Gruaja shpallet fajtore për vrasjen e bashkëshortit; e spiunoi papagalli

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gruaja shpallet fajtore për vrasjen e bashkëshortit; e spiunoi papagalli

papagalli.jpg


Një grua është shpallur fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj, krim i cili pati vetëm një dëshmitar; papagallin e çiftit. Glenna Duram, 49 vjeçe, u dënua për vrasjen e bashkëshortit të saj, Martin Duram nga një gjykatë në Michigan.

49-vjeçarja akuzohet se ka qëlluar 5 herë me armë ndaj bashkëshortit përpara se t’ia drejtonte armën vetes, në një tentativë të dështuar për vetëvrasje në shtëpinë e tyre në kontenë Newaygo, SHBA. Avokati i 49-vjeçares u përpoq të bindte trupin gjykues se gruaja nuk ishte mirë mendërisht në momentin e ngjarjes, por përpjekja e tij rezultoi e pasuksesshme.

papa1.jpg


papa.jpg


Papagalli i bashkëshortit të 49-vjeçares, Bud ishte dëshmitari i vetëm i ngjarjes. Ish-bashkëshortja e Duram, Christina Keller e cila kishte marrë në dorëzim papagallin pas vrasjes, rrëfeu se zogu përsëriste fjalët e Martin teksa lutej për jetën e tij përpara se të qëllohej për vdekje.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top