Gruaja fut burrin në burg, braktis djalin e mitur dhe ikën me të dashurin 18-vjeçar

AnGeLiC

VIP
V.I.P
zemra-e-hapur-4-e1483960525320-678x381.jpg

Kjo është një histori e pazakontë e një nëne që me lot në sy kërkon që nusja e djalit të kthehet për të marrë nipin 6 vjeç që e ka braktisur për të shkuar me të dashurin 18*vjeçar. Xhuljana ishte 16 vjeç kur vendosi të martohej në qytetin e Vlorës me Ernesto Zeqon. Xhuljana, nënë e tre fëmijëve, sot është larguar nga familja Zeqo dhe ka braktisur djalin e saj të madh. Ish *vjehrra, Hëna Zeqo, rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” kalvarin e vuajtjeve te saj.

Momentalisht djali i vetëm Ernesto ndodhet në burg, pasi nusja para se ta braktiste e ka denoncuar për dhunë në familje. E moshuara tregon se çifti shkonte shumë mirë vitet e para të martesës dhe sollën në jetë djalin e parë Robertin që aktualisht është 6 vjeç, më pas vajzën Klea që është 4 vjeç. Për të patur një jetë më të mirë, ata emigrojnë drejt Gjermanisë me dy fëmijët. Qëndrojnë dy vite dhe pas 6 muajve vendosin të rikthehen në Vlorë, ndërkohë që Xhuljana priste të sillte në jetë fëmijën e tretë. Mes çiftit nisin konfliktet derisa një ditë Xhuljana e denoncon Erneston për dhunë, i cili arrestohet nga uniformat blu dhe ka marrë dënimin me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.

Xhuljana vazhdon të qëndrojë edhe disa kohë në shtëpinë e vjehrrës, deri sa lind djali Eljoni dhe më pas kjo nënë merr vajzën Klean dhe foshnjën dhe largohet me një djalë 18 *vjeçar. Ky i fundit pretendon se është babai i fëmijës së sapo lindur. Xhuljana 24* vjeçare braktis djalin e madh të saj Roberton, i cili po rritet me gjyshen e tij dhe çdo ditë kërkon motrën, nënën, por nëna është zhdukur, duke mos lënë asnjë gjurmë për të birin.Dritare net
 
Titulli: Gruaja fut burrin në burg, braktis djalin e mitur dhe ikën me të dashurin 18

La i djale e mori nj tjeter.
 
Titulli: Gruaja fut burrin në burg, braktis djalin e mitur dhe ikën me të dashurin 18

:( :) oh e mallkuar po si ndahen femijet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top