Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve.

[video=youtube;CD4eiIt-gNk]https://www.youtube.com/watch?v=CD4eiIt-gNk[/video]

Gjermania jo vetëm që i ka hapur dyert refugjatëve për t’i dhënë atyre një strehim të sigurtë larg luftës në Siri, por ka nisur procedurat për të ofruar shërbimet e një jetese normale për ta. Si një nga nismat e para është shkollimi i fëmijëve të emigrantëve.


Qeveria ka angazhuar rreth 8.500 mësues të cilët do të marrin përsipër shkollimin e tyre. Numërohen afërsisht 196 mijë fëmijë që pritet të hyjnë në sistemin shkollor gjerman vitin e ardhshëm, ndaj edhe janë krijuar 8264 klasa të veçanta për t’i ndihmuar ata që të kapin nivelin njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Reforma është shtrirë në 16 shtete federale gjermane, ndërkohë që një studim tregon se janë gjithsej 325 mijë fëmijë të moshës shkollore që kanë mbërritur në një vend të Bashkimit Europian vetëm në vitin 2015.

Në eksodin më të madh të refugjatëve që pas Luftës së Dyte Botërore, Gjermania pret më shumë se një milion azilkërkues, pesë herë më shumë se në vitin 2014.

Tani vendi po vë në zbatim te gjitha mekanizmat për të ofruar shërbime ndaj të gjithë të sapoardhurit. “Shkollat dhe administratat arsimore kurrë nuk janë përballur me një sfidë të tillë”, tha Brunhild Kurth, një zyrtar i lartë i arsimit në Gjermani.

E ndërsa Heinz-Peter Meidinger, kryetar i Sindikatës së Mësuesve, tha se Gjermania do të duhet të shtojë stafin pedagogjik me 20 mijë mësimdhënës shtesë me qëllim që të përballojë fluksin e ri.

Sipas tij, qeveria duhet të bëjë me dije sa më shpejt shpalljen e vendeve të punës për arsimtarët, pasi deri në verën e vitit 2016, Meidinger thotë se vendi do të nisë të ndjejë mungesën e stafit.

/ Top Channel
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

integrim ky..si jo??? klase te vecanta.... te jen keshtu te izoluar...mahhhh..politike e poshter..mjer hallxhiu thuaj!!
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Te vecanta nenkuptohet , qe te ju ofrojne ndihme sociale & psikologjike , duke marre parasysh se nga vijne... traumat qe kane kaluar etj etj , dhe fakti qe nuk dijne asnje fjale Gjermanisht .

- Keto jane femije, eshte e kote ta lidhesh me integrimin... pasi nuk jane ne gjendje te vendosin ( vete) per fatin e jeten e tyre , po flitet per femije.

Ps...Bravo Gjermaneve...qe ju ofron mundesine e shkollimit e plus ndihmes sociale.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

integrim ky..si jo??? klase te vecanta.... te jen keshtu te izoluar...mahhhh..politike e poshter..mjer hallxhiu thuaj!!

Se kuptoj kundershtimin tend ose me mire me thuaj si mendon ti se mund te vepronin ndryshe,ne cmenyre!?
Duhet tu jene mirenjohes ne fakt qe ky shtet hapi dyert dhe po ben ceshte e mundur per tu erdhur ne ndihme rrefugjateve dhe femijeve te cilet sjane pak!!!
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

konventa e te drejtave te njeriut ...mbase ket pikeveshtrim kam...me cudit fakti qe si zana si ti wow mos gaboj jetoni jasht alb. dhe mendoj qe nje klas e vecuar eshte ne menyren e saj deskriminim... nuk po flitet per hapjen e dyrve apo ndihmen sociale por per brezin qe po sistemohet aty do jen gjithmon te pare si te ndryshem....gjithesesi pikveshtrime te ndryshme.
kuptoj qe nje femije do kete veshtiresi pasi vjen nga nje realitet tjeter dhe i hidhur por nese e izolojne me te tjere po te njejtin problem sdo ket aq progres.. mund tju vihej mesuset qe po ven ne dispozicion per te qen sostegno (ndihmese...) por normalisht shikohet me pare mos cenimi i vendalive...ne fund pse te kontribojne per nje moshatar te huaj..... kjo ishte ideja wow ku bazohem... ( sa per ndihmat mos mendoni se jan aq falas nga shtwti qe i mikpret eshte nje kuot per cdo refugjat prej 35€ ne dite... nje biznes i skllaverise moderne).
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Ne fakt ky eshte nje dedikim pozitiv i vecante, sic thashe duke marre parasysh se c'fare kane kaluar keto femije dhe faktin e gjuhes.

Nese ty te duket diskriminim, nje ndihme e tille - atehere ti paske prb ti dallosh e ndash gjerat nga njera tjetra.

Ps.... Edhe femijet Kosovare kur kane ardhur k'tu ( te njenten gje bejne me c'do femije qe vjen nga trauma pasoja lufte, dhune abuzimi etj etj ) , i kane pritur e trajtuar ne te njenten menyre.. pra me kushte te vecanta, e shume me te mira/lehta se femijet e tjere qe nuk kane kaluar trauma lufte apo prb te tilla . Kjo ndodh si fillim .. se pastaj me kalimin e kohes femijet stabilizohen me gjuhen, situaten ... dhe nuk e kane prb te perzihen me femijet e tjere.

Eshte e pamundur, qe ti marresh k'to femije .. e ti fusesh direkt ne shkollat publike ( pa ndonje ndihme te vecante) , ku nuk ja kane idene se nga te ja fillojne e qysh te sillen, e te thuash po deshen le te mesojne, te ja dalin mbare ... po nuk deshen le te ngelin trung ne vend. Ne k'te rast mund ti themi- Diskriminim- Pa kujdesje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

mpj zana esht tjeter kursi per integrim, per mesim gjuhe ..e tjeter klase e vecante...
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Ngela te mi mesosh ti ,jana80... Loool

Po he nje here , Lexo tere artikullin edhe na e shpjego se c'fare nenkupton ti , me k'te -klasa te vecanta - , se na cudite !?

Pra Lexo , analizo.. Dhe nxirr perfundimin,thelbin .
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Ndonjeher titulli ben ndryshimin. Klasat jane hapur si puna e kurseve qe jane kudo per te kapur nivelin e klases perkatese. Pra te tere keta femijet refugjate Jana me c'kuptova do bejne kurse parapregatitore qe vitin tjeter te fillojne normalisht shkollen me bashkmoshataret gjerman. Cdo gje lidhet me nivelin arsimor, as trauma e e ndihma psikologjike e asgje tjeter. Dmth, kete thote shkrimi.
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Loool pse irritoheni kot njehere se po mos kish e mendime ndryshe sdo ishim ketu te debatonim as ne! :p
Jana ke keqkuptuar shprehjen 'shkolla te vecanta' ne kuptimin qe keto shkolla po hapen posacerisht per te trajtuar keta femije,per mesimin e gjuhes e ngadale te mund te pershtaten dhe te shkojne ne shkolle normalisht me bashkemoshataret e tjere.Tani kjo kohe pergatitje per mesimin e gjuhes duke shkuar ne shkolla te vecanta eshte mese e nevojshme dhe nuk duhet te shihet si diskriminim.
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Të na vijnë tek ne ca kinez, dhe për t'i mos veçuar, ti fusim drejt
në shkollë me ne, ku zhvillhet mësimi normal! Si thoni? - Kuptohet që nuk shkon.
Askush nuk mund të shkojë në shkollë "normalisht" derisa nuk e njeh gjuhën
si dhe të integrohet së paku në sistemin shkollor.

Pothuajse të gjithë minoritet që jetojnë këtu në perëndim, është dashur
së pari të kalojnë nëpër klasa të veçanta.
E keqja e kësaj është se nxënësit me këtë humbin së paku 1 vit, mirëpo
tjetër rrugëdalje nuk ka.
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

e di cfar nuk kuptoj une cinizmin ne disa pergjigje ... eshte vertet e habitshme ..nuk pranoni idet e te tjerve apo ti diskutoni pa arrogance.. .
gjithesesi me e mira te behet per ata femije kjo ka rendesi!
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Gjermanëve u mungon vetëm shehadeti(deklarata islame).
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Ti jana80, e Lexon veten tende .. Apo Jo , se na cudite.

Shiko moj cupe arrogancen tende si fillim, pastaj shqetesohu per arrogancen e te tjereve .


Ti Hajde e shprehe mendimin tend , pa cenuar/ofenduar ( mendimin e )te tjeret/ve.

Ps... Mos bej petulla me uje , jana80.
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Ti jana80, e Lexon veten tende .. Apo Jo , se na cudite.

Shiko moj cupe arrogancen tende si fillim, pastaj shqetesohu per arrogancen e te tjereve .


Ti Hajde e shprehe mendimin tend , pa cenuar/ofenduar ( mendimin e )te tjeret/ve.

Ps... Mos bej petulla me uje , jana80.
ju kerkoni vetem te keni grricje ,me qetesi moj me qetesi... se sjemi per pushtet ketu... nese ste pelqejne petullat me uije qe bej une mos i konsidero ..gjithesesi mos te djegin ty petullat ne zjarrin tim.. klb zonjushe!
 
Titulli: Gjermani, mbi 8200 klasa të veçanta për fëmijët e refugjatëve

Si kam qejf skuthet si puna e jote , jana80( qe I leshon fjalet per gjak ).. Gjithsesi e kam vene re qe ti je pak si e vonuar ne pergjithesi , kshuqe Vazhdo .

Here tjeter mos u grric , duke me permendur emrin dhe duke I personalizuar bisedat... Merru me temen , ose shut the fak up.
 
Back
Top