Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

AnGeLiC

VIP
V.I.P
parrulla-620x320.png
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj një banderole të shpalosur nga tifozët shqiptarë në ndeshjen e "Euro 2016"-s me Zvicrën.

Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.
greqia.jpg
Në banderolën e tifozëve shkruhet: “Greqia është fajtore, mbani mend gjenocidin ndaj اamërisë me 100.000 viktima shqiptarë”.

UEFA ndalon kategorikisht publikimin e parullave me përmbajtje politike. Kjo çështje pritet të gjykohet nga komisioni disiplinor i UEFA-s.
Shekulli
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Eh po është koha për Europën te merren edhe me gjenocidin ndaj shqipëtarëve,
e e jo veq të armnëve...
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Eh po është koha për Europën te merren edhe me gjenocidin ndaj shqipëtarëve,
e e jo veq të armnëve...

Ata qe bene gjenocidin armen jane bashkepuntor me ata qe bene gjenocidin ne Cameri.
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Po kta ne ndeshjen e futbollit do zgjidhnin genocidin..pika mu ne politike
Prandaj humbem ne se nuk njeh greku genocidin...
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

po kta shkun te bejn tifo per kombetaren ..apo te bejn parulla tilla!
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Po clidhje kish se spo luanin as me Gr ta marr vesh une!!!
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Diku lexova qe kjo banderole s'ka qene nga ana e tifozeve tane...por ka qene e vendosur aty ku gjendeshin tifozet zvicerian.
 
Dhe ne fakt te gjithe tifozet aty jane me veshje zviceriane....

une degjova se ministrisi i jashtem i greqis, tha ishte provokim Turk....e hongri Turqia lol
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

UEFA ndëshkon shqiptarët, procedim disiplinor FSHF për fishekzjarrët në fushë dhe banerin çam, ja kur merret vendimi
uefa.png

UEFA ka hapur procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të futbollit për disa episode të ndodhura në stadiumin e Lensit gjatë ndeshjes Shqipëri*-Zvicër.

Komisioni i Disiplinës në UEFA akuzon Shqipërinë për hapjen e një parulle të paligjshme në stadium. Bëhet fjalë për parullën për genocidin çam, që ka shkaktuar gjithashtu përplasje diplomatike mes dy vendeve.

Hetimi i dytë është përqendruar në hedhjen e disa fishekzjarrëve nga tifozët kuq e zi në stadium, të cilat janë të ndaluara. Vendimi i UEFA-*s për këto raste do të merret më 21 korrik.
Sot News
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

Tani rregullat jane rregulla, ska pse na vjen hidhet. Nacionalizmin dhe patriotizmin le ta tregojme ne vend tjeter mendoj une dhe jo ne 1 ndeshje futbolli.
 
Titulli: Greqia reagon ashpër ndaj banderolës së shqiptarëve, kërkon hetim nga UEFA

UEFA dashka me be 1 dor leke si duket se paska hap procedime disiplinore ndaj te gjithve per hedhje fishekzjarresh! :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top