Gjermani, zbulohen veprat e artit të vjedhura nga nazistët .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Më shumë se 1500">1500 vepra arti, të cilat ishin pjesë e thesarit artistik të grabitur gjatë Luftës së II Botërore nga nazistët janë gjetur në një apartament në Mynih të Gjermanisë.

Vlera e 1500">1500 veprave të gjetura shkon në rreth 1.5 miliardë euro. Zbulimi u cilësua nga ekspertët si sensacional. Deri në këtë moment ata druheshin se veprat ishin humbur apo djegur gjatë bombardimeve. Historia e kryeveprave të gjetura nga Pablo Picasso, Renoir, Henri Matisse dhe Marc Chagall u publikua në numrin javor të revistës gjermane “Focus”.

Në koleksion ishin rreth 30 piktura të cilat nazistët i konsideronin të dobëta, pasi Hitleri pëlqente vetëm artin klasik dhe artin modern e quante të “degjeneruar”.

/albeu.com/

77494.jpg


77495.jpg


77496.jpg


77497.jpg
 
Back
Top