Gruaja i vë flakën vetes para Presidencës në Bullgari

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një shtetase bullgare i ka vënë flakën vetes, para godinës së Presidencës në Sofje, ku presidenti i vendit po diskutonte rreth formimit të qeverisë së re.


gruaja_i_ve_flaken_vetes_para_.jpg


Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë atë të ndërmarrë këtë veprim flijues, ndërkohë që e dëmtuara është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mjekët e spitalit janë shprehur se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi e kishte 90% të trupit të djegur.

Sipas mjekëve, shtetasja kishte probleme mendore. Nuk është hera e parë që ndërmerret një akt i tillë vetëflijues.

Vitin e kaluar, shtatë persona kryen të njëjtin veprim në shenjë proteste për nivelin e ulët të jetesës dhe dyshimet për korrupsion mes elitës politike në vend.

Bullgaria vazhdon të jetë vendi më i varfër brenda Bashkimit Europian dhe që dallon veç të tjerash për nivelin e lartë të korrupsionit.
yllipres
 
Back
Top