Hape kasafortën se ju vramë”, si u zbuluan dibranët që grabisnin vila në Itali, mes tyre dhe një femër

Hera

Έτερος εγώ
Hape kasafortën se ju vramë”, si u zbuluan dibranët që grabisnin vila në Itali, mes tyre dhe një femër

Tre dibranë janë arrestuar dje gjatë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane, pasi ishin shpallur në kërkim për grabitje me armë në Itali.

198.jpg

Dy meshkuj janë arrestuar në Peshkopi nga Policia shqiptare dhe njëkohësisht në Itali është arrestuar një grua, e cila bashkëpunonte me ta. Operacion ndërkombëtar u kodua “Korabi” dhe sipas Policisë u organizua për goditjen e një grupi që kryente vjedhje me armë në Itali.

“Kapen në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë kapet në Itali, nga Policia italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.

policia-e-shtetit-foto-e-re-627x450.jpg

Ata ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 6 maj të vitit 2019. Të armatosur, me një sëpatë, pistoletë dhe kaçavidë, tre shqiptarët kanë hyrë në vilën e një çifti në zonën e Fiano Romano, duke grabitur bizhuteri të ndryshme me diamante, flori e xhevahire, me një vlerë afro 60 mijë euro. Në kohën kur pronari i shtëpisë ka dalë në kopsht për të kontrolluar se çfarë po ndodhte, pasi kishte dëgjuar zëra, u përball me tre persona të maskuar dhe armatosur. Të dëmtuarit në dëshminë që dhanë në Polici, i ka identifikuar autorët si tre meshkuj, por askush nuk e dinte që në fakt mes tyre ishte edhe një femër e maskuar.

OPERACIONI

Policia tha dje se në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar “Korabi”, zhvilluar ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar B. GJ., 38 vjeç, dhe Q. A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano, Itali, u bë arrestimi i shtetases shqiptare H. R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër. Burime zyrtare të Policisë thanë se shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto, Itali me vendimin e datës 25 qershor të këtij viti, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal italian, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vjet burg.

NGJARJA

Policia shqiptare bëri edhe një përmbledhje të ngjarjes për të cilën akuzohen tre dibranët e arrestuar gjatë operacionit “Korabi”. Sipas Policisë, më datë 6 maj 2019, në zonën Fiano Romano të Italisë, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A. L., një sasi bizhuterish dhe shumën prej 60 mijë eurosh, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

“Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës”, tha dje zyrtarisht Policia.

“Hape kasafortën se ju vramë”, si ndodhi grabitja e çiftit në Itali

Më 6 maj të këtij viti, ishin viktimat e grabitjes ata që ngritën alarmin për karabinierët dhe u treguan çfarë kishte ndodhur në shtëpinë e tyre nga tre persona me një theks të Europës Lindore, me fytyra të mbuluara dhe të armatosura me pistoleta, sëpatë dhe kaçavidë. Sipas pronarit të vilës, një 61-vjeçar, grabitësit janë ngjitur mbi murin e shtëpisë dhe kanë shkaktuar alarmin. Ai ka treguar se terrori ka filluar rreth orës 10:30 të datës 6 maj, kur i zoti i shtëpisë lë gruan e tij 57-vjeçare për disa momente në dhomën e ndenjes, para televizionit, për të parë se çfarë ndodh me sistemin e sigurisë. Pasi dilte në kopsht, pronari i vilës u bllokua nga tre persona që e futën në shtëpi, duke e kërcënuar atë dhe gruan e tij që ishte në apartament.

“Ishin tre persona. Ata kishin theksin e Lindjes”, u ka treguar i dëmtuari karabinierëve. Grabitësit që më pas u zhdukën pa lënë gjurmë, vodhën diamante me vlerë 50 mijë euro, 10 mijë euro cash, si dhe bizhuteri të tjera, kursime që çifti i kishte investuar në gurë të çmuar dhe i mbante në një kasafortë në mur. Kjo kasafortë u hap nga grabitësit që kërcënuan 61- vjeçarin se do ta vrisnin nëse nuk u tregonte shifrat e kombinimit.

“Çdo përpjekje për të kundërshtuar ishte e padobishme”, kanë treguar të dëmtuarit. Gruan e kishin shtrirë në tokë dhe bashkëshorti i saj, gjithnjë nën kërcënimin e armës, është detyruar të hapë kasafortën dhe të lërë çdo send në dorën e grabitësve që gjithashtu vodhën celularët. Me murin e shqyer të dhe me linjën telefonike të mbyllur, pronarët dolën të kërkojnë ndihmë menjëherë sapo autorët u larguan.

Gjatë gjithë natës, oficerët e Qendrës së Operacioneve Monterotondo dhe Ostia kanë kontrolluar fshatrat përreth vilës midis Fianos dhe Capenas, në zonën e parkut familjar Pini, në kërkim të makinës së përdorur për arratisje nga autorët, por pa dobi. Gjatë së dielës, ekspertët e “RIS” kryen verifikime në kërkim të gjurmëve për të identifikuar autorët, derisa ata u zbuluan.

PANORAMA




lg.php


lg.php


lg.php


lg.php


lg.php
 
zot i madh edhe femer ..
mendoj pozitivisht .. sportive vajza ngjithe spetakolare nga muret..
turp.. turp vertet!!
 
zot i madh edhe femer ..
mendoj pozitivisht .. sportive vajza ngjithe spetakolare nga muret..
turp.. turp vertet!!


Dje me mori gati nje ore (ne youtube) duke degjuar per vrasesin e komisar G Malushi.


Ta degjosh do ndiesh vec keqardhje e meshire.
Ne keto 30 vite (i linden femije,edhe i edukuan monstra ).

Me shume se sa e gjen tek te kete jevgjillek,nuk e gjen te asnje popull tjeter .
Barbare-Mizore
Palaco
Hajdute
T'pabese
Dembele
T'paditur

--------------------------------------------------------------------------------------
 
Dje me mori gati nje ore (ne youtube) duke degjuar per vrasesin e komisar G Malushi.


Ta degjosh do ndiesh vec keqardhje e meshire.
Ne keto 30 vite (i linden femije,edhe i edukuan monstra ).

Me shume se sa e gjen tek te kete jevgjillek,nuk e gjen te asnje popull tjeter .
Barbare-Mizore
Palaco
Hajdute
T'pabese
Dembele
T'paditur

--------------------------------------------------------------------------------------
shto te lutem edhe
tarnallikes
mendjemedhenj
genjeshtar
te deshtuar
etj etj...
 
Ti kalbin ne burg tani.
U pulqen leku i lehte nga djersa e tjerve.
 
Ti kalbin ne burg tani.
U pulqen leku i lehte nga djersa e tjerve.
ate mendje mbaj ti.. max 3 vjet e prap ne krye te detyres plus asaj marrin aftesi te tjera nga njohurite ne vendin e "rekuperimit" ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top