Historia e Kennedy-t, njeriu që na bëri të ëndërronim Hënën dhe pastaj na e dha

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Historia e Kennedy-t, njeriu që na bëri të ëndërronim Hënën dhe pastaj na e dha

1-12.jpg


Më 22 nëntor të vitit 1963, disa të shtëna i japin fund jetës së John Fitzgeralg Kennedy, presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1.036 ditët e tij si president ndryshuan historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe të botës, edhe në shkencë. Bëri të ëndërrojnë më shumë se një brez njerëzish.


Në të gjitha ditët e tij si president, SHBA u përball me sfida të rëndësishme, që nga fillimi i programit të hapësirës, te kriza e raketave të Kubës që sollën botën në prag të Luftës së III Botërore deri te beteja e madhe politike kundër racizmit dhe varfërisë.

Kennedy u zgjodh me një program ambicioz: Ta çonte Amerikën në një nivel tjetër, drejt kufijve të shpresave dhe ëndrrave të parealizuara. Përtej këtij kufiri janë zonat e paeksploruara të shkencës dhe hapësirës, problem të pazgjidhura të paqes dhe luftës, injorancës dhe paragjykimit.

2-8.jpg


1-Në tetor të vitit 1962, Kennedy dhe homologu i tij rus, Nikita Hrushovi, u përballën me krizën e raketave të Kubës që do të rrezikonin të çonin botën në prag të një lufte botërore. Pasi shmangën rrezikun, dy presidentët themeluun një korrespondencë të fshehtë, në kërkim të një marrëveshjeje për çarmatim bërthamor. Në tetor të vitit 1963, Kennedy udhëtoi për në Moskë për të nënshkruar traktatin për ndalimin e testimit të armëve te nëndheshme bërthamore, duke kufizuar rreziqet për mjedisin.

3-9.jpg


2 – 26 Qershor 1963 John Kennedy
shkoi në një vizitë zyrtare në Berlinin Perëndimor, ku Rudolph Wilde Platz, para mijëra njerëzve bëri një nga fjalimet e tij më të famshme: “Dy mijë vjet më parë krenaria më e madhe ishte të thoje “jam një qytetar romak”. Sot në botën e lirë, krenaria më e madhe është të thuash “unë jam një berlinez”. Të gjithë njerëzit, kudo që janë, janë qytetarë të Berlinit”. Këto fjalë të shqiptuara me forcë ishin përgjigja amerikane për ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961 që e kishte ndarë Gjermaninë në dy pjesë.

4-8.jpg



3- Edhe dy vëllezërit e vegjël të John Kennedy-t
, Robert dhe Eduard, hynë në karrierën politike. Robert ishte ministri i tij i Drejtësisë, një pozicion që iu la për të ndjekur penalisht mafiozët si sindikalisti Jimmy Hoffa dhe të ndiqte integrimin e afrikano-amerikanëve. Në vitin 1968, ai kandidoi për t’u bërë kandidat i Partisë Demokratike. Por një atentat i ndërpreu karrierën. Eduard u zgjodh në Senat pa ndërprerje nga viti 1964 deri në vitin 2008. Një vit më vonë ai vdiq.

5-7.jpg


4- Janë shkruar shumë faqe për lidhjen klandestine mes Marilyn Monroe dhe vëllezërve Kennedy.
Në 19 maj 1962, Marilyn surprizoi JFK, duke kënduar në publik një version seksi të “Happy Birthday”. Një nga supozimet në lidhje me vdekjen e saj të ndodhur pak muaj më vonë është se diva kishte kërkuar t’i jepte fund jetës pasi Presidenti nuk i përgjigjej ndjenjave të saj.

5- 25 maj 1961, Presidenti John Kennedy njoftoi gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se deri në fund të dekadës, SHBA-ja do të dërgonte një njeri në Hënë.

6-7.jpg


Vendimi i Kennedy-t – më ambiciozi dhe më i guximshmi – lindi edhe për arsye politike. Në përgjithësi, Kennedy ndjente shumë presion për shkak të garës hapësinore që ekzistonte mes SHBA-së dhe Rusisë. 4 vite pas nisjes së një sateliti artificial në vitin 1957, kozmonauti rus Juri Gagarin u bë njeriu i parë që fluturoi në hapësirë. Ishte 12 prill 1961 dhe Shtetet e Bashkuara ishin në ndjekje të një aventure hapësinore që u bë nga Alan Shepard më 5 maj 1961, një fluturim i shkurtër suborbital që ishte vetëm një përpjekje e kotë për t’ia kaluar sovjetikëve. Pasi u konsultua me zëvendës presidentin Johnson dhe administratorin e NASA-s James Vebb, Kennedy vendosi që të bëhej një udhëtim në Hënë, që nga pikëpamja teknologjike dukej shumë e vështirë. Dhe për këtë arsye, ideja e Kennedy për të fluturuar në Hënë u pa gjithnjë si një Luftë e Ftohtë e politikës. Vendimi u peshua shumë kohë para se të bëhej publik. Dhe kur u aprovua, u shndërrua në një përpjekje të madhe në aspektin financiar, teknologjik dhe njerëzor. Qëllimi i Kennedy-t u arrit më 20 korrik 1969, 164 para skadimit të premtimit të Presidentit.

7-6.jpg


6-Edgar Hoover mori postin e drejtorit tek FBI
nga viti 1935 deri në vitin 1972. Pavarësisht konflikteve me Bob Kennedy-n, ai e mbajti rolin edhe gjatë viteve të presidencës së JFK.

Disa historianë dyshojnë se duke përfituar nga pushteti i tij, Hoover kishte grumbulluar shumë dosje konfidenciale mbi presidentin Kennedy dhe familjen e tij. Në këto dosje bëhej fjalë edhe për marrëdhënie të tjera ekstra-martesore të Kennedy me aktore të famshme si Marilyn Monroe dhe Angie Dickinson.

8-5.jpg


7- 28 gusht 1963, 250 mijë amerikanë u bashkuan në një marshim paqësor në Uashington të nxitur nga udhëheqësit e Lëvizjes për të Drejtat Civile, ku dhe Martin Luter King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”.

Protestuesit i kërkonin qeverisë një projekt-ligj që do t’i jepte fund ndarjes së të bardhëve dhe zezakëve, dhe kërkonin paga më të mira për punëtorët. Kennedy, që nga fillimi e kundërshtoi marshimin për çështje të prishje të rregullit publik, përfundoi duke e mbështetur çështjen. Dhe në fund takoi Luter Kingun dhe liderët e tjerë. Por nuk arriti t’i shihte në kohë frytet e punës. Akti për të Drejtat Civile, u miratua në qershor të vitit 1964, shtatë muaj pas vdekjes së tij.

9.png


8- 22 nëntor 1964, John dhe Jaqueline Kennedy kryejnë një vizitë zyrtare në Dallas të Teksasit, ku të shoqëruar nga guvernatori John Connally dhe nga bashkëshortja e tij, hipin mbi një limuzinë për turin presidencial. Ky ishte udhëtimi i fundit i JFK, ndërkohë që përshëndeste turmën, disa plumba e goditën në kokë, duke i shkaktuar një plagë që më vonë i solli vdekjen.

10-6.jpg


9- Në vitin 1991, 30 vite pas ngjarjeve të Dallasit, regjisori Oliver Stone nxorri filmin “JFK-një çështje ende e hapur”, ku nëpërmjet hetimit të prokurorit Jim Garrison, sjell tezat zyrtare që kishin të bënin me vrasjen.

Sipas raporti zyrtar ai që qëlloi ishte Lee Harvey Osvald, një person jo mirë mendërisht, dhe këtë e kishte bërë pa ndihmën e askujt. Osvald në të vërtetë nuk e rrëfeu kurrë vrasjen dhe u vra dy ditë pas arrestimit, dhe kështu mori me vete shumë pyetje pa përgjigje.

Sipas tezës së Stone, bëhej fjalë për një komplot të shërbimeve sekrete me bashkëpunimin e mafies dhe udhëheqësit ushtarakë që mbështetën luftën në Vietnam.


11.png


10- Komisioni i fundit zyrtar që u mor me çështjen e vrasjes së Kennedy-t u krijua në vitin 1992. Në raportin e saj final lexohet që: “Shumë kohë përpara vitit 1978, Presidentin Johnson, Robert Kennedy, dhe katër anëtar të Komisionit Warren ekspozuan në një farë mënyre, edhe pse jo zyrtarisht, skepticizmin në lidhje me konkluzionet themelore të Komisionit”.

Edhe pse hetimet e tjera zyrtare konfirmuan konkluzionet e tij, Komisioni Warren është akuzuar se ka shkatërruar dokumentet dhe dëshmitë e dobishme për hetimin./Focus/T. Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top