Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Lauri

Anunnak
Hoxhë Irfan Salihu për femrat e virgjëra, mjaltin, qumështin, arin dhe venën në Xhenet

Hoxhë Irfan Salihu, i cili para disa muajsh kishte bërë një deklaratë skandaloze për femrat e për të cilën ishte diskutuar edhe në Parlamentin e Kosovës, në një ligjëratë të postuar në YouTube ka folur gjerë e gjatë për botën e përtejme ose siç e quan ai xhenetin.

Mbi këtë temë ai flet si një ekspert, duke dhënë hollësi se çka përfiton ai që shkon në xhenet.

Sipas tij, secilit mysliman Zoti i falë dy femra të bukura, të cilat do të administrohen nga bashkëshortja që e kemi në këtë jetë, ndërsa ata që vdesin si 'muxhahid' i presin 72 bukuroshe që po ashtu komandohen nga gruaja që e kemi në këtë botë.

Të gjitha këto bukuroshe janë të virgjëra. E veçanta sipas specialistit Irfan Salihu është se ato asnjëherë nuk e humbin virgjërinë dhe çdo herë me to është sikur hera e parë.

Hoxhë Salihu, pos temës së femrave të cilës i përkushtohet më së shumti, në predikimin e tij flet edhe për të mirat materiale që na presin andej.

Përmend gota të arta, tekstilin më cilësorë për veshje, mjaltin që rrjedh, qumështin si lumë.

E ajo që është më interesante Hoxha thotë se atje si lumi do të rrjedhë edhe vera - diçka është rreptësisht e ndaluar për myslimanët në këtë botë.
/Express

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

i lumi ai qe eshte ne rruge te drejte e i mjeri ai qe eshte ne ate te gabuar.
 
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Sipas tij, secilit mysliman Zoti i falë dy femra të bukura, të cilat do të administrohen nga bashkëshortja që e kemi në këtë jetë, ndërsa ata që vdesin si 'muxhahid' i presin 72 bukuroshe që po ashtu komandohen nga gruaja që e kemi në këtë botë.

Të gjitha këto bukuroshe janë të virgjëra. E veçanta sipas specialistit Irfan Salihu është se ato asnjëherë nuk e humbin virgjërinë dhe çdo herë me to është sikur hera e parë.

Sa e modernizuar qenka kjo metoda e qepjes matan :hi::hi:

Cfare banaliteti i pazakonte. Dmth. Administrohen nga bashkshortja juaj :eek:hh:eek:hh:eek:hhHajde budallallek me brire hajde :eek:hh:eek:hhEdhe nese eshte e vertete kjo a dmth. se po shkoi burri ne xhenet duhet me shku detyrimisht edhe gruaja pffffffffffffffffffffffff :hi:
 
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Sa e modernizuar qenka kjo metoda e qepjes matan :hi::hi:

Cfare banaliteti i pazakonte. Dmth. Administrohen nga bashkshortja juaj :eek:hh:eek:hh:eek:hhHajde budallallek me brire hajde :eek:hh:eek:hhEdhe nese eshte e vertete kjo a dmth. se po shkoi burri ne xhenet duhet me shku detyrimisht edhe gruaja pffffffffffffffffffffffff :hi:
po nese njeriu ka arrit te bej nje qepje te ketille ne kete bote po pse spo u mundka ne boten tjeter kjo gje pa qepje fare?

e shume gjera ne shikim tuajin jane banalitet por ja qe ka gjera qe ju duket ashtu po ne realitet jane krejt ndryshe. kurse tek kjo thenia e fundit ke ardhe ne konkludim te gabuar i nderuar kjo eshte vetem mendim i juaji por jo edhe i islamit
 
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Njeriu duhet te shqetesohet si me e arrit Parajsen, dhe jo cdo gjeje atje e si do jete... O mjaft te futemi, dhe jemi te fituar.

p.s.Si gjithmone sh te avancuar ju te forumit. Akoma pa kap peshkun ne det vendosni tiganin ne zjarr, Lol
 
Redaktimi i fundit:

Moj na veq beme llafe rreth asaj se cfare na tha Hoxha. Psh. Pse duhet te shkoje burri me gjithe gruan atje? A eshte domosdoshmeri! Pastaj si tja bejme me 72 virgjereshat qe cdo nate ngelin te virgjera. Plus vera si lum. Qejf o qejf ner lula :foot:foot:foot:fluroze:Deri ktu per mrekulli po qa m'duhet gruaja mue me mu ba shefice e 72 virgjereshave andej :sherrxhi::sherrxhi:Ktu ma ka dredh pak ;)
 
Hajde Kitrra, vec ta kemi rrisk Xhenetin pa ti mos ki dert hic se atje ska as merzitje as hidhrim e asgje.... kshuqe dhe ky merak i joti qe tmos ta kesh gruan hiqet pa problem atje ;)
 
Falemneres se m'ki shliru :teleskop:tash s'mka met tjeter pos pa fije maraku mej ba plane e mej ba hyxhym punes se 72 -jave :plazh:se qe besa duan njefar organizimi dhe ato :plak:
 
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Dikush eshte thelluar pak se c'jane keta 72 "hyjrite" qe i presin te vdekurit mysliman ne boten tjeter??
Salomone ze nje vend jo te vogel ne Kuran... Pse te mos kete nje lidhje me 72 demonet e Salomonit..;)

demoni_zps212ff29f.png
 
Attachments

  • demoni_zps212ff29f.png
    demoni_zps212ff29f.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Hoxhë Irfan Salihu - Xheneti

Laur,duhet te dish dallimin e demon dhe virgjeresha gra....keshtuqe edhe pse do deshiroje ato demonat sdo jene per muslimanet por per dike tjeter
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top