Hyseni: Njohje të reja në shtator

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re” ka thënë se në shtator pritet të ketë njohje të reja të shtetit të Kosovës, ndërsa është shprehur se në të ardhmen Kosovën do ta njohin edhe shtetet islamike, të cilat, sipas tij, “kanë pasur nevojë për më shumë kohë që ta shqyrtojnë kërkesën për njohjen e Kosovës”.

“Nuk mund të them saktësisht, por sipas disa indikatorëve, mund të ketë intensifikim në prag të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Disa indikatorë të tjerë thonë se shumë shtete presin të shohin se çka po ndodh në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pastaj të vendosin. Por me rëndësi është se asnjë shtet ende nuk ka dhënë shenja që është duke e shqyrtuar vendimin për mosnjohje”, ka thënë Hyseni duke u përgjigjur në pyetjen kur pritet që të ketë përsëri shpërthim njohjesh të pavarësisë.

Ministri Hyseni në këtë intervistë ka hedhur poshtë spekulimet se emërimi i të ngarkuarve me punë në ambasadat e para në vendet që e kanë njohur Kosovën, po vonohen për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet presidentit Fatmri Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi. Ai premton se edhe kjo punë do të bëhet shumë shpejt.

Ndërkaq i pyetur se kur pritet që Maqedonia dhe Mali i Zi të njohin pavarësinë e Kosovës, Hyseni ka thënë se “u mbetet këtyre dy vendeve të vendosin për kohën e njohjes. Sidoqoftë, ai ka shtuar se, Kosova synon të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe Maqedoninë. /Telegrafi/
 
ishalla bohet diqka ....
veq me kete lobim qe eshte duke ebere ky far ministri von do te arrihet numri prej 100 shteteve te premtuara
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top