Gjykata e Hagës shfajëson Millosheviqin për krimet në Bosnje

Kresha

A pretty face can never trick me
Gjykata ndërkombëtare për krime për ish Jugosllavin në Hagë ka vendosur që ish presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviq nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje, transmeton zeri.info.

Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët. //telegrafi
 
Titulli: Gjykata e Hagës shfajëson Millosheviqin për krimet në Bosnje

Po per Kosoven i mbaroi gjyqi pas vdekjes ktij?
 
Titulli: Gjykata e Hagës shfajëson Millosheviqin për krimet në Bosnje

Nuk do t'ishte cudi sikur neser kjo Gjykate do ta shpalle edhe UCK si ushtri terroriste.
 
Back
Top