Gjuha Arbëreshe bëhet zyrtare në rajonin e Abruzzos në Itali

Gjuha Arbëreshe bëhet zyrtare në rajonin e Abruzzos në Itali

1597471607134.png

Këshilli rajonal i Abruzzos votoi sot njohjen e Arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Presidenti Meta, me anë të një postimi në facebook, tha se i shpreh “Mirënjohje kryetarit të bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm.

Meta theksoi më tej se është e rëndësishme mbrojtja e promovimi i kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, njëherësh dhe pasuri e përbashkët e dy vendeve.

“Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët”, shkruan Presidenti!

o.j/dita

g.shqip
 

Attachments

  • 1597471618958.png
    1597471618958.png
    142.7 KB · Shikime: 68
Si spo e bejn dhe ne shqiperi lol ikim shqipet me 3 mujorsha kur vin ja bejn he si o ajo fjala se sme vjen ndermend :p aty no's e cfleton dhe enciclopedin e sharjeve ne shqip :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top