Gjunjëzohet Sardenja, 16 të vdekur

Status
E mbyllur për postime të tjera.

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të paktën 16 të vdekur dhe rrugë e shtëpi të përmbytura, qindra të zhvendosur, ura të shembura, vërshime lumenjsh, ndërprerje energjie elektrike, vështirësi në trafik, vonesa në transportin ajror dhe hekurudhor. Shumë shkolla do të mbeten të mbyllura.

ثshtë ky bilanci provizor i shkatërrimeve të shkaktuara nga cikloni “Cleopatra” në Sardenjë, që mund të rëndohet më tej, sepse errësira dhe zonat e vështira për t’u arritur po ëvshtirësojnë përpjekjet për shpëtim.

Një “masakër” e vërtetë, me 16 viktima, mes të cilëve një grua e re në moshë së bashku me të bijën, si dhe një polic. Kreu i Mbrojtjes Civile, Franco Gabrielli, pas një bisede të gjatë telefonike me kryeministrin Enrico Letta, ka mbledhur urgjentisht në Romë komitetin operacional të Mbrojtjes civile, për të bërë llogaritë. Presidenti i rajonit të Sardenjës, Ugo Cappellacci, është nisur për në Gallura dhe do të bëjë një inspektim në zonat më të prekura.
Viktima e parë ka qenë një grua e moshës 64 vjeçe, Vannina Figus, e gjetur pa jetë në shtëpinë e saj të përmbytur në Uras, një nga qendrat më të goditura nga moti i keq. I shoqi është gjetur gjallë dhe është dërguar për në spitalin “San Martino” të Oristano-s, në hipotermi. Pikërisht në Uras, dhjetra familje janë evakuuar dhe do të kalojnë natën në palestrën komunale, ashtu si dhe në zonën e Terralba-s, ku të shpërngulurit janë plot 800.

Një tjetër grua, një e moshuar 90 vjeçe, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj të përmbytur në Torpè. Një agjent policie ka vdekur për shkak të shembjes së një ure në Dorgali, Nuorese. Ndërsa 6 viktimat e tjerë janë në zonën e Gallura-s.

Në Olbia kanë vdekur nënë e bijë, të gjetura brenda një makine Smart, e përmbysur për shkak të vërshimit të ujrave në zonën e Bandinu. I shoqi, një polic, që gjendej së bashku me to, ka arritur të shpëtojë. Viktima tjetër është sërish një e moshuar, e cila ka ndërruar jetë në vendbanimin e saj në rrugën Lazio.

3 të vdekur edhe në një aksident rrugor, të shkaktuar nga rënia e një ure në rrugën provinciale 38 (Olbia-Tempio), në zonën e Monte Pino-s. Janë burri, gruaja dhe vjehrra, të gjetur të vdekur brenda një fugoni, i cili ka përfunduar poshtë urës. Janë përfshirë gjithashtu edhe 2 mjete të tjera, me 3 të plagosur, të cilët janë shpëtuar nga zjarrfikësit.

Shira të pandërprerë, që prej natës së kaluar, dhe erëra të “çmendura” me shpejtësi 100 km/h, kanë gjunjëzuar Sardenjën. Përveç Gallura-s, edhe Ogliastra, Oristanese dhe Medio Campidano, janë zonat më të prekura. Vërshimi i ujrave ka shkaktuar dëme të mëdha edhe nëpër fermat bujqësore, teksa rrugët rurale janë përshkuar tërësisht nga përrenjtë dhe qindra kafshë kanë ngordhur.
/Top Channel
 
Sardenja pas ciklonit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një ditë pas ciklonit që shkaktoi përmbytje të mëdha, në ishullin e Sardenjës po vazhdon puna e forcave të shpëtimit në ndihmë të popullatës se goditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Eshtë punuar gjithë natën për heqjen e ujërave nga rrugët e banesat, për sistemimin e 2700 të prastrehëve dhe për organizimin e ndihmave. Në ishull shkoi edhe Kryeministri Enrico Letta, i cili garantoi mbështetjen dhe ndihmën maksimale nga ana e shtetit. Ai u shpreh banorët duhet të ndjejnë afërsinë e shtetit në një ngjarje e tillë me përmasa të jashtëzakonshme.

Solidatitet edhe nga Papa Francesco i cili përveç lutjes për viktimat, kërkoi ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë çast të vështirë. Edh Bashkimi Europian, nëpërmjet komisionerit për çështjet rajonale shpehu gadishmërinë për të shqyrtuar kërkesat për ndihmë që mund të mbërrijnë nga ItaliaReshjet e mëdha që përfshinë Sardegnën shkaktuan 16 viktima dhe ndërkohë po kërkohen ende persona të zhdukur.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme dhe kanë prekur shumicën e zonave të ishullit. Rreziku tani vjen nga një tjetër valë moti i keq dhe reshjesh që parashikohet për 24-30 orët e ardhshme dhe jo vetëm në Sardenja, por edhe në zonat jugorë të Kalabrisë dhe Pulias.



Top Channel
 
Titulli: Gjunjëzohet Sardenja, 16 të vdekur

alluvione.jpg


RqFEZzSPhRgBVAmb0kjykuv4XpZ2i_93wFjTGYPTj-f3HAmV4p.jpg

20131119_pecore.jpg


kTonKpHKQNFtesWlcPaAyzVtr6LFdfligatpq2s1BaiP468N9g.jpg



U prefshin ne paqe viktimat!
 

Attachments

  • RqFEZzSPhRgBVAmb0kjykuv4XpZ2i_93wFjTGYPTj-f3HAmV4p.jpg
    RqFEZzSPhRgBVAmb0kjykuv4XpZ2i_93wFjTGYPTj-f3HAmV4p.jpg
    10.1 KB · Shikime: 0
  • kTonKpHKQNFtesWlcPaAyzVtr6LFdfligatpq2s1BaiP468N9g.jpg
    kTonKpHKQNFtesWlcPaAyzVtr6LFdfligatpq2s1BaiP468N9g.jpg
    10.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Gjunjëzohet Sardenja, 16 të vdekur

Kohë e keqe kudo ka zënë këtë vit.. Gjynah për viktimat u qoftë dheu i lehtë..
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Back
Top