Gratë që pijnë janë më inteligjente, dhe pikë! E thotë shkenca

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gratë që pijnë janë më inteligjente, dhe pikë! E thotë shkenca

Screen-Shot-2018-03-20-at-10.49.43.jpg

Gratë që pijnë, që nuk i thonë jo një gote verë apo një gote birrë, të konsumuar në shoqëri, janë edhe më inteligjentet. E thonë studime të ndryshme shkencore që kanë vendosur të studiojnë lidhjen mes inteligjencës dhe zakonit të të pirit. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për vesin që shkakton varësi.

Një grup ekspertësh finlandezë ka habitur botën me rezultatet e një studimi shkencor. Sipas tyre, personat që pijnë më shumë janë edhe më inteligjentë. Vërtetë i pabesueshëm si pohim, duke qenë se studime të tjera kanë theksuar se alkooli me tepri mund të dëmtojë trurin dhe kujtesën tonë. Por të përpiqemi të kuptojmë se si ekspertët mbërritën në këto konkluzione. Studimi u krye në një kampion prej 3000 vëllezërish binjakë: kush kish nisur të pinte më herët dhe kush kishte pirë më shumë në adoleshencë arrinte të kuptonte më mirë, kishte aftësi më të mira në shkrim dhe në artin e oratorisë, duke patur edhe aftësi më të mira sociale. Po kështu, ata që pinin më shumë, ishin më të shoqërueshëm.

Një tjetër grup shkencëtarësh anglezë ka arritur ndërkohë në konkluzionin, se gratë që pijnë më shumë janë edhe më inteligjente. Sigurisht, nuk bëhet fjalë të pish nga mëngjesi në darkë. Shumë studime kanë theksuar se sa i rëndësishëm është të pirit me karar: disa gota në ditë (verë) është doza që këshillohet zakonisht nga ekspertët e mjekësisë, sepse mund t’i bëjë shumë mirë edhe shëndetit.

Gjithçka me tepri bën keq… duhet gjithmonë moderim.

Sepse kalimi i sasisë së këshilluar të alkoolit dëmton shumë shëndetin.

Pra, hapini rrugë një gote verë, ndajeni me njerëzit që doni më shumë, sepse kështu ndihmoni edhe trurin tuaj për ta mbajtur në formë.

Kështu do jeni më inteligjente, si dhe më të lumtura për mbrëmjen e bukur të kaluar me miqtë. / bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2018-03-20-at-10.49.43.jpg
    Screen-Shot-2018-03-20-at-10.49.43.jpg
    74 KB · Shikime: 0
Ndersa une qe spi fare,se paskam gje inteligjencen. :(
 
Masi e ka then ne fund dhe „Pik“kjo sdo koment
 
Nuk pi ne aspektin qe mos te di cbej apo ku di une ...kur dal me shoqeri me familjen nje gote e pi .....po nuk pranohem me aspektin qe grate qe pine jane me intelgjente ne asnje menyre
 
Pasi pine e di sa inteligjente duken, sidomos kur behen tap lol
Nejse, Tani vere per te tere :D
 
Duhet respektuar ajo pike qe ata shkenctaret kane dale ne konkluzion,por per shijen time nuk pajtohem. :D

Jo vetem ato qe pijne rregullisht alkol,por e ato qe pijne rregullisht cigare.
Piken e sensualitetit se gjen ato kur kalohet ajo normativa.
I kam pare e te dehura yje vajza,ku fillimisht teksa dukeshin terheqese,e sapo afrohej ai caku (qe e quaja une),me dukeshin pa piken e shijes.
Mos o zot t'u vinte e era cigare. :D

Ku duket inteligjenca ketu ? :)
 
Jam totalisht e bindur per kete..vetem se deri tek gota e dyte hahaha .
Pas gotes se pare..sec me shtohet nje frymezim nje filozofim...e nje deshire per te folur rreth gjithckaje...
Ne goten e dyte...jam vetvetja dhe qesh...
Dhe deshira dhe dashuria per nje gote vere eshte kenaqesi dhe adhurim me vete...
gjeja e mire e kesaj...perves shijes se mrekullueshme...paska dhe lidhje me inteligjencen hahaha cudi prandaj sa here i them po nje gote vere...ndihem si aristoteli ???
 
Nje nder gjerat me te mira qe zoti ka krijuar...eshte pikerisht Vera (e kuqja sidomos) Sensual ndaj nuk duhet t'ia mohojme vetes...pak kenaqesine e tu ndjerit mire...e te shijuarit nje gote vere....
 
Burrat nuk kane nevoje per stimulim ne konsumin e alkolit atehere kompanite qe prodhojne alkol kane financuar studimin e mesiperm?

Dy gota vere thote artikulli o gocaaaaa, jo dy fuçi me vere + nje damixhan raki+ dy çisterna me birre dhe vodka me govate??
 
Burrat nuk kane nevoje per stimulim ne konsumin e alkolit atehere kompanite qe prodhojne alkol kane financuar studimin e mesiperm?

Dy gota vere thote artikulli o gocaaaaa, jo dy fuçi me vere + nje damixhan raki+ dy çisterna me birre dhe vodka me govate??
Ne nga cezma ferres e kemi ritual cke ti ?
Kemi ndjer eren e alkolit perpara asajt te qumshtit dhe shife si jemi rrit... si super burra ?
 
Ndersa une qe spi fare,se paskam gje inteligjencen. :(
Ik tani se na bere me turp me
Një tjetër grup shkencëtarësh anglezë
.... u mblodh tufa me budaluqe qe spin. Eshte dhe gjynah mos pish, te iken jeta koti pa shijuar lool

Jam kurioze si e kane bere studimin e ca ka studjuar - kur femrat ishin esull, cik te pira apo tape... Koeficienti IQ ritej drejt proporcional me alkoolemine ne gjakelool
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top