I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Kreu i një bande në SHBA që ndodhet prej tre vitesh në burg duket se bën vërtetë ligjin në burg, ashtu siç dhe u shpreh vetë para gjykatës.

Tavo White, lideri i bandës “The Black Guerrilla Family”, ka korruptuar gardianet e burgut në Baltimore, madje katër prej tyre kanë mbetur shtatzënë, raporton "Mirror".

Katër gardianet, Jennifer Owens, Katera Stevenson, Chania Brooks dhe Tiffany Linder kanë mbetur shtatzënë ndërsa ثhite ndodhej pas hekurave. Madje, dy prej tyre kanë bërë dhe tatuazh emrin e tij.

White u ka bërë dhurata të ndryshme gardianeve, përfshirë makina dhe unaza me diamante. Këtë gjë ai nuk e ka pasur problem pasi të ardhurat e tij nga trafiku i drogës shkonin në 16 mijë dollar në muaj dhe këtë biznes ai e drejtonte me telefon nga qelia e burgut.

FBI e ka përgjuar atë dhe në një bisedë telefonike i shprehet: “Ky është burgu im. E kupton këtë!” Pas hetimeve, nën akuzë për futjen e drogës në burg do të jenë 13 gardiane femra, shtatë të dënuar dhe pesë bashkëpunëtorë.

Gardianet akuzohen se kanë future drogë dhe telefona celularë në burg duke i fshehur në këpucë duke ua dhënë më pas anëtarëve të bandës ‘Black Guerrilla Family

/shekulli/
 
Titulli: I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

E Tavo e bardhosh :p urime që u bane babë
 
Titulli: I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Gardianet akuzohen se kanë future drogë dhe telefona celularë në burg duke i fshehur në këpucë duke ua dhënë më pas anëtarëve të bandës ‘Black Guerrilla Family
Ncncncnnc ato meritojn te mos dalin kurr jasht burgut.
 
Titulli: I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Femra qe nuk korruptohen dhe mashtrohen mbas gjerave materiale pakez ka kudoqofshin ato , si ne Amerike , si ne Kosove, si ne Shqiperi . Po , per te mos bere diskriminim edhe me djemet ashtu qendron puna .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Lum ky e boni cerdhen e harabelave...i goditje 4 cope lol
 
Titulli: I burgosuri lë shtatzënë katër gardianet

Prite Zot me ken n'forum ky :p
 
Back
Top