Hipnoza sipas Sigmund Freud

Ridexxx

Antarë i Respektuar
Frojdi ishte i pari në rrugën e tij edhe pse ajo që bëri, sot mund të duket e lehtë. Ai ulej pranë pacientëve dhe dëgjonte se çfarë thonin. Pastaj i nxiste ata të flisnin rreth çdo gjëje që mendonin. Sipas Frojdit, të gjitha idetë, mendimet dhe çdo gjë që kalonte në mendjen e këtyre pacientëve ata duhej t’a shprehnin; asgjë nuk duhej lënë pa thënë për shkak të frikës, turpit ose fajit.

Frojdi besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikëshme për t’u njohur.

Frojdi mendonte se në qoftë se këto kujtime mund të sillen disi në mendjen e vetëdijëshme, a rikujtoheshin, pacienti do të ndjente përsëri dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundi do t’i kuptonte ato.

Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbisnin forcën e tyre dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.
 
Frojdi zhvillonte bisedime të gjata me pacientë dhe studionte ëndrrat e tyre për të gjetur shkaqet e problemeve mendore dhe emocionale. Ai përdorte edhe hipnozën si mënyrë për të parë nëse pacientët do të ndihmoheshin për të lehtësuar mendjet e trazuara. Por në shumicën e rasteve efektet ishin vetëm të përkohshme.
 
Edhe vet Frojdi thoshte se ne shumicen e rasteve ishte e perkohshme. Hipnoza nuk te kuron por mund te lehtesoje ne menyre te perkohshme dhe kjo varet nga autosugjestioni i pacientit. Nese kta psikologet shqiptare mendojne me ket praktik kurohen kemi shpik zbulimin e shekullit. Falimentojne kompanit e ilaceve!!!
 
kam materiale pafund te Frojdit dhe jo vetem... Kam rastet kur ai bente hipnoza me disa pacienntet.. Kam studiuar autore te ndryshem ne bote.. Kam lexuar psikologjin e sjelljjes madje edhe Ignorancen, reagimin, mdergjegjen, shpirtin, mendjet, njerezit.. Dhe vjen dikush te me thot shko te psikologu. Fundi botes
 
Mendoj ka pare netflix :)
 
Rid ke dhembuj per hipnozem regresive?
(Ajo qe te kthen pas me kohen)?
Kam disa shembuj te hipnozes regresive por duhet ta hap librin te gjej dhe te shkruaj, me merr pak kohe.
Ne fakt hipnoza regresive perdoret si teknike e sukseshme kur personi kthehet perseri ne kohe, ne gjendje relaksimi dhe ngjarje të kontrolluara nga e kaluara.Kjo degë e hipnozës përdoret si terapi plotësuese për çrregullime të ndryshme të një natyre psikologjike.
Megjithate, pionier te kësaj eshte Brian Weiss, psikiater me fame boterore.
 
Mendoj ka pare netflix :)
“Vogliamo mostrare un Freud inedito e mai visto prima: un uomo in cerca di riconoscimento, intrappolato tra due donne, tra ragione e istinto. La sua psicoanalisi e il concetto di Es, ego e super-ego non sono stati creati dal nulla: sono basati sulle esperienze di un genio travagliato che ha sperimentato tutti gli aspetti dell’umanità”,
 
Une kur lexoj emrin e ketij me kujtohet kompleksi i Edipit.

Tani Ridi ndoshta ka studiuar per psikologji dhe do ti hyje me thelle psikoanalizes nuk i vej faj.

Nderhyrja ime prej polici dhe matematicieni njekohesisht konsiston ne informacion prej 2 ose 3 pikash per cfare eshte i famshem frojd apo dikush tjeter. :)
 
Me kujtohet qe kam lexuar diku se pas vdekjes se tij u mblodhen shume biografe dhe pyetjes se perse Frojdi i’a kushtoi jeten psikoanalizes ishte: Per fat te mire nje punim shkencor qe ai pati nisur qe heret mbi seksualitetin e ngjalave deshtoi perndryshe sot nuk do dinim kaq shume mbi mendjen njerezore.
Nderkohe goca e frojd quhej Anna :D dhe ajo ndoqi rrugen e babait te saj.

Mua me pelqen frojd si shpjegon kompleksin e edipit dhe elektres teper interesante.
 
solla nje shembull te hipnozes nga Frojdi meqe niki me beri pyetjen dhe premtova ta sillja kur ta gjej!
 
Yeah nje nder 6 femijet qe la pas, psikoanaliste e njohur.
Ndersa une nga Frojdi mbaj mend vetem Shpjegimin e Unit qe nga gjimnazi.
Poooo mua kujtua. Uni Superuni

Kam idene qe une do isha rast i mire studimi per frojd duke pare qe uni dhe superuni jane shume komplekse ke une lol
 
Poooo mua kujtua. Uni Superuni

Kam idene qe une do isha rast i mire studimi per frojd duke pare qe uni dhe superuni jane shume komplekse ke une lol
Nuk do të mirte përsipër.

Fakti që dikush ka lexuar Freud, sdo të thotë që di.
 
Jeni te lire te diskutoni , ndryshe nga te tjeret une nuk fshij diskutimet.
Por mos e ktheni ne personale
 
Me keqkuptove. E kisha fjalen do i dorezohesha Frojd personalisht si rast studimi jo ridit apo dikujt tjeter.

E kuptova atë, fjalia ime e dytë nuk ishte për ty.

Ndërsa pjesa ku thash që nuk do të mirte përsipër ishte në bazë të studimeve të tij. ( :
 
“Vogliamo mostrare un Freud inedito e mai visto prima: un uomo in cerca di riconoscimento, intrappolato tra due donne, tra ragione e istinto. La sua psicoanalisi e il concetto di Es, ego e super-ego non sono stati creati dal nulla: sono basati sulle esperienze di un genio travagliato che ha sperimentato tutti gli aspetti dell’umanità”,
Ne Netflix ne top 10 eshte seriali i freud ...
Pervec shakave kush nuk e pelqen...
Une sa here lexoj freud shikoj nje aisberg ... :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top