Gjithë situatat kur bëjmë sikur s'kuptojmë vetëm që partneri të ndihet gjeni

D.

.
5AFD68D8-7839-492E-A1A8-EECEB6393C6A.jpeg


Pavarësisht dukjes, burrat janë krijesa të buta, madje jemi thuajse të sigurta se janë më të butë dhe ndjeshëm se ne, por thjesht dinë ta fshehin shumë mirë këtë. Vajzat, meqenëse jemi shumë të zgjuara dhe kemi hyrë brenda në nënvetëdijen e tyre, shpeshi tolerojmë dhe i lejojmë të ndihen të zgjuar dhe superiorë për tema të ndryshme, thjesht sepse ata janë më interesantë kur u përkëdhelet egoja.


Për çfarë situatash e kemi fjalën?


Ekziston një mit se burrat janë më të zotë se gratë në timon. Ju jeni bashkë dhe makinën e drejton ti. Ai do nxjerrë 20 probleme dhe pas pak minutash ti do kthehesh në robot që kryen lëvizjet që dikton ai. Ti e ke mësuar makinën para tij dhe di ta bësh këtë punë, por në djall, le të dalë e tija.
Ju dilni me shokët e tij dhe ai fillon të flasë për diçka që ti fare mirë e di se e ka gabim, ose po e ekzagjeron dhe nuk bën zë.

Nuk mund t’i thuash që po ia fut kot kur dilni bashkë me familjen tënde. Prandaj e lë të flasë dhe shijon protagonizmin e tij bashkë me të.
Ti je një vajzë e pavarur dhe bën gjithmonë me kokën tënde, por sa herë ai të thotë "mos vish këtë", ose "mos shko aty" bën sikur e dëgjon. Ti nuk do ta vishje atë fustan gjithsesi, jo se të thotë ai por se ke shtuar në peshë dhe rrezikon të dukesh vulgare, megjithatë atij nuk ia thua këtë. Ai mendon se ty të tulati fjala e tij dhe ndihet autoritar.


Ti mund ta hapësh vetë një shishe verë, por ia lë atij ta bëjë këtë. Edhe pse ai gjithmonë e bën gabim dhe pikon gjithandej kur e hedh në gotë, le ta bëjë këtë.

Në shtëpinë tuaj ti je ajo që gatuan gjithmonë, ai nuk zien as një vezë, ama gjithnjë e ka një kritikë. Ai s’ja ka haberin fare dhe vetë me siguri do vdiste urie, por mendon se ka një dell master-chefi, vetëm se s’do vetë.

Burimi: Pop Sugar
 
Në shtëpinë tuaj ti je ajo që gatuan gjithmonë, ai nuk zien as një vezë, ama gjithnjë e ka një kritikë. Ai s’ja ka haberin fare dhe vetë me siguri do vdiste urie, por mendon se ka një dell master-chefi, vetëm se s’do vetë

Sndodh tek ne, se po sgatoj e nuk pelqen ca gatuaj une, here te 2 sbej me gje une.
Keshtu qe e thjesht: o gatuan ai ose pelqen cfare gatuaj une :rolleyes: :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top