Grate e forta nuk pranojne justifikime idiote nga askush!

Monique

With or Without u
Gratë e forta janë gra të pjekura dhe të sigurta, që dinë çfarë duan dhe çfarë nuk duan.
Ato janë selektive dhe nuk lejojnë që të tjerët të ngatërrojnë zemrën e tyre, terrenin e tyre të shenjtë.
Këto gra dashurojnë, por mbi të gjitha ato duan veten e tyre.
Ato kanë vetëvlerësim të lartë dhe gjithashtu kanë një vesh selektiv.
Pranojnë të marrin premtime të sinqerta dashurie, por nuk pranojnë kurthet dhe, mbi të gjitha, justifikimet idiote.
Ato lëvizin fort kur është e nevojshme, por dinë të ecin me butësinë e një pendle, nëse ndjehen të qeta.
Ato u dorëzohen atyre që e meritojnë, por dinë të tërhiqen me klas, nëse nuk ka respekt.
Kanë jetuar përvoja të panumërta, si negative, ashtu edhe pozitive, dhe për këtë arsye e nuhasin intiutivisht situatën se kur mund të mashtrohen.
Ato e dinë se cilat janë justifikimet dhe cilat janë faktet.
Këto gra, kur përpiqen të mashtrohen, zakonisht zgjedhin të veprojnë në heshtje, pa pasur nevojë të krijojnë një situatë stresuese.
Nuk pranojnë justifikime nga asnjë njeri, sado i pashëm dhe inteligjent që ai mund të duket.
Kërkojnë mbi të gjitha respekt dhe kurrë nuk lejojnë të nënvlerësohen.
Dhe e dinë se ka ende qenie njerëzore të shëndetshme në botë. Qenie njerëzore në kuptimin e mirëfilltë, të cilat nuk i injorojnë vuajtjet e të tjerëve dhe respektojnë fqinjët e tyre, përfshirë edhe bashkëudhëtarët.
Ato e njohin rëndësinë e njerëzve me empati dhe shpresojnë që, me to, të mbesin njerëz me këtë cilësi.
Dhe moto e jetës së kësaj kategorie grashë është: Mos pranoni justifikime idiote të askujt! Mos merrni më pak se sa meritoni! /meb.al

1586351831570.png
 
Last edited by a moderator:
"Grate e Forta", qe ne titull, me le nje shije mashkullore.
Nuk e kam kuptuar kurre kete prirje per tu krahasuar me mashkullin.
Femra, ka butesine, ka dashurine, ka jeten, ka vlera te jashtezakonshme mbi toke.

Shembull: po blija disa gjera per restorantin, edhe me afrohet menaxherja e dyqanit,
e me pyet: Ti je pronari i restorantit? Po, i thash.
Menaxherja e dyqanit: Kot, te pyetja, se e di qe nuk i merr ti vendimet, por ajo qe te keshillon.
Dhe ju drejtua asaj, vendosen, Dariusi vetem pagoi. ?

Kot, themi ne meshkujt qe ne jemi..... sepse vendimet i marrin femrat, ne meshkujve na keni lene "kenaqesine" qe e shqiptojme, por (keshillimin) vendimin nga ju e kemi marre lol lol
 
...e kuptova, por prap kjo fjala "karakteri i forte", nuk e di, nuk me pelqen.
Per mua do te ishte me e hijshme "e pavarur".
Ne kuptimin e pavarur, e zonja, jo qurravece, qe ska nevoje per paterica qofte mashkull apo femer paterica saj, te jetoje jeten e saj vrullshem ashtu sic vjen, femer qe ti ndihet boshlliku kur mos jete me.
 
Kam pershtypje Se cdo femer eshte e Forte... te pakten une veç ksi femrash kam takuar... madje mbi gjith kto karakteristikat e luftes se gjinive mbi te te ken apo tu jepesh qe per mua jane secondare.
Kam njohur femra qe harrojn veten per nje femije handikapat ( per mua keto jane femrat me te forta qe kam njohur).
Nuk eshte e then Se te jesh nene mund te perballesh me nje realitet Te tille ... mund edhe te thyhesh...
Kto po qe jane per mua femra te forta.
 
Ketyre femrave i perulem me gjithe qenien time!
 
Kam pershtypje Se cdo femer eshte e Forte... te pakten une veç ksi femrash kam takuar... madje mbi gjith kto karakteristikat e luftes se gjinive mbi te te ken apo tu jepesh qe per mua jane secondare.
Kam njohur femra qe harrojn veten per nje femije handikapat ( per mua keto jane femrat me te forta qe kam njohur).
Nuk eshte e then Se te jesh nene mund te perballesh me nje realitet Te tille ... mund edhe te thyhesh...
Kto po qe jane per mua femra te forta.

Hm . Ja un Jam njera nga kto endrra ime .
Kur ngela shtatzen e deri sa lindi bebjaa me moren shpirtin .
Femija yt nuk Eshte ne vendin e duhur ...rrezikon te jet handicapé ..Duhet ta heqesh .

Kurre ne bote nuk pranova dhe bera mire sepse Eshte jo vetem normal po perfeksion ..e thon kushdo qe e ka pare . Jo vetem une .?
E per kte gje Jam krenare qe mora vendimin e duhur .?
 
ta ha zemren pra ??
 
Edhe mos flas per sakrifica Te tjera qe kam ber per hir te dashuris, idiotlleku etj .
Verjani emrin si te doni .:)
 
Cili është ai kriter për kategorizime të "justifikimeve idiote" ?
Dhe jam kurreshtar të di një justifikim të tillë .
Cdo te thote justifikime idjote??
 
Gratë e forta janë gra të pjekura dhe të sigurta, që dinë çfarë duan dhe çfarë nuk duan.
Ato janë selektive dhe nuk lejojnë që të tjerët të ngatërrojnë zemrën e tyre, terrenin e tyre të shenjtë.
Këto gra dashurojnë, por mbi të gjitha ato duan veten e tyre.
Ato kanë vetëvlerësim të lartë dhe gjithashtu kanë një vesh selektiv.
Pranojnë të marrin premtime të sinqerta dashurie, por nuk pranojnë kurthet dhe, mbi të gjitha, justifikimet idiote.
Ato lëvizin fort kur është e nevojshme, por dinë të ecin me butësinë e një pendle, nëse ndjehen të qeta.
Ato u dorëzohen atyre që e meritojnë, por dinë të tërhiqen me klas, nëse nuk ka respekt.
Kanë jetuar përvoja të panumërta, si negative, ashtu edhe pozitive, dhe për këtë arsye e nuhasin intiutivisht situatën se kur mund të mashtrohen.
Ato e dinë se cilat janë justifikimet dhe cilat janë faktet.
Këto gra, kur përpiqen të mashtrohen, zakonisht zgjedhin të veprojnë në heshtje, pa pasur nevojë të krijojnë një situatë stresuese.
Nuk pranojnë justifikime nga asnjë njeri, sado i pashëm dhe inteligjent që ai mund të duket.
Kërkojnë mbi të gjitha respekt dhe kurrë nuk lejojnë të nënvlerësohen.
Dhe e dinë se ka ende qenie njerëzore të shëndetshme në botë. Qenie njerëzore në kuptimin e mirëfilltë, të cilat nuk i injorojnë vuajtjet e të tjerëve dhe respektojnë fqinjët e tyre, përfshirë edhe bashkëudhëtarët.
Ato e njohin rëndësinë e njerëzve me empati dhe shpresojnë që, me to, të mbesin njerëz me këtë cilësi.
Dhe moto e jetës së kësaj kategorie grashë është: Mos pranoni justifikime idiote të askujt! Mos merrni më pak se sa meritoni! /meb.al
Ma prekën gabimisht save, por do te komentoj
 
Te dyja gjinite te forte i ben vetem halli dhe jo qefi! perballja me problemet qe hasin ne jete dashje pa dashje apo papritur, asnjeri nuk lind i forte, te gjithe kemi lindur engjej! me perjashtim te disave qe kan lindur dragonj apo shqiponja por edhe keta te fundit fluturojne me presh nga ai i lushnjes
 
Te dukesh e fort ne syt e te tjerve do te thot te vuash.
Sepse do justifikohen me "He se nuk e gjen gje ate. He se nuk thyhet kollaj ajo."
Dhe cdo her qe ma kan kap veshet, jam krisur ne nje far menyre. Jo nga problemet qe kisha por nga mos kujdesia tyre kur hodhen kto fjale... me kan ber te ndihem VETEM.
Nje femer e but dhe delikate, do te ket gjithmon njerez gati qe ti fshin lotet.
Nje femer e fort sdo marri as farzolet me fshi qurrat.

Dhe ju lutem. Mos gjykoni nje femer ne baz te zgjedhjes personale te sjelli apo ne jet nje krijes (me probleme apo jo).
Aborti nuk te ben nje femer te dobet; kush e ka praktikuar ka pas motivet e veta dhe ktu na lexojne dhe persona qe mund te lendohen
 
Cili është ai kriter për kategorizime të "justifikimeve idiote" ?
Dhe jam kurreshtar të di një justifikim të tillë .
Mar leje të të citoj sepse besoj kam kapur thelbin (në frymë hermeneutike - vlerësim i tërësishëm).
Një justifikim idiot ka për kriter ‘gabimet’ e një pas njëshme dhe premtimin “nuk përsëritet” (së paku në botë kuptimin tim).
Pastaj, është mjaft konciz përshkrimi i femrës në raste të veçanta, për t’i dhënë definicionin ‘e fortë’.
 
Mendoje se keni plotësisht të drejtë ?
Është mjaftë delikate përkufizimet e tilla.... rrallë herë dalin nga konteksti subjektivë për të arritur një objektivitet të qëndrueshem
 
Ato janë selektive dhe nuk lejojnë që të tjerët të ngatërrojnë zemrën e tyre, terrenin e tyre të shenjtë.
Si mund te jene selektive dhe te zgjedhin personat e zemres kur
dashuria eshte takimi midis dy trupash qe per magji krijon rasti, dhe nese rasti magjik amplifikon detajet e ketij takim e keto detaje qe jane shenjat e para e dashurise te plote ,sepse ska dashuri te pjeseshme, nuk perputhen me idealin e personit te saj? Si mund te menaxhohet ndjenja ?
Këto gra dashurojnë, por mbi të gjitha ato duan veten e tyre.
Dmth narcisiste
Pranojnë të marrin premtime të sinqerta dashurie, por nuk pranojnë kurthet dhe, mbi të gjitha, justifikimet idiote.
Dashuria eshte nje premtim i sinqerte, mjaft.

Do te mjaftone nje FEMER psikologjikisht e kompletuar dhe ne te njejten kohe te hapur ne dashurine me mashkullin pa nevoje te vendose perpara frigen qe sjell mendimi se dashuria vdes dhe per kete gje do imitojne mashkullin .
 
Pjeter e ke pik... puna eshte se sna e ben te qarte tani.. te duam grate a burrat me shume .. se na dolen njesoj kta te fortit ?
 
@Petrit101 jo rastësish e ceka frymën hermeneutike, sepse po të bëja analizë si e jotja, kjo femër jo që nuk do të ishte e fortë por edhe shumë etiketime do i veja ?
Pastaj duhet patur kujdes nga hermeneutika e dyfishtë për të mos e perceptuar të perceptuarën.
Gjithësesi vlerësim i mirfëfilltë i femrës së fortë sipas teje. ?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top