Historike! Obama zbret në Kubë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka mbërritur në Kubë së bashku me Zonjën e Parë, Michele. Regjimi kuban i rezervoi një pritje me tapet të kuq presidentit amerikan.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nis nga baza ajrore “Andrews” jashtë Uashingtonit drejt Havanës, ku vetëm pamja e avionit presidencial ikonë “Air Force One” që prek tokën e shtetit komunist, deri para pak kohësh do të ishte krejtësisht e paimagjinueshme.

Udhëtimi i tij treditor, i pari i një kreu amerikan të shtetit në Kubë në 88 vjet, përbën pikën kulmore të hapjes diplomatike që Obama dhe homologu i tij kubanm Raul Castro, njoftuan dhjetorin e 2014-s.

Presidenti amerikan, njeriu që braktisi politikën dhjetëra vjeçare amerikane të izolimit të Kubës, tani kërkon ta bëjë këtë afrim të pakthyeshëm. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve vazhdon të hasë megjithatë në pengesa të mëdha./f.g/noa.al/
obamaa-.jpg
 
Titulli: Historike! Obama zbret në Kubë

Zbriti coca cola ne kuba..:)
 
Titulli: Historike! Obama zbret në Kubë

Tani, ngadale por sigurte, e fut komplet nen sqetull amerika.

Debakel per Rusine ky lajm.
 
Back
Top