Gratë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të

GRATË E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT, LAVDIA DHE PAQJA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

Me ecjen pas gjurmëve të grave më të mira që jetuan në kohën më të mirë, dhe në periudhën më të mirë, dhe u edukuan në shtëpinë më të mirë, shtëpinë e profecisë, gruaja muslimane është gruaja më e lumtur në mesin e grave tjera. Allahu grave që jetuan në shtëpinë e profecisë ua ngriti pozitat, dhe ua rriti vlerën, dhe zbriti ajete në Kuran me lavdërimin e tyre. Allahu tha: “O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse I frikësoheni Allahut”. Ahzab 32. Ishin bashkëshorte të bekuara dhe gra madhështore!

E para nga ato ishte Hadixhe bint Huvejlid, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo. Një grua e mençur, mendjemprehtë, me fe e me moral dhe me prejardhje të mirë. U rrit duke u pajisur me cilësi të moralit të mirë dhe duke u edukuar me edukatë të lartë. U përshkrua me ndershmëri dhe me turp, dhe thirrej në mesin e grave të Mekës si e “Pastërta”. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e martoi dhe ishte me te vërtetë grua e bereqetshme për të. E strehoi me veten e saj dhe me pasurinë e saj dhe me mendjemprehtësinë e saj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur pikëllohej strehoj tek ajo dhe ia rrëfente brengat e veta. Në fillim kur zbriti shpallja u kthye te ajo, me zemër të frikësuar nga ajo që e pa, dhe i tha: “Kam frikë se do të më ndodhë gjë.” Ndërsa Hadixhja i tha: “Kurrë! (Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti, me të vërtetë, mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit, i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi”.

Ishte e para që besoi nga ky umet! Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, tha: “Hadixhja ishte krijesa e parë e Allahut, që u bë muslimane, dhe në këtë janë unik të gjithë muslimanët. Para saj nuk kishte as burrë e as grua që ishin muslimanë”.

Kur ju shtuan vështirësitë të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në fillim të thirrjes së tij dhe ju shtuan dhembjet, ajo ishte me të zemërbutë dhe e vendosur. Çdo herë kur dëgjonte nga njerëzit diçka të keqe, kthehej tek ajo, dhe ajo e qetësonte dhe e përforconte. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Besoi tek

unë kur të tjerët më mohuan, pohonte se ç’thoja kur të tjerët më lanë në baltë, më ndihmoi me pasurinë e saj dhe Zoti caktoi të kisha me të fëmijë.”

Grua madhështore dhe respektuese e burrit të saj dhe nënë e dashur. Të gjithë fëmijët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishin nga ajo, përveç Ibrahimit. Edukata e saj ishte e lartë dhe morali i saj madhështor. Asnjë ditë na ditët nuk e ngriti zërin ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e dëmtoi në asnjë lloj mënyre! I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Më erdhi Xhibrili, alejhi selam, dhe më tha: Përgëzoje me Xhenet ku nuk do të ketë as zhurmë e as ushtimë!”.

Suhejlij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “E përgëzoi me shpi në Xhenet sepse ajo nuk e kishte ngritur zërin e saj ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e kishte munduar asnjë ditë nga ditët, dhe nuk i kishte bërtitur dhe asnjëherë nuk e kishte dëmtuar”.

Ishte e dashur tek Zoti i saj. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, tha: “Xhibrili më tha: Nëse vjen Hatixheja dërgoji selam nga Zoti i saj dhe nga unë”.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kjo është nder që nuk i është dhënë ndonjë gruas tjetër.

Allahu e donte dhe e donin melekët dhe e donte i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thoshte: “Më është dhuruar dashuria e saj”

Kur e përmendte e lartësonte emrin e saj dhe e falënderonte shoqërimin e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk ndalej nga të lavdëruarit e saj dhe të kërkuarit falje për të.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk e harronte dashurinë e saj dhe sakrificën e saj, dhe pas vdekjes së saj ishte bujar me shoqet e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thoshte se kur therte dele, i copëtonte pjesët e saj, e pastaj ia dërgonte shoqeve të saj. Unë i thosha sikur se të mos ketë grua tjetër në dynja, përveç Hadixhes, e ai ma kthente: “Ajo ishte dhe ishte, dhe fëmijët i kisha me të”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e dëgjoi zërin e motrës së saj pas vdekjes së saj, dhe u mërzit tepër dhe tha: “Ma rikujtoi Hadixhen”.

Ishte e përsosur në fenë e saj dhe në mendjen e saj dhe në moralin e saj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Nga burrat janë përsosur shumë syresh, por nga gratë nuk janë përsosur veçse tri:”Asija, gruaja e faraonit, Merjeme bint Imran dhe Hadixhja bint Huvejlid”..

Ia tejkaloi grave të këtij umeti në meritë. I Dërguari i Allahut, paqja e Allahut qofshin mbi të, tha: “Gruaja më e mirë e kohës së saj është Mejrem bint Imrani, kurse gruaja më e mirë e kësaj kohe është Hadixhe bint Huvejlidi”.

E përmirësoi veten dhe e përmirësoi shtëpinë e saj dhe erdhi edhe fryti i mundit të saj. Ajo dhe vajza e saj janë ndër gratë më të mira të botëve në Xhenet. I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të, thoshte: “Gratë më autoritative në Xhenet janë Merjemi, nëna e Isait, alejhi selam, Fatimja, bija e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, Hadixhja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe Asija, gruaja e Faraonit”.

Ishte madhështore në zemrën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Nuk e martoi asnjë grua tjetër para saj, dhe deri sa ishte me të nuk martoi grua tjetër dhe u mërzit tepër kur ndërroi jetë. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishte grua e mençur, madhështore, me fe të pastër, e ndershme, fisnike nga banorët e Xhenetit”.

Në shtëpinë e drejtësisë dhe devotshmërisë lindi Aisha e bija e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me ta. U rrit në një shtëpi ku dominonte imani dhe feja. Nëna e saj ishte sahabeshë, motra e saj ishte Esmaja sahabeshë, dhe vëllai i saj ishte sahabij, kurse prindi i saj ishte “i sinqerti” i këtij umeti. U rrit me një shtëpi ku dominonte dituria. Prindi i saj ishte dijetari i Kurejshëve dhe ishte njohësi më i mirë i gjenealogjisë së tyre. Allahu i kishte dhuruar mençuri dhe mundësi për të nxënë përmendësh. Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nuk ka pasur nëpër umete si Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, në nxënie përmendësh, dhe në dituri, dhe oratori dhe mençuri”.

Ia tejkaloi grave me dituri dhe urtësi, dhe ju dhurua të kuptuarit e thellë të fesë dhe të nxëniesh përmendësh të poezive. Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Aisha ishte gruaja më e ditur e umetit, dhe nuk di grua, jo vetëm se në umetin Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, po në përgjithësi, më të ditur se sa ajo”.

Ia tejkaloi grave me meritat e saj dhe me shoqërimin e saj të mirë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Aisha është superiore ndaj grave tjera sikurqë tharidi (një lloj gjelle që bëhet në Arabi) është superior ndaj ushqimeve tjera”.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e donte shumë. Amru ibën As, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se kush nga njerëzit është më i dashur tek ti?! U përgjigj: “Aishen”. Amru ibën Asi i tha edhe një herë: “Ndërkaq, kë e do më së shumti prej meshkujve?” . Iu përgjigj: “Babën e saj, Ebu Bekrin!”.

Nuk martoi beqaresh nga gratë përveç se atë. Ishte e ndershme, adhuruese, nuk dilte nga shtëpia e saj përveç se natën që mos ta shohin burrat, Thotë për vetveten e saj: “Nuk dilnim përveç se natën”. Kështu e realizonin dhe e nxjerrin në vepër fjalën e Allahut: “Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes”. Ahzab 33.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Sheriati urdhëron gratë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të ruajnë veten e tyre dhe mos të dalin nga to përveç se kur kanë nevojë. Dhe nëse kanë nevojë për të dalë jashtë le të mbulohen plotësisht”.

Allahu e sprovon atë që e donë dhe sprova vjen sipas imanit të robit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, u sprovua me shpifje në nderin e saj. Ajo vet thotë: “Gjithë atë ditë unë vazhdova të qaj, aq sa lotët nuk m’u ndalën dhe nuk vura gjumë në sy. Në mëngjes prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë dy net dhe një ditë, aq sa mu duk se nga e qara do të më plaste mëlçia”.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Allahu xhelozoi për të. E shfajësoi në dhjetë ajetet që do të lexohen deri Ditën e Kiametit, dhe ia ngriti çështjen e saj, dhe ia mbrojti nderin e saj, dhe dëshmoi se është nga të ndershmet dhe i premtoi falje dhe furnizim të bollshëm”.

I shërbeu të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e shoqëroi atë derisa ndërroi jetë në shtëpinë e saj dhe në natën e saj dhe në prehrin e saj.

Seudah bint Zumah, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, ishte gruaja që e martoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së Hatixhes. Ishte grua me zemër të pastër, e ndershme dhe bujare. Nga dashuria që e ndjente ndaj të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ia dhuroi natën e saj Aishes, duke shpresuar për këtë vepër shpërblim tek Allahu.

Hafsa, e bija Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur nga ata, ishte gruaja tjetër që e martoi i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdia e Allahut qofshin mbi të. Njihej si grua që e adhuron Allahun tepër dhe u rrit në shtëpi ku dominonte feja dhe e vërteta. Shtatë anëtarë nga familja e saj ishin pjesëmarrës në luftën e Bedrit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, për të thoshte: “Hafsa ishte ajo që më konkurronte nga gratë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Zejneb bint Huzejme el Hilalijeh, Allahu qoftë i kënaqur me të, e njohur si dorëdhënëse e madhe dhe si e shpejtë në adhurime. Jetoi me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vetëm se dy muaj dhe pastaj ndërroi jetë.

Remleh bint Ebu Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila njihej me emrin Ummu Habibeh. Njihej me durimin e saj dhe ishte nga të gjitha gratë e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, më afër tij me prejardhje. Dallohej nga gratë e tjera për ka lëmosha, jepte më shumti se sa të tjerat.

Hind bint Ebu Umujes, e njohur me emrin Ummu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo. Ishte nga gratë e para që emigroi për në Medine, mirëpo kur deshi të niset me burrin e saj Ebu Seleme, populli i saj i ndau Ummu Selemen dhe burrin e saj dhe fëmijën e saj. Thotë: Për çdo ditë dilja dhe ulesha me një luginë dhe qaja, dhe kështu vazhdova për një vjet apo afër një viti, derisa ju erdh keq për mua dhe ma kthyen fëmijën.

Bindja e saj në Allahun ishte e madhe. Burri i saj i ndërroi jetë dhe ajo u mërzit tepër. Iu drejtua Zotit të saj me një lutje profetike dhe Allahu ia zëvendësoi me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për burrë. Thotë e dëgjova të Dërguarin e

Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Çdo person, të cilin e godet një fatkeqësi dhe thotë: “Të Allahut jemi dhe etëm tek Ai do të kthehemi. O Zot më jeep shpërblim nga fatkeqësia që më ka rënë dhe ma zëvendëso këtë (fatkeqësi) me një më të mirë”, padyshim Allahu ka për ta shpërblyer dhe ka për t’ia zëvendësuar me një më të mirë se ajo”. Dhe kur ndërroi jetë Ebu Seleme thashë në vete se ku ka musliman më të mirë se sa Ebu Seleme, i cili ishte prej të parëve që emigroi për te i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?! Pastaj e bëra atë lutje dhe Allahu ma mundësoi të martohem për të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Pra ruaje këtë dua dhe thuaje kur të sprovohesh me qëllim që Allahu ta zëvendëson me diçka më të mirë!

Zejneb bint Xhehsh, që njihej si nëna e të mjerëve, Allahu qoftë i kënaqur me të. E martoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me citat prej Kuranit prej anës së Allahut, pa përgjegjës dhe pa dëshmitarë. Allahu tha: “E, pasi Zejdi bashkëjetoi me gruan e vet dhe u nda prej saj, Ne ta dhamë ty për bashkëshorte”. Ahzab 37. Martesa e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është e bekuar për gratë muslimane deri Ditën e Kiametit, sepse pasi që e martoi u detyrua hixhabi për të gjitha bijat e Havës, që të jetë mbrojtje për nderin e tyre dhe dëlirësi për shpirtrat e tyre!

Ishte bujare ndaj të varfërve dhe të mjerëve, jepte shumë lëmoshë dhe ishte bamirëse. Edhe përskaj pozitës së lartë që e kishte, ajo vet punonte dhe jepte lëmoshë nga përfitimi i saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaur nga ajo, thoshte: Nuk kam parë grua më të mirë në fe se Zejnebi. I frikohej shumë Allahut dhe ishte e sinqertë në fjalimin e saj, e vizitonte shumë farefisin dhe jepte shumë lëmoshë!

Xhuvejrije bint Harith, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, nga fisi Beni Mustalik. Ishte adhuruese e madhe e Allahut. Prindi i saj ishte zotëri që respektohej në fisin e vet, kurse ajo ishte e bekuar në veten e saj dhe për familjen e saj. Aisha, Allahu qoftë i kënaur me të, për të thotë se nuk kam parë grua më të bekuar për popullin e saj se sa Xhuvejrija!

Ajo ishte që e adhuronte Allahun tepër, ulej në faltoren e saj dhe e përmendte Allahun deri në drekë. Ajo thotë se një ditë më erdhi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut

qofshin mbi të, e unë isha duke bërë dhikër, e pastaj shkoi për nevojat e veta, dhe më vonë u kthye afër drekës dhe tha: “Ende vazhdon të jesh ulur”, dmth. ende vazhdon ta përmendsh Allahun. I thash: Po!

Safije bint Hujej, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila ishte prej pasardhësve të Harunit, alejhi selam. Ishte e ndershme, e mençur, mendjemprehtë dhe me fe dhe me pozitë. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ti je bija e Pejgamberit (qëllimi është je prej pasardhësve të Harunit, alejhi selam), dhe mixha i jot ka qenë Pejgamber (Musa, alejhi selam) dhe ti je martuar me Pejgamber”.

Dasma e tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me Safijen ishte shumë e thjeshtë dhe modeste, mirëpo e bereqetshme!

Mejmune bint Harith, Allahu qoftë i kënaqur me të. Njihej si grua që e respektonte shumë farefisin dhe ishte nga gratë më madhështore. Allahu i kishte dhuruar zemër të pastër dhe shpirt të mirë dhe ishte e kapur për adhurime. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, për të thotë dallohej nga ne për ka frika ndaj Allahut dhe për ka vizita e farefisit!

O ju musliman, kjo ishte biografia e grave më të ndershme, ë nënave të besimtarëve. Meritat e tyre janë madhështore, dhe gratë e muslimanëve detyrohen t’i marrin ato si shëmbëlltyrë jete, dhe t’i pasojnë ato në fe dhe në moral dhe në respekt, dhe në dhënien e lëmoshës, dhe në bamirësi, dhe në adhurime, dhe në përmbajtjen e gjuhës, dhe në durim, dhe në kërkim të diturisë, dhe në dëlirësi dhe në nder, nëse donë lumturi.

Gratë e të Dërguarit të Allahut jetuan me të në shtëpi modeste, të ndërtuara me qerpiç dhe me kulm nga fletët e pallmës, mirëpo të mbushura me iman dhe devotshmëri. Ishin durimtare së bashku me të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në varfri dhe skamje. Kishte rast kur një muaj apo dy muaj nuk ndizej zjarri në shtëpinë e tyre. Kishte ditë kur nuk kishin në shtëpitë e tyre përveç se një hurmë, dhe kishte raste kur kalonte një periudhë dhe nuk kishin përveç se ujë pa ushqim. Të gjitha i duronin me bindje dhe shpresë në premtimin e Allahut: “Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë”. Duha 4.

Shpërblimet e tyre janë të dyfishuara: “Ndërsa atyre prej jush që binden ndaj Allahut e të Dërguarit të Tij dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’u japim shpërblim të dyfishtë e u kemi përgatitur begati të mëdha”. Ahzab 31.

Pesë nga ato i martoi duke qenë ato në moshë mes të dyzetave dhe të gjashtëdhjetave. Me këtë e realizoi përkujdesjen e të vejave dhe të fëmijëve të tyre jetimë. E martoi Hadixhen dhe ajo ishte dyzet vjeçare, dhe ajo i kishte tre fëmijë me burrë tjetër, kurse ai ishte i pamartuar. E martoi Zejnebin dhe ajo ishte e vejë dhe ishte afër të gjashtëdhjetave. E martoi Ummu Selemen dhe ajo ishte e vejë me gjashtë fëmijë, dhe e martoi Seudën dhe ajo ishte e vejë dhe i kishte pesëdhjetë e pesë vite.

Ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte burrë i butë, fisnik, bujar, bamirës, i butë me to dhe i sjellshëm me to. Kush kërkon lumturinë le ta merr si yrnek Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe çdo grua që kërkon lumturinë le t’i merr si yrnek nënat e besimtarëve në adhurim, në nder, në devotshmëri dhe në bamirësi.

SHEJH DR. ABDULMUHSIN EL KASIM

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com
 
Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Sheriati urdhëron gratë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të ruajnë veten e tyre dhe mos të dalin nga to përveç se kur kanë nevojë. Dhe nëse kanë nevojë për të dalë jashtë le të mbulohen plotësisht”.
Sot shumica e femrave/grave muslimane sheriat te tyre e kane epshin e vete , deshirat e veta apo tekat e veta .
Dalin te pambuluara , shoqerohen me cdo njeri pa kushtezime ne biseda te kota qe ia mundesojne shejtanit ti fut ne gracken e tij . Zot ruana prej tij !
Nga veprat e tyre te ndaluara qe bejne cdo dite , asgje nuk bejne me shume , vetem se e lejojne dobesimin e imanit te tyre dhe ne kete menyre deri te vuloset zemra e tyre nga mekatet.
Dihet qe vepra më me vlere ne kete jete qe mund te beje besimtari/ja eshte namazi . Kur vlera e namazit eshte me e madhe ne shtepi se sa ne xhami per femren , vetem te logjikojme oj motra kur kjo dispozite eshte keshtu per namaz , e si mund te jete per vepra te tjera ceshtja e daljes !?
E mendoni gjendjen tuaj ne raport me Kuranin e Zotit tek te i cili do te ktheheni nje dite per tu pyetur per cdo veper tuajen ?!

Zoti i falt dhe meshirofte nenat tona , motrat tona , qe nuk jane edukuar me moralin e nenave te muslimaneve sic ishin Merjemja ,Hatixhja ,Ajsha r.a.,, Allahu qofte i kenaqur me to .
Allahu na ka sjelle shembuj ne Kuran per devotsshmerin e tyre dhe moralin e larte qe kane percjell per cdo femer qe deshiron ta bene jeten simbas fese se Zotit te Lartesuar .
Cdo femer qe bene jete tjeter ne dallim me jeten te cilen kane bere ato ne lidhje me jeten e saj ne shtepi dhe jashte saj , ajo duhet keshilluar te i kete frike Allahut dhe te pendohet sepse djalli i mallkuar e ka be per vete edhe pse ajo mund te mendoj se eshte e udhezuar .
Ja kete shkrim e kam sjell me qellimin te perkujtoni veten e juaj dhe te informoheni per grat me te ndershme qe ka njohure njerezimi .
Sic eshte Muahmedi a.s, shembull pwr neve per jeten tone edhe keto duhet te ishin shembull per juve ne kete jete .
 
Redaktimi i fundit:
Aspak dakord me kete shkrimin tend Cen ,me kaq sa lexova tek kjo pjesa e dyt se me lart se mora fare mundimin.Thjesht mendimet qe ke percilli tek ne ne menyre me harmonike dhe pa paragjykime ,te gjithe e shohim boten tone ne menyra te ndryshme,ashtu edhe e krijojm .Mos u mundo ta imponosh besimin tend tek te tjeret.Thjesht duaj dhe leri te tjeret te te duan ,pa paragjykime apo ndarje fetare.
 
E drejta e cdo njeriu per ta menduar boten apo si thua ti per ta gjykuar si deshiron ai/ajo kete te drejte nuk ia mohon askush .
Une nuk ia imponoj askujt mendimet , keshillat, qendrimet e mia . Kush te deshiroj mund te lexoj se si duhet te jete nje besimtare nese e ka kuptuar qellimin e jetes se saj . Rruge tjeter perveq Kuranit dhe rregullave te cilat i percakton Kurani dhe Profeti i tij nuk ka .

Kurani thote : "Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes”. Ahzab 33.

Urdheresa eshte e qarte qe te qendrojne ne shtepit e tyre , e sa e marrin kete urdherese besimtaret ato e peshojne veprimin e tyre kur te dalin para Zotit !

Nese e duan ato lumturine , suksesine e tyre , dhe permes kesaj ajo cka eshte me kryeserja te 3 arrijne kenaqesin e Zotit keto ajete te Kuranit dhe keto keshilla te grave te Profetit t3 Zotit duhet vene ne praktike ne momentin qe kane pranuar te behen muslimane ne kuptimin e plote tw fjales .

Feja eshte shume e lehte per ta kuptuar vetem duhet logjiken ta vejme ne funksion dhe kaq arrihet zgjidhja .
 
Kush është "dejuth" ?

Ai krenohet dhe lavdërohet me gruan e tij, dhe me bukurinë dhe stolitë e saj!

Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave!

Ajo del bashkërisht me burrin, e zbukuruar, e parfymosur, me rroba të tejdukshme, gjysmë e zhveshur, si të jetë mall, i cili prezantohet për shitje!!

Rri së bashku me burra, e shoqëron kush do nga burrat, kurse burri i saj nuk mërzitet aspak, sikurse të jetë e pandershme!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Nuk hyn në Xhenet dejuthi”.

Dejuth është ai që nuk e mbron nderin e familjes së vet, dhe s’ka aspak xhelozi për mahremat e vet, si për gruan e tij, për vajzën e tij, për motrën e tij, për nënën e tij, etj.

Tek disa burra humbi xhelozia, dhe me të, humbi edhe turpi tek gratë e tyre!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU
 
Burri që nuk është xheloz për familjen e tij.


Allahu i Madhëruar ka thënë: “… po kështu, edhe atë femër që bën zina (imoralitet), nuk e merr për grua asnjë tjetër, përveç atij që bën zina ose idhujtarit. Një gjë e tillë (martesa ose imoraliteti me atë femër) është e ndaluar për besimtarët.” (Nur; 3)

Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Tri grupe njerëzish nuk do të hyjnë në Xhenet: ai që nuk përfill prindërit, dejuthi (joxhelozi) dhe gruaja që imiton burrat.” (Nesaiu, Hakimi, Ahmedi)

Nuk hyn në Xhenet burri, i cili për arsye të ndryshme, lejon gruan e tij të bëjë imoralitet. (Edhe burri, i cili tregohet neglizhent dhe jo i kujdesshëm ndaj familjes së tij; ai, të cilit nuk i bën përshtypje nëse e shoqja ose vajzat e tij takohen me meshkuj të tjerë veçmas, ose vishen me veshje të ngushta ose të tejdukshme….)
 
Cen do ndalem edhe njehere ketu tek kjo teme qe ke hapur.E vlereson njeriun nga feja ,apo nga miresia dhe pastertia e shpirtit ?.Dua te them qe ne ,personalisht une nuk zbatoj asnjeren nga ato qe ti ke permendur ne menyre aq strikte por thelbin e kemi te njejte.Mardhenien me partnerin e kemi krijuar ne baze te dashurise.Jetoj ne harmoni me shume fe,nuk rri e mbuluar( jo se paragjykoj se kam shume respekt per ato femra).Dhuroj dashuri ashtu siç marr ,miresia nuk ka fund tek une,zilia egziston ne permasa te vogla( dhe ajo pak gjithmone ka synime pozitive).Nuk diskriminoj dhe kete duhet ta kishe gje kyçe .Pozitiviteti nuk me mungon asnjehere ,negativitetin e kam me doza te ulta.Por mbi te gjitha Cen dhe ti njesoj si ne je ,nuk je ndonje hyjni apo perendi qe te pretendosh se je perfekt.Gabimet jan njerezore dhe ne mesojm nga ato.Por ato qe ti i quan gabime tek ne jan pjes e jeteses se shendetshme dhe te harmonizuar.Ndaj vetem nje gje do te thoja ,ato libra qe lexon kapi thelbin dhe mos i zbato te gjitha ato qe shkruhen... se ti deshiron qe ne femrat me pak fjale te jemi te shtypura ,te heqim dore nga jeta jone .Nuk e di dmthn si e koncepton ti fjalen xhelozi.Femra ne ditet e sotme eshte e zonja e vetes dhe e lidh puna qe te ket koleg per te ndare nje muhabet ,burri duhet te jet xheloz?Cfare lind nga kjo xhelozi e semure? Ndodh ajo qe ne perpiqemi ta evidentojm prej kohesh dhuna ne familje .Se nuk dua te bej moral thjesht po te jap nje mendim te lire si femer qe jam.Respekt
 
@C3nI tek tema qe ke nxjerre rregilloji pak germat ...titulli duhet me germa te vogla
 
Hilarious ,
Njeriun e vlersoj mbas besimit dhe miresive te tij ne vepra ndaj te tjereve . Per te qene njeriu i kompletuar duhet qe te dyjja ti plotesoj .
Edhe une i njejti jam mekatar si te gjithe te tjeret . Vetem qe une mundohem sa me shume te afrohem ne devotshmeri tek Zoti i Madheridhem, dhe ne kete menyre ta arriij kenaqesin e Tij . Qellim ne jete skam si te tjeret si : te posedoj pasuri pa kufi , pushtet, fam, status etj .
Qellimi im i vetem ne jete eshte ta fitoj boten tjeter dhe te jem se bashku me pejgamberet , shehidat, dijetaret e Zotit dhe njerezit e mire . Kjo sa i perket vetes sime si e shohe veten !
Qendrimet e mia per nje ceshtje te jetes bazohend ne ajetet e Kuranit , theniet e Profetit te Zotit , te mendimeve te njerezve te ngritur etj . Pra edhe puna e xhelozise per ata meshkuj qe se qajne koken per gruan/motren /vajzen e vete cka po bene me kend po shoqerohet (si po e kalon kohen ne facebook apo ne rrejtet sociale )apo i respeton ligjet e Allahut , ashtu i vlersoj dhe pastaj ia nxjerr thelbin atyre shkrimeve qe neser gruja ime nuk guxon ti shkel ato parime qe jane te ndaluara .
Femer e shtypur per mua eshte nje femer qe ju ndalohet mesimi , e drejta e fjales , e cila shikohet nga komercialistet modern si mall seksi , qe abuzohet ne menyra me te ulta per te reklamuar mallet e bizismeneve , qe perdoret per tia permbushur epshet njerezeve te degjeneruar etj . Kurse, per femrat e ngritura ne shkallet me te larta lexo me larte , ato duhet ti kesh shembull ne jete nese je muslimane apo besimtare .
Koncpetet jo vetem per shamin , per gruan , per xhelozin po edhe per jeten ne pergjethesi i kemi te kunderta sic po e shohe ?

Keto shkrime per moralin e femres dhe femrave me te larta qe ka njohure njerezimi i kam sjell me qellimin se ne forum mund te kemi "lexuese" te pasionuara dhe mos rastrsisht i kane ikur keto shkrime !
Edhe une vetem mendimin personal po e shpalos ne menyren me te lehte te mundeshme .
Klm
 
O cen jeto e fito kete boten aktuale ku po thith oxygen. Mos I bej keq njeriu mundohu te jesh I ndershem ( jo I virgjer Por I ndershem qe te meremi vesh)
Dhe Leri jetet pertej vdekjes se askush deri sot nuk ka vdek dhe eshte ringjalle te na tregoj qe egziston ajo Jeta pas vdekjes.
Ndershmeria e respekti nuk ka te bej absolutisht me ato qe permend ti me lart dhe ne cdo postim.


Tani me thuaj ca ndjeve kur te thashe “me ke mungu”?
 
Daisy ,
Ketu esenca eshte ti po e thith se bashku me mu oksigjenin , po ushqehesh nga te mirat e tokes , po qendon ne shtwpit e ndertuara nga balta dhe druri ,ku te gjitha kane burimin e njejte e Ai eshte Zoti . E ti e mohon atw dukw thene nuk ka Zot apo nuk ka bote tjeter!
Po a mendoni se po pat bote tjeter , cfare do i thuani pastaj Zotit?
A eshtw drejtesi qe edhe ne boten tjeter ti shijojme te mirat e pwrbashketa si ne kete botw ?
Thuhet qe kush nuk beson e ka shperblimin e zjarrit pergjithmone !! Keni kujdes !

Une per vete po e jetoj kete jeten e kesaj bote , sme mungon asgje i shijoj te gjitha te mirat e Zotit dhe jam falenderues ndaj Zotit kaq mjafton te fitohet bota tjeter .
Shikuar logjikisht eshte perbuzje e te mirave te Zotit , ai na krijon prej nje pike uji , na bene krijesa qe flasim mendojme dhe derisa te behemi te zotet e vetes nuk na mungon asgje dhe cka bejme pastaj e mohojme burimin e ardhjes ne kete jete , e mohojme vetvetwn , e mohojme oksigjenin qe e thithum . A ne anen tjeter kush na bene nje te mirw sa tw vogel prej njerezve 100 here e falenderojme ! Sa perbuzes eshte njeriu . Dhe sa i mire eshte Zoti ju pret nje jete te tere mos po pendohen dhe tju fale . Jam krenar vertet qe me ka udhezu Zoti , qe di pse jetoj , kush eshte Zoti im , cila do te jete e ardhmja ime pas vdekjes .
Une smendoj me logjiken tende sa i perket asaj fjalie ne anglisht nese pyet ?
 
Daisy ,
Ketu esenca eshte ti po e thith se bashku me mu oksigjenin , po ushqehesh nga te mirat e tokes , po qendon ne shtwpit e ndertuara nga balta dhe druri ,ku te gjitha kane burimin e njejte e Ai eshte Zoti . E ti e mohon atw dukw thene nuk ka Zot apo nuk ka bote tjeter!
Po a mendoni se po pat bote tjeter , cfare do i thuani pastaj Zotit?
A eshtw drejtesi qe edhe ne boten tjeter ti shijojme te mirat e pwrbashketa si ne kete botw ?
Thuhet qe kush nuk beson e ka shperblimin e zjarrit pergjithmone !! Keni kujdes !

Une per vete po e jetoj kete jeten e kesaj bote , sme mungon asgje i shijoj te gjitha te mirat e Zotit dhe jam falenderues ndaj Zotit kaq mjafton te fitohet bota tjeter .
Shikuar logjikisht eshte perbuzje e te mirave te Zotit , ai na krijon prej nje pike uji , na bene krijesa qe flasim mendojme dhe derisa te behemi te zotet e vetes nuk na mungon asgje dhe cka bejme pastaj e mohojme burimin e ardhjes ne kete jete , e mohojme vetvetwn , e mohojme oksigjenin qe e thithum . A ne anen tjeter kush na bene nje te mirw sa tw vogel prej njerezve 100 here e falenderojme ! Sa perbuzes eshte njeriu . Dhe sa i mire eshte Zoti ju pret nje jete te tere mos po pendohen dhe tju fale . Jam krenar vertet qe me ka udhezu Zoti , qe di pse jetoj , kush eshte Zoti im , cila do te jete e ardhmja ime pas vdekjes .
Une smendoj me logjiken tende sa i perket asaj fjalie ne anglisht nese pyet ?

E di Cen mekat eshte te thithim te njejtin oxygen!
Por ja qe zoti ka qene bujar me qeniet e tij dhe na ka dhene kete privilegj.

Dhe une jam mirenjohese gjysherve, prindit, komshise shoqerise ... E sidomos vetes time
E te them te drejten punoj jetoj kshu qe shum
Gjera I Meritoj i kam fitu vet.
Me intereson te bej nje jete te kenaqshme ne kete boten aktuale
Dhe nuk kam kohe te mendoj per boten imagjinare, sepse skam asnje lloj interesi te di cdo behet me mua kur te vdes biles biles le te me hedhin diku ne det qe mos te ze as ato dy metra toke.

E shef sa e mire jam! Nuk dua te mar kete privilegj ty qe sben pune tjeter dhe mendo per jeten pas vdekjes. Ajo bota te takon ty.
Le te digjem une ska gje vetem ti te jesh i lumtur ne boten tende imagjinare.
Thelle thelle pra ti je lakmitar ndersa une jam ai njeriu i ndershem. Ti lakmo gjera dhe vende qe nuk i ke pare dhe as nuk di asgje konkrete.
Kshu me del llogaria mua
 
E di Cen mekat eshte te thithim te njejtin oxygen!
Por ja qe zoti ka qene bujar me qeniet e tij dhe na ka dhene kete privilegj.

Dhe une jam mirenjohese gjysherve, prindit, komshise shoqerise ... E sidomos vetes time
E te them te drejten punoj jetoj kshu qe shum
Gjera I Meritoj i kam fitu vet.
Me intereson te bej nje jete te kenaqshme ne kete boten aktuale
Dhe nuk kam kohe te mendoj per boten imagjinare, sepse skam asnje lloj interesi te di cdo behet me mua kur te vdes biles biles le te me hedhin diku ne det qe mos te ze as ato dy metra toke.

E shef sa e mire jam! Nuk dua te mar kete privilegj ty qe sben pune tjeter dhe mendo per jeten pas vdekjes. Ajo bota te takon ty.
Le te digjem une ska gje vetem ti te jesh i lumtur ne boten tende imagjinare.
Thelle thelle pra ti je lakmitar ndersa une jam ai njeriu i ndershem. Ti lakmo gjera dhe vende qe nuk i ke pare dhe as nuk di asgje konkrete.
Kshu me del llogaria mua
Edhe pse bota e perjeteshme i perket te ardhmes nuk do thote qe nuk ben per ta besuar ate . Ne edhe para se te vijme ketu ne kete jete si specie njerezish qe mendojme dhe logjikojme nuk e dijme si ka qene toka dhe jeta ne kete bote me heret . Kur te paren e pranojme pse te dyten nuk e pranojme ? Kur e dijme se per boten e ardhshme Zoti na ka lajmeru permes te derguareve te vete , permes shpallje te Zotit librave te Tij . Dhe tjetra ne nuk dijme as per shpirtin qe e posdeojme asgje , p.sh., si duket ai , cfare permban , ku qendron ne trupin tone etj . Por , e besojme apo jo ? U bene dy fakte . Fakti i trete ne nuk kemi njohuri as per vdekjen kur do te ndodhe por e besojme apo jo ?

Ke lexuar Kuranin ndonjehere ? Te rekomandoj te lexosh dhe do bindesh edhe vete per boten tjeter ☺
Te besosh 3 nderuar ke me miliona argumente , kurse te mohosh Zotin asnje te vetem nuk e ke ! Sepse , e ngarkon vetem shpirtin tend , ku Zoti si krijesa qe flasim ndegjojme , mendojme , logjikojme na ka ngritur ne kete bote nga te gjitha krijesat e tjera . Vertet kush e bene kete eshte perbuzes i vetvetes dhe mosmirnjohes ndaj Krijuesit qe na dhuroj jeten . Kurse , kush e beson Zotin dhe e falenderon eshte mirenjohes i te vertetes .
Vetem te mendojme burimin e jetes se cdo gjallese sic eshte uji , po te vendoske Zoti ta ndaloj shiun per nje kohe afatgjate , a do mundeshim te jetojme ?
Mos ta zgjas me shume te mirat e Zotit jane te pafundeta , po te deshiroj Ai vetem nje semundje te na godas , jeta jone do te perfundojke si keto viruset e ndryshme vdekjeprurese .
Zoti nuk ka nevoj per neve , ne kemi nevoj per Te , i cili na ruan shendetin , na dhuron pa pagese oksigjenin , tani keto dite te thata dimri ku jane shterrur lumenjet te na leshoj shi , ti duhet te lutesh ?
Falenderimi i takon Zotit qe na ka udhezuar dhe shpresoj qe edhe ti moter te besosh Zotin qe te krijoi se veten se ke kriju , ti je vetem shfrytezuse e trupit/shpirtit tend per nje kohe te caktuar .
 
Edhe pse bota e perjeteshme i perket te ardhmes nuk do thote qe nuk ben per ta besuar ate . Ne edhe para se te vijme ketu ne kete jete si specie njerezish qe mendojme dhe logjikojme nuk e dijme si ka qene toka dhe jeta ne kete bote me heret . Kur te paren e pranojme pse te dyten nuk e pranojme ? Kur e dijme se per boten e ardhshme Zoti na ka lajmeru permes te derguareve te vete , permes shpallje te Zotit librave te Tij . Dhe tjetra ne nuk dijme as per shpirtin qe e posdeojme asgje , p.sh., si duket ai , cfare permban , ku qendron ne trupin tone etj . Por , e besojme apo jo ? U bene dy fakte . Fakti i trete ne nuk kemi njohuri as per vdekjen kur do te ndodhe por e besojme apo jo ?

Ke lexuar Kuranin ndonjehere ? Te rekomandoj te lexosh dhe do bindesh edhe vete per boten tjeter ☺
Te besosh 3 nderuar ke me miliona argumente , kurse te mohosh Zotin asnje te vetem nuk e ke ! Sepse , e ngarkon vetem shpirtin tend , ku Zoti si krijesa qe flasim ndegjojme , mendojme , logjikojme na ka ngritur ne kete bote nga te gjitha krijesat e tjera . Vertet kush e bene kete eshte perbuzes i vetvetes dhe mosmirnjohes ndaj Krijuesit qe na dhuroj jeten . Kurse , kush e beson Zotin dhe e falenderon eshte mirenjohes i te vertetes .
Vetem te mendojme burimin e jetes se cdo gjallese sic eshte uji , po te vendoske Zoti ta ndaloj shiun per nje kohe afatgjate , a do mundeshim te jetojme ?
Mos ta zgjas me shume te mirat e Zotit jane te pafundeta , po te deshiroj Ai vetem nje semundje te na godas , jeta jone do te perfundojke si keto viruset e ndryshme vdekjeprurese .
Zoti nuk ka nevoj per neve , ne kemi nevoj per Te , i cili na ruan shendetin , na dhuron pa pagese oksigjenin , tani keto dite te thata dimri ku jane shterrur lumenjet te na leshoj shi , ti duhet te lutesh ?
Falenderimi i takon Zotit qe na ka udhezuar dhe shpresoj qe edhe ti moter te besosh Zotin qe te krijoi se veten se ke kriju , ti je vetem shfrytezuse e trupit/shpirtit tend per nje kohe te caktuar .

Imagjino te takohemi ne ferr une dhe ti?
Vetem imagjino per pak caste!
 
Edhe ti. Mos jep përgjigje sikur ja lexon te gjitha ato shkrime sa një gazetë lol

Sinqerisht e lexova dhe kisha argument per cdo sentence lol
Pastaj thashe ti bej nje pyetje tjeter
Sepse e shof qe paska mare one way ticket only :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top