Horror:Goditen 666 herë me thikë më pas hahen

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shokohet Moska. Katër adoleshentë janë goditur 666 herë me thikë dhe më pas janë ngrënë nga të rinj satanistë. Policia dyshoi menjeherë se krimi është bërë nga satanistë që adhurojnë djallin, pasi dhe mënyra e ekzekutimit ishte një ndër praktikat që ata ndjekin zakonisht. Secila nga viktimat është goditur 666 herë me thikë , numër i njohur i antikrishtit, dhe më pas është pjekur pas një kryqi dhe duke zhveshur skalpin e kokës. Viktimat ishin të moshës 16, 17 vjec, por policia dyshon se dhe autorët e krimit kanë po të njëjtën moshë. Katër adoleshentët u zhdukën në muajin qershor dhe quhen Anya Gorokhova, Olga Pukhova, Varya Kuzmina dhe Andrei Sorokin. Të dyshuar janë tetë adoleshentë 3 prej të cilëve, Ksenia Kuznetsova, Alexander Voronov dhe Anton Makovkin janë në arrest.
Ngjarja horror, që shokoi Moskën është botuar e shoqëruar madje me foto në numrin e sotëm të “The Sun” Sipas policisë satanistët kanë vrarë me thika një nga një të 4 viktimat dhe më pas i kanë pjekur dhe ngrenë njeri-pas tjetrit. Nuk dihet nëse të arrestuarit janë penduar për këtë krim makabër. “The Sun” shkruan dëshmitë në polici të disa prej të arrestuarve. “Satanai do të më ndihmojë pasi kam bërë shumë sakrifica për të”, thotë njëri prej tyre. “Hoqa dorë nga Zoti pasi nuk më bëri të pasur, por besova në Djall pasi ai po mi bënte gjerat realitet”.
Zbulimi i tmerrshëm i këtij lloj besimi 300 milje nga Moska ngjethi Rusinë. Kjo pasi shumë vrasje te pazbuluara dyshohet të jenë bërë nga sekte të tilla fetare. “The Sun” boton fotot e viktimave dhe të tre prej të arrestuarve si autorë të krimit. Në foton e dytë, është kryqi ku mendohet se të rinjtë satanistë kanë djegur 4 adoleshentët pasi i kanë goditur me thikë 666 herë, dhe i kanë ngrënë duke lënë në kryq vetëm skalpin e kokës.


Balkanweb​
 

Attachments

  • 1.jpg
    1.jpg
    44.9 KB · Shikime: 28
  • 2.jpg
    2.jpg
    77.1 KB · Shikime: 29
  • 3.jpg
    3.jpg
    20.4 KB · Shikime: 21
Bah, kan lujt menc njerzit.
 
Me shum e shpifur ta menosh se kan honger 6 njerez bahhhhhhhhhhh

perderisa jan satanista s'esht per tu habitur...kam degjuar qe ketu ne koh te enverit,mos gaboj,kishte njerez qe i pinin gjakun armiqve te 'popullit'........booooh :lexim:
 
perderisa jan satanista s'esht per tu habitur...kam degjuar qe ketu ne koh te enverit,mos gaboj,kishte njerez qe i pinin gjakun armiqve te 'popullit'........booooh :lexim:

Gjakun edhe e pin po qe te hash mishin !!
 
jan cmendur njerzit:(

si te hash njerez?!!

uff....ca duhet te lexojme:(
 
Adoloshenca eshte nje moshe ver8 shume delikate dhe kjo eshte nje nder format ekstreme te indoktrinimit.

Asnje meshire per krijuesit e ketyre cerdheve, sepse nuk na denim qe te shpaguaje kete krim kaq monstruoz. :(
 
bohhhh njerez te semuar!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top