as dy fjal...

si shkrim me duket "futja p...." pak vëmendje asgje me shum.
 
Po nese Cabej eshte armiku me i madh i shqipes, si i behet?
 
Ai e ka bere corap gjuhen shqipe. Me vjen cudi sesi Akademia e Shkencave nuk ndermerr asnje akt per rishikimin e e tezave te Cabejt.
Akademia e Shkencave eshte pjelle e djallit!! Me zyrtarizimin e te ashtequajtures Gjuha Letrare ne shkolla, media e kudo, kane bere me dem ne gjuhen shqipe keta "tanet" sesa Turku 500 vite!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top