Grenada dhe Libia njohin Republikën e Kosovës

Kresha

A pretty face can never trick me


PRISHTINE- Republika e Kosovës ëhstë njohur edhe nga një tjetër shtet. Listës se vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovën i është shtuar sot edhe ishulli i Grenadës. Sipas mediave në Kosovë, lajmi është konfirmuar nga vetëm ministri i Jashtëm i qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryeqyteti i Grenadës është St. George’s. Hapësira territoriale e këtij ishulli është 344 km2, ndërsa jetojnë 109 mijë banorë.

Edhe Libia po ashtu ka njohusr shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar menjehere pas takimit mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia.

“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia”, ka thënë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërkaq gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara gjatë këtyre ditëve, ministri i Jashtëm kosovar ka paralajmëruar njohje të tjera të reja.

Pas ketyre dy njohjeve, numri i shteteve qe kane njohur zyrtarisht Kosoven shkon ne 103. //panorama
 
Back
Top