Smirnoff
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2011
-
- Mesazhe
- 2,068
-
- Reagimet e mara
- 48
-
- Mosha
- 38
-
- Vendndodhja
- Deutschland
-
- Website i juaj
- www.dinamo.al
Kristiano Ronaldo & Irina Shayk gjejnë momentin e papërshtatshëm për pasion
Puthje e përqafime gjatë drekës familjare
Kur drekojnë me prindërit e të dashurit, shumë femra do të tregonin kujdes maksimal në sjellje përballë atyre që mund të jenë vjehrri dhe vjehrra e ardhshme.
Mirëpo, Irina Shayk ndihet shumë rehat në shoqërinë e familjes së të dashurit të saj, Kristiano Ronaldo, teksa çifti u fotografua duke shkëmbyer puthje dhe përqafime gjatë drekës në shtëpinë e portugezit në Funchal të Madeirës.
Por ndërkohë që modelja e superpaguar ruse po përkëdhelte të dashurin vazhdimisht, ky i fundit u shfaq paksa i shpërqendruar.
Lojtari i Realit të Madridit e ktheu shikimin nga krahu tjetër ndërsa përqafonte Irinën. Sigurisht, bukuroshja ruse nuk ishte dakord me shpërfilljen dhe u përpoq me të gjitha mënyrat që të fitonte të gjithë vëmendjen e tij.
E gjithë skena disi komike ndodhi përpara syve të familjes së Kristianos dhe djalit të tij të vogël, Kristiano Jr, i cili ndodhet me çiftin gjatë këtyre ditëve pushimesh në ishullin portugez.
Ndërkaq, së fundmi Irina Shayk është zgjedhur për kopertinën e edicionit spanjoll të revistës Cosmopolitan. Këtë herë ajo ka lënë mënjanë bikinit për t’u shfaqur me një imazh sportiv.
---------- Post added at 21:13 ---------- Previous post was at 21:13 ----------
“I dashuri më la me një mesazh në Facebook”
Bukuroshja Veridiana tregon se si u braktis nga kampioni i notit Tumioto
Historia mes ish-velinës bionde, Veridiana dhe notarit italian Leonardo Tumioto ka përfunduar në mënyrë përfundimtare. Mësohet se sportisti e ka lënë të dashurën nëpërmjet…. Facebook.
“Mes meje dhe Veridianës gjithçka ka marrë fund”. Kështu, Leonardo Tumioto, kampion italian i notit, ka vendosur të ndahet nëpërmjet Facebook nga Veridiana Malman, ish-velinë. Një mesazh i ftohtë dhe publik, të cilin të gjithë mundën ta lexonin, përfshi atë, që e mori vesh fillimisht pikërisht nëpërmjet rrjetit social. Tashmë duket se ka ikur koha e letrave plot pasion, përqafimeve dhe lotëve të lamtumirës apo zënkave, të konsumuara në intimitetin e çiftit.
Dashuria dhe ndarja, në botën e shoubizit është gjithnjë e më shumë një çështje publike dhe për të thënë lamtumirë mjafton një sms ose një mesazh në internet…
Mjafton të përmendim ndarjet e Bobo Vierit me Melisa Satën që erdhi përmes një komunikate për shtyp, apo edhe atë të Melisa Kastanjolit dhe Mario Balotelit. Ky i fundit vendosi t’i japë lajmin e keq të dashurës gjatë një emisioni televiziv
---------- Post added at 21:14 ---------- Previous post was at 21:13 ----------
Valentino Rosi, relaks i “nxehtë” me Marua Klebi
Dhe brenda 2011-s objektivi më i vështirë: dasma
Fërkime dhe masazhe të nxehta, një kontroll cilësie poshtë bikinit të saj nën rrezet e diellit në det… për Valentino Rosin këto mund të quhen pushim të vërteta.
Përkrah të dashurës së tij, Marua Klebi, nëntë herë kampioni i botës ia ka kaluar shkëlqyeshëm, siç tregojnë edhe fotot e publikuara nga revista “Oggi”, që tregojnë çiftin në një barkë të rrethuar nga miq të tyre.
Valentino nuk heq dorë kurrë nga shoqëria e tij dhe sa herë që mundet, i mbledh që të gjithë në jahtin e tij luksoz 18 metra të gjatë. اmimi: 822 mijë euro.
Që janë hiçgjë për të, që arkëton rreth 14,3 milionë euro në vit, përjashto të ardhurat nga sponsorët. Megjithatë, vëmendja e tij e veçantë ka qenë e fokusuar te Marua, dashura e tij 27-vjeçare me të cilën piloti i ri i Dukatit bashkëjeton prej disa muajsh, por shoqërohet me të që prej 2009-s.
Me pak fjalë, pasi ka koleksionuar flirte kalimtare “doktori” ka vendosur të mbledhë mendjen dhe ndërkohë qarkullojnë thashetheme sipas të cilave çifti mund të martohet brenda vitit 2011.
Valentino do të ngjitej kështu podiumin më të lartë, duke arritur objektivin më të rëndësishëm.
Ndërkohë, ai flirton me të si të ishte një adoleshent, duke i dedikuar vëmendje, por edhe duke lëshuar ngacmime që ndezin pasionin dhe ofrojnë skena të nxehta për paparacët.