I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Love

βeℓℓe â๓e
President_Barack_Obama.jpg

I dashur Barack Obama,

Ju jeni presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Shteteve të Bashkuara.

Më i fuqishëm se Jul Cezari, më i fuqishëm se Aleksandri i Madh.

Historia nuk e ka njohur akoma një sundimtar të pafuqishëm të botës.

Ju, Barack Obama, qëndroni ulur në Zyrën Ovale dhe shikoni barin e sapokositur.

Por atje jashtë në botë ka një djall të vërtetë.

Ne i shohim punët e tij.

Fëmijë të vrarë me gaz.

I dashur Barack Obama, Ju jeni njeriu më i fuqishëm në botë.

Përse nuk i jepni fund në çast?

Një shtypje butoni. Avionë pa pilotë.

Njeriu më i fuqishëm në botë mund të shkatërrojë të keqen.

Ajo që më irriton mua është se Ju nuk i dilni kundër të keqes.

Vija e kuqe- kjo ishte fjala që përdorët. Por vija e kuqe e juaja është dobësuar.

Po e them në mënyrë të përmbledhur: Ju jeni frikacak!

Ju jeni një njeri shumë i mirë, simpatik. Flisni si Gandi.

Keni lindur në Havai. Nëna juaj, një hipi, babai, një i zi.

Keni qenë punonjës social. Miliona ju kanë admiruar me shprehjen: Po, ne mundemi.

Amerika është polici i planetit. Amerika mbron vlerat e planetit tonë.

Barack Obama është një polic i dobët.

Ju jeni i këndshëm, një familjar i mirë.

Problemi juaj është që nuk e nxirrni shkopin e bejsbollit kundër të këqijve.


Përzemërsisht,
Franz Josef Wagner


Tema
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Puna eshte se NUK KAN INTRES TE NDALIN DICKA QE VET E KANE FILLU...e keqja prej aty buron,dhe baraku ashtu e gjeti,ashtu do ta ndjek dhe ashtu do ta len....
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Frikacak jo po shikon interesin e USA kjo eshte detyra e qdo kryetari vendi pse me nis mu marr me problemet e te gjithe botes do i ngelin ato te amerikes jashte kornize
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Njelloj jane te gjithe gjarperinjte ne pozita te tilla, te etur per lek , gjak dhe korrupsion......
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

qysh jan njerezija dojne me jav zgjeth problemet ne shtet te tyre gjithmon dikush tjeter amerika ka qu ushtar me dek naper vende qe ska pas kurrefare interesi pse te lendoj amerikanet per njerezit qe mas pari nuk rrin neper vende te veta me bo rezistenc e sa per frikacak kjo eshte si me i thon luanit ka thon qingji je shume me i dobet se une.
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Me te vertet frikacak Obama. ky Asad duhet ber shembull per ter keta diktatorat qe vrasin popullin e vet vetem per te mbajt pushtetin.
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

Me te vertet frikacak ky murreci . Mire qe ska qene ky ne kohen e luftes ne Kosove , se nuk do kishe
shqiptar te gjalle ne asnje cep te saj .
Klinton o Klinton , mos vdeksh kurr ! Edhe Jelcin i pati bere presjon Klintonit ne ate kohe ,
por bardheci i tha , une do i hy shkjaut , do bej timen , ti be tenden po ta mbajti .
 
Titulli: I dashur Barack Obama, ju jeni frikacak!

pse o njerez frikacak pse me dergu njerez me dek per kurrqo ,per kurrefare interesi te vet ,ku ka pas interes i ka qu edhe e ka ndreq edhe per mendimin tem eshte presidenti me i menqur qe ka pas amerika ne 10 vjeqarin e fundit
 
Back
Top