Historia e fotove nudo të Simone De Bovuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Historia e fotove nudo të Simone De Bovuar

Historia e pamundur e dashurisë me Nelson Algren

foto2“Nelson, dashuria ime… U preka thellësisht kur lexova në letrën tuaj, se ju më doni në të njëjtën mënyrë si sytë e mi shohin sytë tuaj, dhe se rruga ku ecni është e njëjta rrugë që shoh…Kam pasur gjithnjë të njëjtët sy, por asnjëherë nuk kam dashur dikë në këtë mënyrë, sa ndjej ethe dhe paqe…Nuk mendoja se do të më ndodhte ndonjëherë diçka e tillë.
Ndihesha grua në krahët e tua dhe kjo do të thoshte shumë për mua. S’mund të kërkoja asgjë më tepër. Thjesht eja tek unë i dashur dhe më shtrëngo fort, ngadalë dhe pafund. Jam duke pritur për duart e tua, jam duke pritur për ty…”.
Më 30 tetor të vitit 1947, në skrivaninë e saj, e veshur me një fustan të lehtë, Simone de Beauvoir, i shkruante këtë letër Nelson Algren, romancier amerikan, duke i treguar se sa shumë i mungonte. As Parisi dhe as Sartri nuk e mbushnin më këtë grua sa vështrimi i Nelson që ishte mijëra kilometra larg. Ishte 41 vjeçe. “I dashuri im i çmuar në اikago, unë mendoj për ju në Paris. Më mungon”, shkruante më 18 maj të po atij viti. Më vitin 1947, Simone de Beauvoir udhëtoi drejt SHBA-së për të marrë pjesë në një konferencë për ekzistencializmin.
Gruaja që vite më parë ishte tërhequr nga një burrë thjesht nga mendja e tij, nuk e mendonte se ky udhëtim do të ndryshonte përgjithmonë konceptin e saj për dashurinë. Ajo nuk do të ishte më një grua e fortë, por një grua që thyhej. Nelson e kishte njohur atë përmes teksteve të gjatë për ekzistencializmin, teorive për lirinë e grave dhe mendjen e lirë.
Kur preku duart e saj për herë të parë në sallën e konferencës, ai e kuptoi se kjo grua do ta përfshinte dhe me brendësinë e saj. Algren nuk priti gjatë për t’i shprehur tërheqjen që ndjeu, duke e goditur De Beauvoir në një terren tek i cili ajo nuk ishte një zotëruese e mirë. Ai e ftoi për darkë që atë mbrëmje dhe pas mesnatës ajo ishte në krahët e tij. Dukej sikur kjo franceze kishte zbritur papritur në një skenë teatri dhe i ishte besuar një rol i panjohur më parë, por që po e bënte kaq të lumtur.

foto2-5.jpg


Ajo do të zbulojë atë çfarë është tronditëse për një grua, dashurinë mashkullore, vrullet e romantizmit, furitë dhe emocionet fëmijënore. Orët e gjata të kaluara në apartamentin e tij, Beauvoir dëshironte të mos mbaronin kurrë. Kur u kthye në Paris ajo nuk ishte më e njëjta. Donte të linte gjithçka dhe të shkonte sërish në اikago. اdo ditë ajo i shkruante një letër dhe priste me ankth letrat prej tij. “I dashur Nelson. Mora letrat e tua sot të mbështjella me një fjongo të verdhë dhe u ndjeva shumë e lumtur.
Letrat ishin sikur të ishe ti brenda tyre. I trishtuar dhe i dashur, bashkë me të vërtetën tuaj. Ju thoni se kjo që ndiejmë është e vërtetë dhe kjo më bën të ndihem e qetë. Ju lutem më shkruani më shpesh. Ju dua aq shumë dhe aq thellësisht, sa jam e habitur me veten. Nuk mendoja se kjo gjë do të më ndodhte ndonjëherë. Tani më ka ndodhur dhe jam e kënaqur dhe pse ndiej dhimbje. Oh! Do të doja shumë të isha pranë teje tani, të ndieja shpatullën tuaj në faqen time dhe krahët e tua që më shtrëngojnë.
Të shihnim njëri-tjetrin dhe të ndienim se asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme se ky moment. E jotja Simone”, – shkruante ajo në një letër të 24 gushtit 1947. Në një tjetër letër ajo i shkruante: “Të shkruaj ty është si të puth… është diçka mistike”. Dashuria mes tyre zgjati gati një vit. Ajo nuk reshte së shkruari. “Ju më pyetët njëherë nëse ndihesha fëmijë, apo një grua e zgjuar… Nuk jam e mençur, por një frikacake e cila endet në frikë, deri sa të kthehet në Paris, duke e pranuar thellë dashurinë e saj.
Kjo do të thotë se lumturia ime është në duart e tua… Më duhet ta pranoj varësinë nga ju. Përveç jetës dhe punës në Francë nuk më intereson asgjë tjetër, përveç jush. E mendoj gjithnjë kthimin në pranverë te ty… Pasi të kem larë dyshemenë, do të shkoj në pazar të ble vezë për të bërë kek dhe nuk do t’i prek flokët, apo të prek shpatullat e gjëra… Do të përpiqem të mos jem e trishtuar, kur ju, pasi të keni lexuar gazetat e mëngjesit të më vështroni… Nuk do të ndërhyj në lirinë tuaj.
Të jetoj pranë teje është e vetmja gjë që dua…Jam pak e frikësuar nga kjo dashuri…”. Ishte e pazakontë për ata që e njihnin Simone, të lexonin këto letra prej saj. E mësuar me jetën e ftohtë me të shoqin, Sartrin, ajo tani po i jepej e gjitha një pasioni që kishte ardhur befas në jetën e saj dhe e kishte ndryshuar. Ajo nuk donte të mendonte më tej, thjesht donte të shkruante gjithçka që ndiente për Nelson.

foto1-5.jpg


Fryt i ndarjeve të gjata dhe takimeve të shkurtra, dashuria e tyre nuk i rezistoi hendekut që ekzistonte midis lagjeve të veriut të اikagos dhe kafeve të Saint-Germain des-Près, ndërmjet djaloshit joshës të letrave amerikane dhe intelektuales feministe parisiene, ndërmjet burrit të shumë grave dhe gruas së një burri të vetëm, filozofit. Për shumë biografë të shkrimtares, historia e tyre e dashurisë do të merrte fund shpejt, jo vetëm për faktin që Simone ishte një grua e martuar, por se ishin përballë dy kultura, ajo parisiene dhe ajo amerikane, dhe fluturimet për në اikago dhe anasjelltas për në Paris nuk ishin aq të lira sa janë tani… Këto përplasje do ta zbehnin dashurinë deri sa Nelson do të tërhiqej. Kaq vite më pas, një publiciste franceze, Irene Frain, e ka përmbledhur historinë e tyre të dashurisë në një libër të quajtur “Simone në dashuri”.
Pas ndarjes, Simone nuk i kishte flakur letrat drejtuar Nelson. Ajo i kishte ruajtur me kujdes si gjëja më e çmuar në atë apartament ku ndau jetën me një prej filozofëve më të rëndësishëm të shekullit XX, Jean Paul Sartre. Qëllimi i këtij libri është të japë anën tjetër të një gruaje të madhe si De Beauvour. Atë të një gruaje që dorëzohet para një burri si të gjitha gratë kur bien në dashuri. Historinë e saj me Nelson ajo e shkroi në një libër, të cilin dashnori do ta ironizonte me fjalinë: Pse të shkruash për lumturinë, kur nuk ka asgjë për të thënë? Nelson Algren është shkrimtari i parë që fitoi çmimin e famshëm “National Book Aëard” për librin “Njeriu me krahë të artë”.
Përpara se të takohej me shkrimtaren franceze, ai ishte i martuar me Amanda Kontowicz, me të cilën u divorcua dy herë. Historia me Simone do të linte gjurmë gjatë jetës së tij. Në vitin 1965, ai u takua me Betty Ann Jones, një pedagoge letërsie, me të cilën u divorcua dy vite më vonë. “Ai ishte një burrë fatal”, do të shprehej Simone, teksa për vite të tëra e ruajti këtë histori si diçka të bukur, që era ia sillte nga larg, në kafenetë e Parisit ku flitej për filizofi… E mbrëmjeve vonë kur ishte e trishtuar ajo hapte kutinë e letrave dhe lexonte jetën që një burrë i kishte dhënë dikur… “Nelson dashuria ime, të shkrova sot me një letër blu të shndritshme, ashtu si shpresa që ndrit në zemrën time që diçka e mirë do të ndodhë me ne… Ti do të presësh për mua në shtëpi dhe unë do të vij bashkë me një shishe shumë të mirë uiski për të pirë, pak proshutë për ta shoqëruar, për të hequr lodhjen. Dua të më japësh shumë dashuri…aq sa nuk ndodhet në asnjë shishe uiski në اikago…”.
Kjo histori gati e pamundur dashurie do të linte gjurmë në veprat e De Bovuar. Vetëm pak kohë më parë u publikuan disa foto nudo të shkrimtares të realizuara në vitin 1952 nga fotografi Art Shay ,mik I Nelson. Shay 30 vjec në atë kohë do ti realizonte disa foto De Bovuar teksa ishte duke u veshur në banjo.Ja cfarë shkruan Shay për mënyrën sesi i realizoi këto foto :” Miku im Nelson Algre ishte I mërzitur pasi apartamenti që kishte marrë me qera për 10 dollarë në muaj nuk kishte banjo apo dush.
Ai më kërkoi mua nëse kasha ndonjë vend ku mund të lahej madama. Ai më paralajmëroi me humor se ajo është “franceze” dhe nuk e mbyll derën e banjës…Unë I huazova banesën e një mikeshës sime…ku shkova bashkë me Nelson dhe Simonë. Si një fotograf I ri I Life Magazinë nuk mund të rrija indifferent ndaj një fotoje të tillë për De Bovuar. Ndaj kur pash De Bovuar kur doli nga banja me flokët e lagur para pasqyrës, bëra shpjet disa shkrepje. “Ju jeni një djalë I keq” , më tha ajo me humor, por pa mbyllur derën apo për të më kërkuar që ti merrte ato foto”.
A.Bardhyli
g.shqip
 
LETRA ASPAK ROMANTIKE POR MREKULLISHT E NDJERث E SARTRIT DREJTUAR SIMONث DE BOVUAR
Vogëlushja ime e dashur...
Kam kohë që dua të të shkruaj në mbrëmje pas një prej atyre shëtitjeve me miqtë që së shpejti do t’i përshkruaj në veprën “Një humbje”, nga ato shëtitje kur na duket se bota është e jona. Doja të të sillja gëzimin tim prej pushtuesi dhe ta vë në këmbët e tua, siç bënin në epokën e Mbretit Diell. Por pastaj, i lodhur nga britmat, gjithmonë shkoja të flija. Sot po e bëj këtë gjë të ndiej kënaqësinë që ti nuk e njeh, kthimi papritur i miqësisë në dashuri, i fuqisë në butësi. Sonte të dua në një mënyrë që tek unë nuk e ke njohur kurrë: as nuk jam i sfilitur nga udhëtimet, as i etur nga dëshira për të të pasur pranë. Po i vë fre dashurisë për ty dhe po e kthej brenda, si element përbërës të vetes sime. Kjo ndodh më shpesh nga sa pranoj unë, por rrallë kur të shkruaj ty.
Mundohu të më kuptosh: të dua, ndërkohë që u kushtoj vëmendje gjërave të jashtme. Në Tuluzë thjesht të dashuroja. Sonte të dashuroj në një mbrëmje pranvere. Të dua me dritaren hapur. Ti je imja, gjërat janë të miat, dashuria ime ndryshon gjërat rreth meje dhe gjërat rreth meje ndryshojnë dashurinë time. Vogëlushja ime e dashur: siç të kam thënë, ajo që të mungon është miqësia. Por tani është koha për këshilla më praktike. Nuk mund të gjeni një mike? Si ka mundësi që tërë Tuluza nuk ka një grua të re inteligjente të denjë për ty? Por ti nuk do të ishe e detyruar ta doje. Sa keq! Ti je gjithnjë e gatshme të japësh dashuri; kjo është gjëja më e lehtë që mund të merret nga ti. Nuk po flas për dashurinë tënde për mua, që shkon përtej kësaj, por ti je shumë bujare me dashuritë e vogla dytësore, si të asaj nate në Thiviers, kur dashurove atë fshatarin që zbriste kodrës nëpër terr duke fishkëllyer nga larg, por që doli se isha unë. Mësohu me ndjenjën, pa butësinë që vjen nga të qenët dy. ثshtë e vështirë, sepse madje edhe midis dy burrave të vërtetë, çdo miqësi ka çastet e saj të dashurisë. Që ta duam mikun tim, mua më duhet vetëm ta ngushëlloj; kjo është një ndjenjë që dobësohet dhe shtrembërohet lehtë. Por ti je e aftë për këtë gjë dhe duhet ta përjetësosh. Dhe kështu, pavarësisht mizantropisë tënde kalimtare, ke përfytyruar ndonjëherë ç’aventurë e bukur do të ishte të kërkoje në Tuluzë për një grua që do të ishte e denjë për ty, por me të cilën nuk do të bije në dashuri? Mos u mërzit me anën fizike po gjendjen shoqërore. Dhe kërko me ndershmëri. Por, nëse nuk gjen asgjë, bëhuni mike e Henri Pons, të cilin zor se e doni më.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top