Historia tronditëse e 19-vjeçares që u mbajt si “skllave seksi” nga ISIS

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 13.01.2015 22:40

largea_hamsheja1421185212.jpg


E ulur në një dysheme të pistë, e veshur me një vell të zi që iu dha nga shefi i tyre, Hamshe i ka sytë e mbushur me lot dhe vështrimin e turbullt. ثshtë e para “skllave seksi” që ka pranuar të flasë për gazetarët dhe të tregojë para kamerave historinë e saj 28 ditore në duart e ushtarëve të Shtetit Islamik. Hamshe është 19 vjeçare, por e kaluara e saj është një makth. Kur verën që kaloi, ISIS shkatërroi fshatin e saj të mbushur me besimtarë yazidi, rrëmbeu të gjitha gratë. Ajo u tërhoq zvarrë nga shtëpia e saj bashkë me burrin dhe fëmijën e vogël. Në atë kohë ajo u dhuna edhe pse ishte shtatzënë. Me arritjen e në fshat të xhihadistëve, ndanë veç e veç gratë me burrat. Të parat u kthyen në “skllave seksi” ndërsa të dytët në ushtarë ose të vdekur. Ishte ai momenti kur Hamshe pa për herë të fundit burrin e saj. Vetëm me vështrim i thanë njëri tjetrit “mirupafshim” ndërsa atë e tërhiqnin zvarrë për ta dërguar në betejë, ku edhe gjeti vdekjen kohë më vonë. Vajza dhe fëmija i saj, si të gjitha gratë u shpërndanë në duart e ushtarëve. Disa u shitën, të tjera iu dhuruan ushtarëve si shpërblim për angazhimin e tyre në xhihad.

Hamshe3.jpeg


“Secili prej tyre mori një vajzë yazidi”, - tregon Hamshe. “Një burrë më mori në shtëpinë e tij dhe më mbylli në një dhomë duke më kërcënuar se nuk do të më jepte as bukë dhe as ujë nëse do të refuzoja të martohesha me të. Vajzat e tjera i detyruan të jepnin gjak për ushtarët e plagosur. Cili “zot” i lejon këto veprime?”

Hamshe2.jpeg


Ndërsa sytë i mbushen sërish me lot Hamshe merr kurajë dhe tregon largimin e saj nga tmerri. “Një natë djali u zgjua dhe kërkoi ujë. U ngrita dhe pashë që të gjithë rojet po flinin. Mora djalin në krahë dhe një shishe me ujë dhe u largova fshehurazi. Eca për 4 orë derisa takova një arab që më mbajti në shtëpi për 3 ditë përpara se të më shoqëronte në Peshmerga ku vëllai im erdhi dhe më mori në shtëpi.

Hamshe1.jpeg
 
Back
Top