Horoskopi mujor 2009

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Horoskopi mujor: Qershor 2009


dashi.gif

dashi
Dashuria
Qershori do te jete shume i lekundur ne fushen e ndjenjave. Marsi do te jete i pranishem ne shenjen tuaj dhe nuk duhet te cuditeni nese do te keni nje sjellje te cuditshme me partnerin tuaj.
Kjo mund te beje qe te lindin debate sidomos nese jeni duke kaluar nje periudhe kritike.

Te vetmuarit do te tentojne te krijojne lidhje te reja. Shendeti dhe Bukuria
Gjendja fizike do te jete e shkelqyer. Duke perfituarnga stina e veres do te ishte mire te fillonit te praktikonit ndonje sport.

Nuk duhet te lini pas dore shendetin sidomos ne dhjetediteshin e dyte te qershorit. Ushqimi i rende mund t'ju lere me pasoja dhe do te ndjeni shqetesime ne stomak.



demi.gif

demi
Dashuria
Venusi ne fushen e trete do te beje qe ndjenjat te jene ne plan te pare per ju. Kjo do te thote qe gjate ketij muaji do te kujdeseni me shume per partnerin dhe per lidhjen tuaj per ta bere ate sa me te bukur e te gjalle si ne sferen e ndjenjave ashtu edhe ne ate erotike.
Vera do ti sjelle fat edhe te vetmuarve, do te lindin takime sensuale dhe te kendshme. Shendeti dhe bukuria
Kete muaj do te ndjeni nje lodhje muskulare dhe do te ndjeheni ne forme jo te mire.
Eshte me mire te mos e teproni me aktivitetet sportive.


binjaket.gif

binjaket
Dashuria
Nese jeni ne cift dhe lidhja juaj nuk shkon mire eshe momenti qe kete muaj te vini ne vije te drejte gjerat.
Kush eshte ne kerkim te shpirtit binjak do te jete mjaft i favorizuar duhet vetem te mbaje syte hapur. Shendeti dhe Bukuria
Duhet te ruani kontrollin, kujdes nga aktivitet e perditshme dhe sidomos ato qe kekojne lodhje fizike. Mos u ekspozoni ne diell dhe perdorni krem solar.


gaforrja.gif

gaforrja
Dashuria
Venusi qe eshte tranzit ne shenje do te komplikoje jeten tuaj duke bere te mos arrini te kuptoni se cfare ndjeni ne dashuri.
Mos u cudisni nese idete tuaja nuk do te jene te qarta. Nje zenke me partnerin do ti jape me shume interes raportit.

Shendeti dhe bukuria
Marsi sygjeron te evitoni cdo situate stresi, ekspozimin ne diell dhe te mbani nen kontroll tensionin e gjakut.
Duhet te tregoni kujdes me fytyren per te siguruar keshtu nje pamje sa me te mire gjate muajit Qershor.

luani.gif

luani
Dashuria
Kete muaj Venusi ne fushen e 12 do te beje qe lidjhja juaj te jete shume romantike. Shkendijat do te ndezin zjerrin e dashurise.
Dikush nuk do te lejoje ti ike nga dora ndonje aventure e bukur.
Jeni vetem? vijuni punes nese ia keni vene syrin dikujt. Shendeti dhe Bukuria
Marsi do t'ju siguroje nje forme te shkelqyer fizike gjate gjithe muajit. perkushtojuni ndonje aktiviteti fizik.
Duhet te keni kujdes me regjimin e ushqimit sepse mund t'ju shkatoje probleme ne fytyre.


virgjeresha.gif

virgjeresha
Dashuria
Pas disa javeve te veshtira me ne fund lidhja juaj do te normalizohet. ne raortin ne cift do te mbizoteroje besimi i dyanshem dhe do te jeni mjaft te komunikueshem duke treguar edhe detajet me te vogla ashtu si i ka lezet dy te dashuruarve.
Qershori do te lumturoje edhe me te rinjte duke i vene ne kerkim te aventurave te reja.
Shendeti dhe Bukuria
Marsi kete muaj do t'ju siguroje nje forme fizike maksimale edhe pse do te keni mjaft impenjime ne pune. Kujdes me ushqimin dhe ndonje aktivitet sportiv do t'ju qetesonte.



peshorja.gif

peshorja
Dshuria
Dashuria do te jete ne qender te mendimeve tuaja. Nese jeni vetem do te bini pre e nje takimi magjik dhe nuk eshte e cuditshme te dashuroheni duke gezuar romantizmin e diteve tuaja.
Nese keni nje partner qe me zor kuptoheni atehere raporti nuk do te jete edhe aq shume i kendshem gjithsesi gjerat do te ndryshojne.
Ndonje aventure?
Mbase nuk eshte ide e mire. Shendeti dhe Bukuria
Do t'ju shoqeroje nje periudhe lodhjeje kete muaj, nuk do te mund te mbeshteteni ne energjite tuaja dhe kjo mund t'ju bej nervoz.
Venusi ju keshillon te keni pak me shume kujdes per shendetin dhe do t'ju ndihmoje te kaloni nje periudhe jo te lehte si ne sferen fizike dhe ate psikologjike.


akrepi.gif

akrepi
Dashuria
Ju pret nje muaj mjaft i bukur sidomos ne dashuri fale Venusit ne fushen e nente. do te jete nje periudhe e mrekullueshme per ata qe kane nje marredhenie ne cift, do te plotesoni shume deshira dhe do te jetoni ne paqe me partnerin.
Jeni vetem??
Ka ardhur momenti per te vene ne prove aftesite tuaja nese mund te beni per vetet te tjeret. Shendeti dhe Bukuria
Kete muaj do te keni te gjithe energjine e nevojshme per tu perqendruar ne pune. Per te qene ne forme mund te beni ndonje aktivitet sportiv.
Beni kujdes ne tavoline.


shigjetari.gif

shigjetari
Dashuria
Deshironi dicka me shume nga jeta juaj sentimentale? Per kete duhet te shkoni ne kerkim te emocioneve te reja qe do t'ju japin nje shije te re dhe energji qe nuk i keni provuar ndonjehere.
Te permbushni kete deshire nuk do te jete e veshtire sepse Marsi eshte kthyer nga ju per te bere sa me pasionant marredhenien ne cift.
Jeni vetem?
Ndonje njohje e re mund te kete nje fund te mire. Shendeti dhe Bukuria
Do te jeni ne nje forme fizike te shkelqyer, Marsi do t'ju dhuroje gjithe energjite e kesaj bote dhe kjo do te beje te jeni me aktiv ne aktivitetet e perditshme dhe ato fizike. Shendeti nuk do t'ju sjelle probleme.


bricjapi.gif

bricjapi
Dashuria
Do te jeni te gatshem te shprehni ndjenjat, duke degjuar me kujdes partnerin tuaj dhe duke e kenaqur ne gjithcka.
do ta kuptoni se duhet fare pak per ti dhene akoma me shume jete marredhenies suaj sidomos nese kohet e fundit keni patur shenja lodhjeje.
Dikush qe aktualisht eshte vetem mund te lere koken pas ndonje takimi te papritur. Shendeti dhe Bukuria
Qershori nuk do te jete muaji me i mire persa i perket formes suaj fizike. Do te ndjeheni te lodhur, do te ishte mire te benit disa dite pushim.
Duhet te beni kujdes me ushqimin, mund te ndjeni diegje ne stomak. Do te benit mire ti parandalonit keto me ndonje diete te lehte.



ujori.gif

ujori
Dashuria
Nje erotizem intensiv do t'ju shoqeroje per gjate gjithe muajit qe do te forcoje akoma me shume marredhenien me partnerin. Pra lidhja juaj do te jete e qete dhe nuk do te kete vend per dyshime dhe zenka Shendeti dhe Bukuria
gjendja juaj psikofizike ne muajin qershor do te vihet ne prove nga situata te ndryshme.
Shume nga ju do ta kene te nevojshme te praktikojne ndonje sport qe te perballojne dhimbjet muskulare dhe oret e zgjetura ne pune.


peshqit.gif

peshqit
Dashuria
Perfitoni nga tranziti i planeteve ne fushen e peste per te bere disa pushime me partnerin tuaj duke bere dicka te kendshme dhe te cmendur. do te jete dicka e vlefshme, Kini besim!
Te vetmuarit do te kene mundesi te kene disa takime erotike dhe dikujt mund ti shpetoje ndonje dashuri e mundshme. Shendeti dhe Bukuria
Do te jeni shume energjik dhe plot jete
Keni kujdes nga ndryshimi i ambientit, nga ajri i ftohte ne te ngrohte dhe e kunderta.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Horoskopi mujor: Korrik 2009

Dashi


Karriera: Në vend të punës, gjatë këtij muaji do ta preferonit pushimin vjetor. Mungesa e motivit në punë, mund të ndikojë që të bëni gabime të pafalshme në punë. Pra, gjatë qershorit duhet të jeni më të disiplinuar në punë – në mënyrë që të shmangeni nga gabimet eventuale që mund t’i bëni. Megjithatë, mos mendoni se problemi qëndron vetëm të ju, sepse gjërat nganjëherë komplikohen vetvetiu. Zgjidhja për këtë është durimi. Sidoqoftë, në aspektin financiar nuk do të qëndroni keq – por nuk duhet të investoni.


Partneri: Nëse në punë gjërat komplikohen, në dashuri do të këndohet një tjetër këngë. Problemi i vetëm që mund të lindë është se do të kërkoni perfeksionizëm. Por, nëse i pranoni gabimet tuaja dhe ato të të tjerëve, atëherë çdo gjë do të ecën mirë. Personat e lirë do të kërkojnë partner, por edhe do të kënaqen me lirinë që kanë si beqar.

Demi


Karriera: Në punë do të jeni promotor i suksesit të firmës. Një punëtor sikur ju do të dëshironte secili shef. Pra, gjatë qershorit do të përfitoni mjaft bonuse tek eprorët tuaj, megjithatë, duhet të jeni edhe të kujdesshëm, sepse mund t’i ngatërroni prioritetet. Nuk duhet të përpiqeni t’i zbatoni një mijë ide përnjëherësh – por t’i kryeni obligimet një nga një. Sidoqoftë, në përgjithësi mund të thuhet se ky muaj do t’ju sjellë suksese në punë, respektivisht në karrierë. Sukses mund të kenë edhe ata që janë në kërkim të punës.


Partneri: Gjatë këtij muaji do të përpiqeni të sillni gjallëri në jetën tuaj bashkëshortore. Do të keni elan të mjaftueshëm për ndryshime, dhe për ta thyer monotoninë. Pra, kreativiteti juaj mund të bëjë që bashkë me partnerin të kaloni çaste shumë të lumtura. Personat e lirë duhet të koncentrohen tek një person dhe jo të shpërndahen në të katër anët.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Binjakët


Karriera: Nuk e keni problem të punoni me njerëz të rinj, dhe as t’ju jepni dorë atyre që ju nevojitet ndihma – por gjithsesi do të kërkoni që ta udhëhiqni punën – së paku në mënyrë të tërthortë. Prej datës 11 deri më 26 qershor do t’ju mungojë vullneti për punë. Në këtë periudhë vullnetin do të zëvendësoni me disiplinë dhe në këtë mënyrë do të dilni sërish të suksesshëm. Sidoqoftë, qershori nuk do t’ju sjellë ndryshime të mëdha në karrierë – por nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju lënë pas dore.


Partneri: Gjatë këtij muaji do të jeni të bindur se jeta juaj bashkëshortore po funksionon për mrekulli – por kjo do të ndodhë vetëm nëse arrini që ta mbani optimizmin në jetë dhe t’i plotësoni dëshirat e partnerit, ose t’i kuptoni ato. Personat e lirë të kësaj shenje me shpejt do të gjejnë një shok/shoqe sesa një partner - por kjo shoqëri dikur mund të shndërrohet në dashuri.

Gaforrja


Karriera: Kjo do të jetë një periudhë kur do t’ju mungojë koncentrimi në punë dhe do të jeni të detyruar të shpenzoni dyfishin e energjisë për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Pra, ju pret një ritëm i ngadalshëm në punë, që mund t’ju bëjë të dyshoni se diçka nuk është duke funksionuar siç duhet. Megjithatë, nëse tregoheni të durueshëm, atëherë karriera juaj do të marrë përpjetën dhe do të hyni në një fazë më të relaksuar në karrierë. Nga kjo gjendje mund të shmangeni duke iu përkushtuar më shumë dashurisë.


Partneri: Qershori do të sjellë një tjetër motiv në jetën tuaj bashkëshortore. Përpiquni që gjatë këtij muaji të shmangeni nga problemet dhe t’i përkushtoheni partnerit – në këtë mënyrë do të përjetoni një muaj përplot lumturi. Personat e lirë të kësaj shenje, do të jenë të pritur të mbyllen në vetmi, ndërsa duhet të veprojnë krejtësisht ndryshe.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Luani


Karriera: Përkundër vapës dhe kohës së pushimeve do të gjeni mjaft motivim për t’u angazhuar në punë. Edhe në kolektiv do të gjeni mirëkuptim – në fakt, mirëkuptimi do të jetë shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin që do t’ua ofroni kolegëve tuaj. Nëse keni ndonjë plan në kokë, një projekt të ri, atëherë është koha e duhur për ta shpalosur atë. Nëse dini ta shfrytëzoni momentin, atëherë, ju pret një muaji i suksesshëm në karrierë. Edhe në aspektin financiar ju pret një fazë e lumtur, sidomos prej 9 deri më 17 qershor.


Partneri: Të relaksuar do të arrini të kaloni një muaj të këndshëm me partnerin. Pra, edhe në dashuri duhet të ofroni bashkëpunim – i cili do t’ju shpaguhet me përkushtimin që do ta tregojë partneri ndaj jush. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të koncentruar dhe përplot mirëkuptim – gjë që mund të sjellë në jetën e tyre personin e ëndrrave.


Virgjëresha


Karriera: Perfeksionizmi juaj në punë është i paparë, mirëpo kjo mund të mos kuptohet mirë nga kolegët tuaj në punë. Kjo nevrikosje e bashkëpunëtorëve do t’ju bëjë të ndjeheni fajtor dhe njëkohësisht edhe të ngarkuar. Sidoqoftë, do të arrini t’ua bëni të qartë gjithëve se ju nuk jeni superhero, apo një njeri perfekt – por një person i përpiktë, që nuk u frikësohet trillimeve. Pra, duhet të ballafaqoheni me “konkurrencë” por duke pritur momentin tuaj.


Partneri: Edhe në dashuri do ta kërkoni perfeksionimin – madje, do të jeni mjaft kritik edhe ndaj partnerit. Nëse kjo është e panevojshme, atëherë lidhja tuaj vetëm sa do të zbehet pa nevojë. Pra, jepni fund këtyre kritikave, përcjelljeve dhe perfeksionimit – dhe kthehuni kah realiteti. Personat e lirë do të rrëmbehen nga dashuria e gjinisë së kundërt.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Peshorja


Karriera: Gjatë këtij muaji mund t’ju mungojë motivi për punë, megjithatë, nuk duhet të lejoni t’i humbisni të gjitha ato që i keni krijuar, respektivisht reputacionin që keni krijuar në kolektiv. Duke i injoruar obligimet tuaja, duke i kryer punët shkel e shko, vetëm sa mund t’i dëshmoni kolektivit se ju nuk e meritoni atë vend-pune. Për këtë shkak, duhet të tregoheni më të sinqertë me vetveten, sepse kjo periudhë e vështirë nuk do të zgjasë shumë – prej datës 19 qershor e tutje, çdo gjë do të kthehet në normale.


Partneri: Qershori për ju do të sjellë disa të papritura, por të gjitha telashet do t’i zgjidhni me lehtësi. Po ashtu duhet të shfrytëzoni kohën e lirë, për të qëndruar më afër partnerit. Këtë fazë të lumturisë do ta keni deri më 21 qershor. Personat e lirë mund të kërkojnë partnerin e jetës prej datës 4 deri më 21 qershor.

Akrepi


Karriera: Nëse gjatë gjithë muajit angazhoni 100% të energjisë tuaj, atëherë, në fund të muajit do të jeni krenar me sukseset që do t’i arrini. Për kah natyra jeni gjeni, të sigurt në vetvete si dhe i kuptoni përparësitë dhe prioritetet. Kjo ju jep mundësi të dini ku të investoni mundin tuaj. Po ashtu, bisedat e ndryshme dhe shpalosja e ideve që keni në kokë mund t’ju shpijnë në ujërat tjetër fare të biznesit, që po ashtu do t’ju sjellin sukses të konsiderueshëm. Nuk do mend se kjo është edhe mënyra më e mirë për të përmirësuar pozitën tuaj financiare, në këto ditë vape.


Partneri: Nga ju në qershor mund të pritet shumë. Thjesht, nuk jeni një person i cili fut duart në xhepa dhe pret se çfarë do të ndodhë. Ju dëshironi që çdo gjë të përjetoni dhe e dini si të bëheni aktiv në jetën tuaj bashkëshortore. Po ashtu, mos i kurseni komplimentet për partnerin tuaj. Personat e lirë, duhet t’i heqin qafe partnerët potencialë që nuk janë të dëgjueshëm.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shigjetari


Karriera: Falë bashkëpunimit të mirë në kolektiv dhe angazhimit të duhur, në këtë periudhë mund të llogaritni në befasi të këndshme në punë, nga të cilat nuk duhet të frikësoheni. Ju veproni krye në vete kur bëhet fjalë për ndryshime, dhe është më mirë kështu, sepse njëherë i dëgjoni të tjerët pastaj vendosni për atë që ju përshtatet. Megjithatë, mund të këtë telashe financiare, sepse tentoni t’i blini gjërat që nuk ju nevojiten. Para se të blini ndonjë gjë, ndaluni dhe mendoni – nëse vërtetë ju duhet.


Partneri: Momentalisht, planeti i Venerës ju mbështet në aspektin e dashurisë. Pra, gjatë korrikut do të keni mjaft befasi nga ana e partnerit. Sidoqoftë, mos u mundoni t’i kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni fleksibël ndaj këtyre befasive. Personat e lirë të kësaj shenje i pret një muaj përplot befasi dhe fat – e ndoshta edhe një dashuri e re e planifikuar.

Bricjapi


Karriera: Synimi juaj për të arritur përparim në karrierë ose avancim në punë, mund të mos jetë i suksesshëm këtë muaj, sepse yjet ju japin një mbështetje mesatare. Pra, mos prisni që në qershor t’ju ndodhë diçka e madhe në karrierën tuaj. Durimi dhe përkushtimi në punë është çelësi i suksesit tuaj. Dhe përderisa për shigjetat të tjera astrologjie, një ritëm i tillë i jetës do të sillte hidhërim dhe nervozë, juve kjo gjë ju kalitë dhe ju sjellë dobi – por edhe lumturi, sepse kënaqeni kur arrini diçka me djersen tuaj.


Partneri: Po që se edhe këtë muaj vazhdoni të jetoni në iluzione, atëherë, nuk do të mund të ndryshoni asgjë. Vetëm me bisedë të shtruar dhe sinqeritet do të mund të arrini të kuptoni realitetin – por edhe ta shijoni lumturinë e duhur. Personat e lirë të kësaj shenje gjatë muajit qershor më shumë do të jetojnë në ëndrra sesa në realitet.
 
Redaktimi i fundit:

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ujori


Karriera: Frustrimi në punë mund të lindë atëherë kur të tjerët nuk do të reagojnë njësoj si ju, kur bëhet fjalë për kryerjen e obligimeve. Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur të mos bëheni cikërrimtar dhe të përpiqeni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. Pra, ndihmoni dhe mos kritikoni. Megjithatë, përpiquni që, në mënyrë indirekte, t’i dëshmoni shefit sa vleni në të vërtetë. Po ashtu muaji qershor është ideal që ju të filloni një biznes të ri, ose dhe t’i shpalosni idetë që keni në kokë – vetëm gjeni njerëz të duhur për t’ju dëgjuar.

Partneri: Gjatë këtij muaji dukja e partnerit nuk do të jetë shumë e rëndësishme për ju, por thjesht mençuria e tij. Me një fjalë, do të kërkoni më shumë bisedë, më shumë kohë të kaluar së bashku, qoftë edhe nëpërmjet aktiviteteve kulturore apo gjëra të ngjashme. Personat e lirë të kësaj shenje mund të takojnë personin e ëndrrave në vende publike.


Peshqit


Karriera: Gjatë muajit qershor duhet të keni kujdes të shtuar sepse mund të bini në telashe me eprorët tuaj në punë. Prirja juaj për t’u rebeluar dhe për t’i marrë punët në duart tuaja, kësaj radhe mos të mos pi ujë. Megjithatë, kur nuk ia arrini qëllimit, ju dorëzoheni, dhe mu për këtë shkak vështirë se mund të mbërrini diçka të vërejtshme në karrierë gjatë këtij muaji. Përpiquni ta frenoni temperamentin tuaj, ndërsa nga data 4 deri më 17 qershor ju pre një periudhë e mirë financiare.

Partneri: Do të gjendeni në një situatë delikate, sepse herë do të gjeni përplot lumturi dhe herë-herë edhe hidhërime. Edhe në dashuri përpiquni ta kontrolloni temperamentin tuaj dhe në këtë mënyrë do të arrini më shumë. Personat e lirë të kësaj shenje, nuk e kanë momentin e duhur për ta kërkuar partnerin e jetës.

shqiperia.com
 

sensuu

sweet
V.I.P
Luani


Karriera: Përkundër vapës dhe kohës së pushimeve do të gjeni mjaft motivim për t’u angazhuar në punë. Edhe në kolektiv do të gjeni mirëkuptim – në fakt, mirëkuptimi do të jetë shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin që do t’ua ofroni kolegëve tuaj. Nëse keni ndonjë plan në kokë, një projekt të ri, atëherë është koha e duhur për ta shpalosur atë. Nëse dini ta shfrytëzoni momentin, atëherë, ju pret një muaji i suksesshëm në karrierë. Edhe në aspektin financiar ju pret një fazë e lumtur, sidomos prej 9 deri më 17 qershor.


Partneri: Të relaksuar do të arrini të kaloni një muaj të këndshëm me partnerin. Pra, edhe në dashuri duhet të ofroni bashkëpunim – i cili do t’ju shpaguhet me përkushtimin që do ta tregojë partneri ndaj jush. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të koncentruar dhe përplot mirëkuptim – gjë që mund të sjellë në jetën e tyre personin e ëndrrave.


Virgjëresha


Karriera: Perfeksionizmi juaj në punë është i paparë, mirëpo kjo mund të mos kuptohet mirë nga kolegët tuaj në punë. Kjo nevrikosje e bashkëpunëtorëve do t’ju bëjë të ndjeheni fajtor dhe njëkohësisht edhe të ngarkuar. Sidoqoftë, do të arrini t’ua bëni të qartë gjithëve se ju nuk jeni superhero, apo një njeri perfekt – por një person i përpiktë, që nuk u frikësohet trillimeve. Pra, duhet të ballafaqoheni me “konkurrencë” por duke pritur momentin tuaj.


Partneri: Edhe në dashuri do ta kërkoni perfeksionimin – madje, do të jeni mjaft kritik edhe ndaj partnerit. Nëse kjo është e panevojshme, atëherë lidhja tuaj vetëm sa do të zbehet pa nevojë. Pra, jepni fund këtyre kritikave, përcjelljeve dhe perfeksionimit – dhe kthehuni kah realiteti. Personat e lirë do të rrëmbehen nga dashuria e gjinisë së kundërt.



ja paska futur kot :(
 

ida angel

:)
V.I.P
Mire mire Ujori............po per partin nuk ka ndonje horoskop...keshtu si po behen gjerat na bene te padurueshem sikur kemi lind shtatanik :D
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shigjetari


Karriera: Falë bashkëpunimit të mirë në kolektiv dhe angazhimit të duhur, në këtë periudhë mund të llogaritni në befasi të këndshme në punë, nga të cilat nuk duhet të frikësoheni. Ju veproni krye në vete kur bëhet fjalë për ndryshime, dhe është më mirë kështu, sepse njëherë i dëgjoni të tjerët pastaj vendosni për atë që ju përshtatet. Megjithatë, mund të këtë telashe financiare, sepse tentoni t’i blini gjërat që nuk ju nevojiten. Para se të blini ndonjë gjë, ndaluni dhe mendoni – nëse vërtetë ju duhet.


Partneri: Momentalisht, planeti i Venerës ju mbështet në aspektin e dashurisë. Pra, gjatë korrikut do të keni mjaft befasi nga ana e partnerit. Sidoqoftë, mos u mundoni t’i kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni fleksibël ndaj këtyre befasive. Personat e lirë të kësaj shenje i pret një muaj përplot befasi dhe fat – e ndoshta edhe një dashuri e re e planifikuar.

paskam pun ket muaj un...:D.:dance:
 

Ghost

Anëtar i Nderuar
Duhet t'jesh kogja i vjeter ta percjellesh horoskopin ?
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top