Gjuha shqipe është tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge

Love

βeℓℓe â๓e
Gjuha shqipe është tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge
Nga: Reshat Nexhipi


J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.

Stadtmuller: “Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet në literaturën historike).
Tacit: “Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”. Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
Tit Livi: “Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët – R.N.)
Vuk Karaxhiq: “Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin - tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në më 1921, me titull (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.Xhorxh Fred Uiliams: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.

“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”
Dr. Aleksandar Stojanovski. Ky historian maqedonas i hedh poshtë të gjitha tezat e lansuara paushale të dr. Petar Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, duke e quajtur veprimin e tij si “shovinizëm dhe racizëm i hapur”. Gane Todorovski: “Skënderbeu ishte djalë shqiptari”.
Tome Serafimovski: “Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”.
Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kurë historianët serbë filluan të intere¬sohen për historinë shqiptare, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënderbeut”.
Anvar El Sadat: “Periudha e Mehmet Ali Pashës është më e ndritura në historinë e Egjiptit” dhe, “sikur pasardhësit e tij të vazhdonin me të njëjtën tempo, Egjipti sot do të ishte diçka tjetër”.
Artur Vajgal, për gjarprin e Olimpisë: “Një natë Filipi II u tmerrua kur e pa të shoqen-Olimpinë me një gjarpër në shtrat. “Dhe kjo-thotë Plutarku-më tepër se çdo gjë tjetër i dha fund dashurisë së tij me Olimpinë”. Që atë ditë ai çdo natë përmes të një zbrasdësire të derës shikonte në dhomën e saj, a vallë e kishte gjarprin në shtrat ose jo, duke e parafytyruar si dashnor të saj. Në të vërtetë, sipas Plutarkut, një herë ai e pa të shoqen duke u rrokur me gjarprin në mënyrë mjaft të dyshimtë dhe disa vjet më vonë, kur e humbi njërin sy në luftë, thuhej se i kishte ngjarë kjo fatkeqësi sepse kishte parë atë ç’ka deri atëherë nuk i lejohej asnjë njeriu të vdekshëm”.
Aurel Viktori Dietar i shek. IV: “Pirro epiroti është me prejardhje prej Akilit, nga e ëma, dhe e Herakliut (djali i Zeusit), nga i ati”. Emri Pirro, ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, në kuptim, i sipërm, i lartë etj.
Për të ekziston shënimi i Plutarkut se: “Pas fitores së bujshme që korri Pirroja kundër maqedonëve, epirotët e përshëndetën me mbiemrin “shqiponjë”. Ai u përgjigj: “ثshtë merita juaj që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart me krahë të shpejta?”. Pra, këtu e ka gjenezën flamuri ynë kombëtar.
Bill Klintoni. Ky personalite i shquar, i cili në v.1999 urdhëroi aksionin ushtarak për largimin e forcave nga Kosova, pas mbarimit të luftës, në një rast, Gonxhe Bojaxhiut, i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.
Bob Stewart. Kolonel, ish¬komandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë. Në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojëhapur. Ai pati sukses që t’i fokusonte Tensionet që ekzistonin në Kosovë. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për t’u bërë diçka shpejt”.

“Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël”
Dervish Pasha, për Abdyl Frashërin: “Abdyl Frashëri, përveç në Toskëri, është i lidhur edhe në Krujë me shehun e bektashinjëve, Baba Hysenë, i cili nxit popullsinë që të bëjë trazira dhe kryengritje kundër pushteti osman. Prandaj, sipas Dervish Pashës duhej menjëherë të internohet Abdyli, Baba Hyseni si dhe Esat Pasha nga Tetova. Në një raport tjetër, i njëjti zyrtar turk tregon se si Abdyl Frashëri gjindej i burgosur në Kalanë e Prizrenit dhe se duhej të refuzohet kërkesa e bashkëshortes së tij për lirimin e të shoqit, sepse ai vazhdimisht ka kërkuar dhe ka luftuar për autonominë e Shqipërisë, si fillim dhe më vonë pavarësinë e plotë të saj.
Nga burgu, Abdyli (Frashëri) mund të dalë, sipas Dervish Pashës, vetëm nëse pendohet, por me kusht që pastaj të internohet me gjithë familje në shkretëtirat e Anadollit, me qëllim që të izolohet nga populli i vet dhe këmba e tij kurrë mos shkelë në Rumeli”.
E. Spanser: “Skënderbeu është një nga njerëzit më të mëdhenjë në botë”. Edvin Jasques: “Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj”.
Egil Arvik, sekretar i Komitetit Nobëll për Paqë, për Gonxhe Bojaxhiun: “Ajo na ka dëshmuar se çka do të thotë altruizmi, dashuria për të varfër, vepra më e lartë dhe më bujare njerzore, dashuria që s’ pret asgjë, që beson çdo gjë”. Fisheri për Ahmet Zogun: “Shpallja e mbretërisë ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi i përshtatej regjimeve mbretërore që e rrethonin Shqipërinë dhe në ndërkohë, ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.
Geralldina për Ahmet Zogun:”.Indira Gandi: “Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël, turpërohemi para vetvetes…”.Ismail Habib, për Riza Tefikun e Dibrës: “Shumë merita letrare, mjekësore, filozofike, kulturore, poetike, folklorike, politike, diplomatike, psikosociale, historike, botë¬kupti¬more, elo¬kuente…etj. Gjithë këto cilësi, të ishte e mundur të përziheshin në një kazan, do të dilte vetëm një aliazh: poezia lirike popullore e nivelit të lartë e Riza Tefikut”.
J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.
 
Gjuha shqipe është tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge
Nga: Reshat Nexhipi

J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.

Stadtmuller: “Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet në literaturën historike).
Tacit: “Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”. Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
Tit Livi: “Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët – R.N.)
Vuk Karaxhiq: “Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin - tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në më 1921, me titull (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.Xhorxh Fred Uiliams: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.

“Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”
Dr. Aleksandar Stojanovski.
Ky historian maqedonas i hedh poshtë të gjitha tezat e lansuara paushale të dr. Petar Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, duke e quajtur veprimin e tij si “shovinizëm dhe racizëm i hapur”. Gane Todorovski: “Skënderbeu ishte djalë shqiptari”.
Tome Serafimovski: “Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”.
Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kurë historianët serbë filluan të intere¬sohen për historinë shqiptare, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënderbeut”.
Anvar El Sadat: “Periudha e Mehmet Ali Pashës është më e ndritura në historinë e Egjiptit” dhe, “sikur pasardhësit e tij të vazhdonin me të njëjtën tempo, Egjipti sot do të ishte diçka tjetër”.
Artur Vajgal, për gjarprin e Olimpisë: “Një natë Filipi II u tmerrua kur e pa të shoqen-Olimpinë me një gjarpër në shtrat. “Dhe kjo-thotë Plutarku-më tepër se çdo gjë tjetër i dha fund dashurisë së tij me Olimpinë”. Që atë ditë ai çdo natë përmes të një zbrasdësire të derës shikonte në dhomën e saj, a vallë e kishte gjarprin në shtrat ose jo, duke e parafytyruar si dashnor të saj. Në të vërtetë, sipas Plutarkut, një herë ai e pa të shoqen duke u rrokur me gjarprin në mënyrë mjaft të dyshimtë dhe disa vjet më vonë, kur e humbi njërin sy në luftë, thuhej se i kishte ngjarë kjo fatkeqësi sepse kishte parë atë ç’ka deri atëherë nuk i lejohej asnjë njeriu të vdekshëm”.
Aurel Viktori Dietar i shek. IV: “Pirro epiroti është me prejardhje prej Akilit, nga e ëma, dhe e Herakliut (djali i Zeusit), nga i ati”. Emri Pirro, ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, në kuptim, i sipërm, i lartë etj.
Për të ekziston shënimi i Plutarkut se: “Pas fitores së bujshme që korri Pirroja kundër maqedonëve, epirotët e përshëndetën me mbiemrin “shqiponjë”. Ai u përgjigj: “ثshtë merita juaj që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart me krahë të shpejta?”. Pra, këtu e ka gjenezën flamuri ynë kombëtar.
Bill Klintoni. Ky personalite i shquar, i cili në v.1999 urdhëroi aksionin ushtarak për largimin e forcave nga Kosova, pas mbarimit të luftës, në një rast, Gonxhe Bojaxhiut, i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.
Bob Stewart. Kolonel, ish¬komandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë. Në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojëhapur. Ai pati sukses që t’i fokusonte Tensionet që ekzistonin në Kosovë. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për t’u bërë diçka shpejt”.

“Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël”
Dervish Pasha
, për Abdyl Frashërin: “Abdyl Frashëri, përveç në Toskëri, është i lidhur edhe në Krujë me shehun e bektashinjëve, Baba Hysenë, i cili nxit popullsinë që të bëjë trazira dhe kryengritje kundër pushteti osman. Prandaj, sipas Dervish Pashës duhej menjëherë të internohet Abdyli, Baba Hyseni si dhe Esat Pasha nga Tetova. Në një raport tjetër, i njëjti zyrtar turk tregon se si Abdyl Frashëri gjindej i burgosur në Kalanë e Prizrenit dhe se duhej të refuzohet kërkesa e bashkëshortes së tij për lirimin e të shoqit, sepse ai vazhdimisht ka kërkuar dhe ka luftuar për autonominë e Shqipërisë, si fillim dhe më vonë pavarësinë e plotë të saj.
Nga burgu, Abdyli (Frashëri) mund të dalë, sipas Dervish Pashës, vetëm nëse pendohet, por me kusht që pastaj të internohet me gjithë familje në shkretëtirat e Anadollit, me qëllim që të izolohet nga populli i vet dhe këmba e tij kurrë mos shkelë në Rumeli”.
E. Spanser: “Skënderbeu është një nga njerëzit më të mëdhenjë në botë”. Edvin Jasques: “Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj”.
Egil Arvik, sekretar i Komitetit Nobëll për Paqë, për Gonxhe Bojaxhiun: “Ajo na ka dëshmuar se çka do të thotë altruizmi, dashuria për të varfër, vepra më e lartë dhe më bujare njerzore, dashuria që s’ pret asgjë, që beson çdo gjë”. Fisheri për Ahmet Zogun: “Shpallja e mbretërisë ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi i përshtatej regjimeve mbretërore që e rrethonin Shqipërinë dhe në ndërkohë, ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.
Geralldina për Ahmet Zogun:”.Indira Gandi: “Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël, turpërohemi para vetvetes…”.Ismail Habib, për Riza Tefikun e Dibrës: “Shumë merita letrare, mjekësore, filozofike, kulturore, poetike, folklorike, politike, diplomatike, psikosociale, historike, botë¬kupti¬more, elo¬kuente…etj. Gjithë këto cilësi, të ishte e mundur të përziheshin në një kazan, do të dilte vetëm një aliazh: poezia lirike popullore e nivelit të lartë e Riza Tefikut”.
J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.

Te lumte per kete shkrim kaq interesant...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top